Paralajmërim
Kapitullin që do ta lexoni tani zbulon një fshehtësi vendimtare të jetës suaj. Duhet ta lexoni me shumë vëmendje dhe në tërësi sepse ka të bëjë me çështjen që ka gjasa të bëjë ndryshime fundamentale në botëkuptimin tuaj për botën e jashtme. Tema e këtij kapitulli nuk është vetëm një pikëpamje, një qasje tjetër apo një mendim tradicional apo filozofik; është një fakt të cilin çdokush, që beson apo nuk beson, duhet ta pranojë dhe i cili poashtu është vërtetuar nga shkenca sot.
Njerëzit të cilët mendojnë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe me mençuri për mjedisin që i rrethon kuptojnë se gjithçka në gjithësi – e gjallë apo e pajetë – duhet të jetë krijuar. Çështja është se "Kush është Krijuesi i të gjitha gjërave?"
Është e qartë se "fakti i krijimit", i cili zbulon veten në çdo aspekt të gjithësisë, nuk mund të jetë rezultat/pasojë i vet gjithësisë. Për shembull, një insekt nuk mund të ketë krijuar veten. Sistemi diellor nuk mund të ketë krijuar apo organizuar veten. As bimët, njerëzit, bakteriet, eritrocitet (rruazat e kuqe të gjakut), as fluturat nuk mund të kenë krijuar vetveten. Poashtu mundësia se të gjitha këto mund të kishin zënë fill "rastësisht" është madje e papërfytyrueshme.
Prandaj vijmë në përfundimin vijues: Gjithçka që shohim është krijuar, por asgjë që ne shohim nuk mund të jenë "krijues" të vetvetes. Krijuesi ndryshon dhe është më superior se gjithçka që ne shohim me sytë tonë, një fuqi superiore që është e padukshme por ekzistenca dhe vetitë e të cilës shfaqen në gjithçka që ekziston.
Kjo është pika në të cilën ata të cilët e mohojnë ekzistencën e Allahut përmbahen. Këta njerëz janë të kushtëzuar të mos besojnë në ekzistencën e Tij përveç nëse e shohin Atë me sytë e tyre. Këta njerëz, të cilët shpërfillin faktin e "krijimit", janë të detyruar të injorojnë vërtetësinë e "krijimit" të dukshme në mbarë gjithësinë dhe përpiqen të dëshmojnë se gjithësia dhe të gjitha gjallesat në të nuk janë krijuar. Teoria e evolucionit është një shembull qendror për përpjektjet e tyre të kota për këtë qëlim.
Gabimi themelor i atyre të cilët e mohojnë Allahun ndahet prej shumë njerëzve të cilët nuk e mohojnë me të vërtetë ekzistencën e Allahut por kanë një përfytyrim të gabueshëm të Tij. Ata nuk e mohojnë krijimin por kanë besime paragjykuese në lidhje me atë se "ku" është Allahu. Shumica e tyre mendojnë se Allahu është lartë në "qiell". Ata heshturazi e paramendojnë se Allahu është prapa një planete shumë të largët dhe ndërhyn në "punët e tokës" kohë pas kohe ose ndoshta fare nuk ndërhyn. Ata paramendojnë se Ai krijoi gjithësinë dhe pastaj e la në dorë të fatit, duke i lënë njerëzit të përcaktojnë fatet e tyre.
Mirëpo të tjerët kanë dëgjuar se në Kur'an shkruan se Allahu është "gjithkund" por nuk mund ta marrin me mend se ç'do të thot kjo saktësisht. Ata mendojnë se Allahu përfshinë gjithçka si radio valët apo si një gaz i padukshëm, i pakapshëm.
Megjithatë, ky dhe besime tjera që nuk janë në gjendje të qartësojnë se "ku" është Allahu (dhe ndoshta për shkak të kësaj e mohojnë Atë) të gjitha janë të bazuara në një gabim të pëebashkët. Ata paragjykojnë pa asnjë bazë për këtë dhe kështu lëvizin drejt mendimeve të gabueshme për Allahun. Cili është ky paragjykim?
Ky paragjykim ka të bëjë me natyrën dhe karakteristikat e materies. Ne kështu jemi të kushtëzuar në supozimet tona për ekzistencën e materies sa që kurrë nuk mendojnë nëse ajo ekziston apo nëse ajo është vetëm një hije. Shkenca moderne hedh poshtë këtë paragjykim dhe zbulon një realitet shumë të rëndësishëm dhe domethënës. Në faqet vijuese, ne do të përpiqemi të qartësojmë këtë realitet madhështor të cilin e thekson Kur'ani.
Stimulimet që vijnë prej një objekti shëndrrohen në sinjale elektrike dhe shkaktojnë efekte në tru. Kur ne “shohim”, në të vërtetë shikojmë efektet e këtyre sinjaleve elektrike në mendjen tonë. |
I gjithë informacioni që kemi për botën në të cilën jetojmë na transmetohet përmes pesë shqisave tona. Bota të cilën ne e njohim përbëhet prej asaj që shohin sytë tonë, ndjejnë duart tona, nuhatin hundët tona, shijojnë gjuhët tona dhe dëgjojnë veshët tonë. Neve kurrë nuk na shkon mendja se bota "e jashtme" do të mund të ishte gjithçka tjetër përveç asaj që shqisat tona na paraqesin, pasiqë kemi qenë të varur vetëm prej këtyre shqisave që prej lindjes sonë.
Hulumtimet bashkëkohore në shumë fusha të ndryshme të shkencës tregojnë për një kuptim krejtësisht tjetër dhe krijojnë dyshim serioz për shqisat tona dhe botën që ne e përceptojme me anë të tyre.
Pikënisja e kësaj qasjeje është se idea e një "bota të jashtme" e formuar në trurin tonë është vetëm një përgjigje e krijuar në trurin tonë përmes sinjaleve elektrike. E kuqja e mollave, fortësia e drurit dhe veç kësaj, nëna juaj, babai, familja e juaj dhe gjithçka që ju posedoni, shtëpia juaj, puna dhe rreshtat e këtij libri, përbëhen vetëm prej sinjaleve elektrike.
Frederik Vester shpjegon pikën që ka arritur shkenca në lidhje me këtë çështje:
Deklaratat e disa shkencëtarëve që pohojnë se "njeriu është një përfytyrim, çdo gjë e përjetuar është e përkohshme dhe mashtruese dhe kjo gjithësi është një hije", duket se vërtetohet nga shkenca e ditëve tona.63
Filozofi i famshëm, Xhorxh Berkli komentoi për këtë çështje si më poshtë:
Ne besojmë në ekzistencën e objekteve vetëm pse ne i shohim dhe i prekim ato dhe ato reflektohen tek ne përmes perceptimeve tona. Megjithatë, perceptimet tona janë vetëm ide në mendjen tonë. Pra, objektet që ne kapim përmes perceptimeve nuk janë asgjë tjetër veçse ide dhe këto ide në thelb nuk janë askund veçse në mendjen tonë… Pasiqë të gjitha këto ekzistojnë vetëm në mendje, atëherë do të thotë se ne gënjehemi prej mashtrimeve kur paramendojmë që gjithësia dhe gjërat të kenë një ekzistencë jashtë mendjes. Pra, asnjëra prej gjërave që na rrethon nuk ekziston jashtë mendjes sonë. 64
Për të qartësuar këtë çështje, le ta marrim parasysh shqisën e të pamurit, e cila na siguron informacionin më gjithëpërfshirës për botën e jashtme.
Si shohim, dëgjojmë dhe shijojmë?
Veprimi i të pamurit realizohet në mënyrë progressive. Grumbuj drite (fotonet) udhëtojnë prej objektit te syri dhe kalojnë nëpër thjerrë në pjesën e përparme të syrit ku ato përthyhen dhe kthehen mbrapsht në retinë në pjesën e prapme të syrit. Këtu, drita goditëse shëndrrohet në sinjale elektrike që barten përmes neuroneve në një pikë të vogël në qendër të trurit pas një vargu procesesh. Veprimi i të pamurit ndodhë në të vërtetë në këtë pikë të vogël në pjesën e prapme të trurit, e cila është sterrë e zezë dhe krejtësisht e izoluar prej dritës.
Tani, le të marrim parasysh këtë proces në dukje të zakonshëm dhe jo të mrekullueshëm. Kur themi: "ne shohim", ne në fakt jemi duke parë efektet e implulseve që arrijnë sytë tonë dhe ndikojnë në trurin tonë, pasiqë të jenë shëndrruar në sinjale elektrike. Domethënë, kur themi: "ne shohim", ne në të vërtetë jemi duke vëzhguar sinjalet elektrike në mendjen tonë.
Të gjitha imazhet që ne shohim në jetërat tona formohen në qendrën e të pamurit tonë, e cila përbëhet prej vetëm disa centrimetrave kub të vëllimit të trurit. Të dyja, si libri që jeni duke e lexuar tani dhe pejzazhi i pafund që shihni kur kundroni horizontin zënë vend në këtë hapsirë të vogël. Një gjë tjetër që duhet të mbajmë në mend është se, siç kemi cekur më parë, truri është i izoluar prej dritës; brendia e tij është absolutisht e errët. Truri nuk ka kurrfarë kontakti me dritën.
Këtë rrethanë interesante mund ta shpjegojmë me një shembull. Le të pandehim se përpara nesh ekziston një qiri të ndezur. Ne mund të ulemi përballë këtij qiriri dhe ta vështrojmë atë gjatë. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, truri jonë kurrë nuk ka çfarëdo kontakti të drejtpërdrejtë me dritën origjinale të qiririt. Madje edhe kur ne e shikojmë dritën e qiririt, brendia e trurit tonë është plotësisht e errët. Ne e vështrojmë një botë shumëngjyrëshe dhe të ndritshme brenda trurit tonë të errët.
R. L. Gregori jap shpjegimin vijues për aspektet e mrekullueshme të të pamurit, diçka që ne e marrim si aq të vërtetë:
Ne jemi aq të mësuar me të pamurit, sa që nevojitet një tejkalim i imagjinatës për të kuptuar se ka probleme që duhen zgjidhur. Por merreni parasysh këtë fakt. Neve na janë dhënë imazhe të vogla të shtrembëruara të kthyera mbrapsht në sytë tonë dhe ne shohim objektet e plota të veçuara në hapësirën që na rrethon. Prej mostrave të simulimit në retina ne perceptojmë botën e objekteve dhe kjo nuk është asgjë më pak se një mrekulli.65
E njëjta rrethanë vlen për të gjitha shqisat tjera tonat. Zëri, prekja, shija dhe aroma të gjitha përçohen në tru si sinjale elektrike dhe perceptohen në qendrat përkatëse të trurit.
Shqisa e të dëgjuarit funksionon në një mënyrë të ngjashme me atë të të pamurit. Veshi i jashtëm kap tingujt me anë të veshit të jashtëm dhe i drejton ato tek veshi i mesëm. Veshi i mesëm përçon dridhjet e tingujve tek veshi i brendshëm dhe i rritë ato. Veshi i brendshëm i përkthen dridhjet në sinjale elektrike, të cilat i dërgon në tru. Pikërisht sikurse në rastin e syrit, veprimi i të dëgjuarit në fund ndodhë në qendrën e të dëgjuarit në tru. Truri është i izoluar prej tingullit pikërisht sikur që është i izoluar prej dritës. Prandaj, pa marrë parasysh se sa zhurmshëm është jashtë, brendia e trurit është plotësisht e heshtur.
Sidoqoftë, madje edhe tingujt më të lehtë perceptohen në tru. Kjo është aq precize sa që veshi i një njeriu të shëndoshë dëgjon gjithçka pa asnjë zhurmë apo pengesë atmosferike. Në trurin tuaj, i cili është i izoluar prej tingujve, ju dëgjoni simfonitë e një orkestre, dëgjoni secilën zhurmë të një vendi përplot me njerëz dhe perceptoni të gjithë tingujt përbrenda një spektri të gjerë frekuencash, prej shushurimës së një gjethe deri te gjëmimi i një aeroplani reaktiv. Megjithatë, po të matej niveli i tingullit në trurin tuaj me anë të një pajisjesje të ndjeshme në atë moment, do të shihej se aty mbizotëron një heshtje e plotë.
Perceptimi jonë i aromës formohet në mënyrë të ngjashme. Molekulat e paqëndrueshme të emetuara prej gjërave si vanila apo një trëndafil arrijnë receptorët në qimet delikate në regjionin e epitelit të hundës dhe përfshihen në një bashkëveprim. Ky bashkëveprim përçohet në tru në formë të sinjaleve elektrike dhe perceptohet si aromë. Gjithçka që ne nuhasim, qoftë e këndshme apo e pakëndshme, nuk është asgjë tjetër veçse perceptim i trurit i bashkëveprimit të molekulave të paqëndrueshme pasiqë ato të jenë shëndrruar në sinjale elektrike. Ju perceptoni aromën e një parfumi, një luleje, një ushqimi që ju pëlqen, të detit apo të erërave të tjera që ju pëlqejnë apo nuk ju pëlqejnë, në trurin tuaj. Vet molekulat kurrë nuk arrijnë trurin. Pikërisht sikurse me të dëgjuarit dhe të pamurit, ajo që arrin trurin tuaj janë thjeshtë sinjalet elektrike. Me fjalë të tjera, të gjitha erërat që keni pandehur – prej se keni lindur – se u takojnë objekteve të jashtme janë vetëm sinjale elektrike që ju i ndjeni përmes organeve tuaja shqisore.
Në mënyrë të ngjashme, ekzistojnë katër tipe të ndryshme të receptorëve kimik në pjesën e përparme të gjuhës së njeriut. Këto u përkasin katër shijeve: të njelmët, të ëmbël, të thartë dhe të hidhët. Receptorët tonë të shijimit shëndrrojnë këto perceptime në sinjale elektrike përmes një zingjiri të proceseve kimike dhe i përçojnë ato në tru. Këto sinjale perceptohen si shije nga ana e trurit. Shija që ju e përjetoni kur hani një çokollatë apo një frut që ju pëlqen është interpretimi i sinjaleve elektrike nga ana e trurit.
Kurrë nuk mund ta arrini objektin në botën e jashtme; kurrë nuk mund të shihni, të nuhatni apo të shijoni vet çokollatën. Për shembull, poqese këputen nervat e të shijuarit që shkojnë në tru, shija e gjërave që ju hani nuk do të mund të arrijë trurin; do ta humbni plotësisht ndjenjën tuaj të shijimit.
Në këtë pikë, ndeshemi me një fakt tjetër: Kurrë nuk mund të jemi të sigurt se ajo që përjetojmë kur e shijojmë një ushqim dhe çka përjeton një person tjetër kur ai shijon të njëjtin ushqim apo çfarë ne perceptojmë kur e dëgjojmë një zë dhe çka një person tjetër percepton kur dëgjon të njëjtin zë janë të njëjta. Linkoln Barnet thot se askush nuk mund ta dijë nëse një person tjetër e percepton ngjyrën e kuqe apo dëgjon notën C në të njëjtën mënyrë siç e percepton ai vet. 66
Shqisa jonë e të prekurit nuk dallon prej shqisave tjera. Kur e prekim një objekt, i gjithë informacioni që na ndihmon të njohim botën e jashtme dhe objektet transmetohet në tru përmes nervave shqisore që ndodhen në lëkurë. Në trurin tonë formohet ndjenja e të prekurit. Përkundër asaj që besohet botërisht, vendi ku ne perceptojmë nuk është në majet e gishtërinjëve tonë apo në lëkurat tona por në qendrën e të perceptuarit të prekjes në trurët tonë. Për shkak të interpretimit të nxitjeve elektrike të trurit që vijnë aty prej objekteve, ne i përjetojmë ato objekte në mënyrë të ndryshme si të forta, të buta, të nxehta apo të ftohta. Të gjitha hollësitë që na ndihmojnë të njohim një objekt i përfitojmë prej këtyre nxitjeve. Në lidhje me këtë, mendimet e dy filozofëve të famshëm, B. Rasel dhe L. Vitgenshtajn, janë si vijon:
Për shembull, nëse një limon ekziston me të vërtetë apo jo dhe si u krijua nuk mund të diskutohet dhe hetohet. Një limon përbëhet thjeshtë prej një shije të perceptuar me anë të gjuhës, një arome të perceptuar me anë të hundës, një ngjyre dhe trajte të perceptuar me anë të syrit; dhe vetëm këto veçori të tij mund të jenë temë e ekzaminimit dhe vlerësimit. Shkenca kurrë nuk mund ta njoh botën fizike. 67
Është e pamundshme për ne që të arrijmë botën fizike. Të gjitha objektet rreth nesh janë një përmbledhje e perceptimeve si të pamurit, të dëgjuarit dhe të prekurit. Duke përpunuar të dhënat në qendrën e të pamurit dhe në qendrat tjera shqisore, trurët tonë, gjatë jetërave tona, nuk ballafaqohen me "origjinalin" e materies që ekziston jashtë nesh por më tepër me kopjen e formuar brenda trurit tonë. Në këtë pikë ne çorientohemi duke supozuar se këto kopje janë shembuj të materies së vërtetë jashtë nesh.
Prej fakteve fizike të përshkruara gjer më tani, mund të vijmë në këtë përfundim. Gjithçka që shohim, prekim, dëgjojmë dhe perceptojmë si "materie", "botën" apo "gjithësinë" janë vetëm sinjale elektrike që ndodhin në trurin tonë.
Dikush që e han një frut nuk përballet me frutin e vërtetë por me perceptimin e tij në tru. Objekti i konsideruar nga personi si një "frut" përbëhet në të vërtetë prej përshtypjeve elektrike të formës, shijes, aromës dhe cilësisë së frutit në tru. Po të dëmtoheshin papritur nervat e të pamurit që shkojnë në tru, imazhi i frutit do të zhdukej papritur. Një çkyqje në nervin që shkon prej sensorëve në hundë deri te truri plotësisht do të ndërprente shqisën e të nuhaturit. Thënë thjeshtë, fruti nuk është asgjë tjetër veçse interpretimi i sinjaleve elektrike nga ana e trurit.
Madje edhe në momentin kur ndjejmë dritën dhe nxehtësinë e një zjarri, brendia e trurit tonë është plotësisht e errët dhe temperatura e saj kurrë nuk ndryshon. |
Tufat e dritës që vijnë prej një objekti kthehen mbrapsht në retinë. Këtu, imazhi shëndrrohet në sinjale elektrike dhe transmetohet në qendrën e të pamurit në pjesën e prapme të trurit. Pasiqë truri është i izoluar prej dritës, është e pamundshme që drita të arrijë qendrën e të pamurit. Kjo don të thot se ne vështrojmë një botë të gjerë të dritës dhe thellësisë në një pikë të vogël që është e izoluar prej dritës. |
Një tjetër gjë që duhet ta kemi parasysh është ndjenja e largësisë. Largësia, për shembull largësia në mes juve dhe këtij libri, është vetëm një ndjenjë e hapësirës së formuar në trurin tuaj. Objektet që duken të jenë të largëta në shikimin e një personi ekzistojnë gjithashtu edhe në tru. Për shembull, dikush i cili vështron yjet në qiell pandeh se ato janë me miliona vite drite largë prej tij. Mirëpo, ajo që ai "sheh" janë në të vërtetë yjet brenda vetvetes, në qendrën e shikimit të tij. Ndërsa ju lexoni këta rreshta, ju, në të vërtetë, nuk jeni brenda dhomës ku ju pandehni se jeni; përkundrazi, dhoma është brenda juve. Megjithatë, duhet të mbani në mend se trupi juaj, poashtu, është një përfytyrim i formuar brenda trurit tuaj.
Gjithë çka shohim në jetërat tona formohet në një pjesë të trurit tonë të quajtur “qendra e të pamurit” e cila gjendet në pjesën e prapme të trurit tonë dhe e cila zën vetëm disa centrimetra kub hapësirë. Si libri që jeni duke e lexuar tani ashtu edhe pejzazhi i pafund që shihni kur vështroni horizontin zënë vend në këtë hapësirë të vogël. Prandaj, ne i shohim objektet jo në madhësitë e tyre të vërteta që ekzistojnë jashtë, por në madhësitë e perceptuara nga truri jonë. |
E njëjta gjë vlen për të gjitha perceptimet tjera tuajat. Për shembull, kur mendoni se po e dëgjoni zërin e televizionit në dhomën pranë tuajës, ju jeni duke përjetuar në të vërtetë zërin përbrenda trurit tuaj. Ju nuk mund ta dëshmoni as se ekziston një dhomë pranë tuajës dhe as se zëri vie prej televizionit në atë dhomë. Të dyja, zëri që ju mendoni që po vie prej disa metra larg dhe biseda e një personi mu pranë jush perceptohen në qendrën e të dëgjuarit prej disa centrimetrash katror në trurin tuaj. Përveç kësaj, në këtë qendër të perceptimit, asnjë koncept si i djathtë, i majtë, përpara apo prapa nuk ekziston.
Domethënë, zëri nuk vie tek ju nga ana e djathtë, nga ana e majtë apo prej së larti; nuk ekziston asnjë drejtim prej nga vie zëri.
Aromat që ju perceptoni janë poashtu të ngjashme me to; asnjëra prej tyre nuk arrin tek ju prej një distance të madhe. Ju pandehni se efektet përfundimtare të formuara në qendrën e të nuhaturit tuaj janë aroma e objekteve në botën e jashtme. Megjithatë, mu sikurse përfytyrimi i një trëndafili është në qendrën tuaj të të pamurit, ashtu edhe aroma e trëndafilit është në qendrën tuaj të nuhatjes; nuk ekziston as trëndafili dhe as aroma që i takon atij në botën e jashtme.
"Bota e jashtme" që na paraqitet përmes perceptimeve tona është vetëm një përmbledhje e sinjaleve elektrike që arrijnë trurët tonë. Gjatë jetërave tona, truri jonë përpunon këto sinjale dhe ne jetojmë pa e ditur se gabojmë kur pandehim se këto janë verzionet origjinale të gjërave që ekzistojnë në "botën e jashtme". Ne çorientohemi sepse kurrë nuk mund të arrijmë vet materien me anë të shqisave tona.
Veç kësaj, përsëri trurët tonë interpretojnë dhe u mveshin kuptim sinjaleve që ne pandehim të jenë "bota e jashtme". Për shembull, le të marrim parasysh shqisën e të dëgjuarit. Trurët tonë shëndrrojnë valët e tingujve në "botën e jashtme" në një simfoni. Me fjalë të tjera, muzika është poashtu një perceptim i krijuar prej trurëve tonë. Në të njëjtën mënyrë, kur ne shohim ngjyrat, ajo që arrin në sytë tonë janë thjeshtë sinjale elektrike të valëve me gjatësi të ndryshme. Përsëri trurët tonë shëndrrojnë këto sinjale në ngjyra. Nuk ekzistojnë ngjyra në "botën e jashtme". As nuk është molla e kuqe, as nuk është qielli i kaltër, e as drunjët të gjelbërt. Ata janë ashtu siç janë vetëm për shkak se ne i perceptojmë si të tillë. "Bota e jashtme" varet krejtësisht prej perceptuesit.
Madje edhe dëmtimi më i vogël në retinën e syrit shkakton verbërinë e ngjyrave. Disa njerëz e perceptojnë ngjyrën e kaltër si të gjelbërt, disa të kuqen si të kaltër dhe disa i perceptojnë të gjitha ngjyrat si nuansa të ndryshme të ngjyrëhirit. Në këtë pikë, nuk ka rëndësi nëse objekti i jashtëm është apo nuk është i ngjyrosur.
Mendimtari i shquar Berkli shtjelloi këtë fakt poashtu:
Në fillim, besohej se ngjyrat, erërat, etj., "vërtëtë ekzistojnë", por më pas pikëpamje të tilla u braktisën dhe u pa se ato ekzistojnë vetëm në varësi prej shqisave tona.68
Si përfundim, arsyeja që ne i shohim objektet e ngjyrosura nuk është sepse ato janë të ngjyrosura apo sepse kanë një ekzistencë të pavarur materiale jashtë neve. E vërteta për materien qëndron më tepër në faktin se të gjitha cilësitë që ne ua përshkruajmë objekteve janë brenda neve dhe jo në "botën e jashtme".
Pra çfarë mbetet prej "botës së jashtme"?
Për shkak të nxitjeve artificiale, një botë fizike poaq e vërtetë dhe reale sikurse bota reale do të mund të formohej në trurët tonë pa ekzistencën e një realiteti korrespondues fizik. Për shkak të nxitjeve artificiale, një person do të mund të imagjinonte se është duke ngarë veturën e tij, ndërsa në të vërtetë është i ulur në shtëpi. |
Gjer më tani, kemi folur vazhdimisht për një "botë të jashtme" dhe një botë të perceptimeve të formuara në trurët tonë, duke qenë këto të fundit ato që ne shohim. Megjithatë, pasiqë në të vërtetë kurrë nuk mund të arrijmë "botën e jashtme", si mund të jemi të sigurt se një botë e tillë me të vërtetë ekziston?
Në të vërtetë nuk mundemi. Pasiqë secili objekt është vetëm një grumbull/përmbledhje perceptimesh dhe ato perceptime ekzistojnë vetëm në mendje, më e saktë është të thuhet se e vetmja botë që me të vërtetë ekziston është bota e perceptimeve. E vetmja botë që ne njohim është bota që ekziston në mendjen tonë: ajo që është projektuar, regjistruar dhe që është bërë e gjallë aty; shkurt, ajo që është krijuar brenda mendjes sonë. Kjo është bota e vetme për të cilën mund të jemi të sigurt.
Kurrë nuk mund të dëshmojmë se perceptimet që ne vështrojmë në trurin tonë kanë korrespondues material. Ato perceptime do të mund të vinin në mënyrë të besueshme prej një burimi "artificial".
Kjo është e mundshme të vëzhgohet. Nxitjet e rreme mund të prodhojnë një "botë materiale" të imagjinuar tërësisht në trurin tonë. Për shembull, le të paramendojmë një instrument regjistrimi shumë të zhvilluar në të cilin të gjitha llojet e sinjaleve elektrike do të mund të regjistroheshin. Së pari, le të transmetojmë të gjitha të dhënat në lidhje me një ambient/mjedis (duke përfshirë edhe imazhin e trupit) në këtë instrument duke i shëndrruar ato në sinjale elektrike. Së dyti, le të marrim me mend se truri do të mund të mbijetonte i ndarë prej trupit. Më në fund, le të lidhim instrumentin regjistrues me tru me anë të elektrodave që do të funksionojnë si nerva dhe të dërgojmë të dhënat e regjistruara më parë në tru. Në këtë gjendje, do të fitonit përshtypjen se po jetoni në këtë ambient të krijuar artificialisht. Për shembull, lehtë do të mund të besonit se jeni duke ngarë makinën shpejtë në një autostradë. Kurrë s'do të mund të bëhej e mundshme të kuptoni se ju përbëheni prej asgjëje pos trurit tuaj. Kjo për arsye se ajo që nevojitet për të formuar një botë brenda trurit tuaj nuk është ekzistenca e botës reale por më parë nxitjet. Është plotësisht e mundshme që këto nxitje do të mund të vinin prej një burimi artificial, siç është një magnetofon.
Në lidhje me këtë, filozofi i shquar Bertrand Rasel shkruajti:
Sa i përket shqisës së të prekurit kur shtypim tavolinën me gishtat tonë, ai është një trazim elektrik në elektronet dhe protonet në majat e gishtërinjëve tonë, i prodhuar, sipas fizikës moderne, me anë të afërsisë së elektroneve dhe protoneve në tavolinë. Poqese i njëjti trazim në majat e gishtërinjëve tonë do të shkaktohej në ndonjë mënyrë tjetër, ne do të duhej të kishim këto ndjesi, përkundër faktit se atje nuk do të kishte tavolinë.69
Me të vërtetë është shumë lehtë që të mashtrohemi dhe të besojmë se perceptimet, pa asnjë korrespondues material, janë të vërteta. Ne shpesh përjetojmë këtë ndjenjë në ëndrrat tona, në të cilat përjetojmë ngjarje, shohim njerëz, objekte dhe ambiente që duken plotësisht reale. Megjithatë, ato nuk janë asgjë veçse perceptime të thjeshta. Nuk ekziston ndonjë dallim thelbësor në mes të ëndrrës dhe "botës reale"; të dyja këto përjetohen në tru.
Zbulimet e fizikës bashkëkohore tregojnë se gjithësia është një përmbledhje e perceptimeve. Çështja në vazhdim shfaqet në kopertinën e revistës shkencore të mirënjohur amerikane Shkencëtari i Ri (New Scientist), e cila u muar me këtë çështje në numrin e 30 Janarit 1999: “Përtej Realitetit: A është gjithësia me të vërtetë një lojë e informacionit fillestar dhe material vetëm një vegim?” |
Siç kemi rrëfyer gjer më tani, nuk ka dyshim se bota të cilën mendojmë se e banojmë dhe të cilën e quajmë "botë e jashtme" perceptohet brenda trurit tonë. Megjithatë, këtu lind një pyetje me rëndësi parësore. Nëse të gjitha ngjarjet fizike që ne i njohim janë perceptime të brendshme, çfarë është puna me trurin tonë? Pasiqë trurët tonë janë pjesë e botës fizike mu sikurse duart tona, këmbët apo çfarëdo objekte tjera, poashtu duhet të jetë një perceptim pikërisht sikurse të gjitha objektet tjera.
Një shembull në lidhje me ëndrrat do të ndriçojë këtë çështje më tej. Le të mendojmë se ne i shohim ëndrrat brenda trurit tonë në pajtim me atë që është thënë gjer më tani. Në ëndërr, ne do të kemi një trup të imagjinuar, një dorë të imagjinuar, një sy të imagjinuar dhe një tru të imagjinuar. Poqese do të pyeteshim gjatë përjetimit të ëndrrës "ku po e shikoni këtë?" ne do të përgjigjeshim "E shikoj në trurin tim". Mirëpo, nuk bëhet fjalë për kurrfarë truri, por një kokë të imagjinuar dhe një tru të imagjinuar. Shikuesi i këtyre përfytyrimeve nuk është truri i imagjinuar në ëndërr, por një "qenie" që është shumë më "superiore" se ai.
Ne e dijmë se nuk ekziston një dallim fizik në mes të mjedisit të një ëndrre dhe mjedisit që e quajmë jetë reale. Kështuqë kur të pyetemi në mjedisim që e quajmë jetë reale pyetjen e mësipërme "ku shikoni", do të ishte poaq e pakuptim të përgjigjemi "në trurin tonë" si në shembullin e mësipërm. Në të dyja rrethanat, qenia që sheh dhe percepton nuk është truri, i cili në fund të fundit është një copë mishi.
Kur e analizojmë trurin, shohim se në të nuk ka asgjë përveç lipideve dhe molekulave të proteinës, të cilat ekzistojnë poashtu edhe në organizmat e tjerë të gjallë. Kjo nënkupton se përbrenda kësaj cope mishi që ne e quajmë "truri" jonë, nuk ekziston asgjë që do të vëzhgonte përfytyrimet, që do të formonte ndërgjegjen/vetëdijën apo që do të krijonte qenien që ne e quajmë "uni".
R. L. Gregori bën fjalë për një gabim që njerëzit e bëjnë në lidhje me perceptimin e imazheve në tru:
Ekziston një joshje/ngasje, e cila duhet shmangur, të themi se sytë prodhojnë përfytyrimet/pamjet në tru. Një përfytyrim në tru paraqet nevojën e një lloj syri të brendshëm për ta parë atë – por kjo do të kërkonte edhe një sy tjetër për ta parë përfytyrimin e saj… dhe kështu me rradhë, në një lëvizje mbrapsht të pafund të syve dhe përfytyrimeve. Kjo është e pakuptim.70
Kjo është pikërisht çështja që i vënë materialistët, të cilët nuk pranojnë si të vërtetë asgjë përveç materies, në një gjendje të vështirë: kujt i takon "syri brenda" që sheh, që percepton atë që sheh dhe reagon?
Karl Pribram u përqendrua poashtu në këtë çështje të rëndësishme, në çështjen se kush është perceptuesi, në botën e shkencës dhe filozofisë:
Filozofët që prej grekëve kanë spekuluar në lidhje me "fantazmën në makinë", "njeriun e vogël përbrenda njeriut të vogël" dhe kështu me rradhë. Ku është Uni - qenia që përdor trurin? Kush e ka njohurinë e vërtetë? Apo, siç e tha njëherë Saint Francis i Assisit: "Ajo që ne po kërkojmë është se kush shikon". 71
Tani, mendoni për këtë: Libri në dorën tuaj, dhoma në të cilën jeni, thënë shkurt, të gjitha përfytyrimet përpara jush shihen brenda në trurin tuaj. A janë atomet që shohin këto imazhe? Atomet e verbëra, të shurdhëta, të pandërgjegjshme? Pse disa prej atomeve kanë fituar këtë cilësi ndërsa të tjerat nuk i kanë fituar? A përbëhen veprimet e të menduarit, kuptuarit, të mbajturit në mend, të qenit i kënaqur/i lumtur, të qenit i brengosur dhe gjithçka tjetër prej reagimeve elektrokimike në mes të këtyre atomeve?
Kur mendojmë për këto çështje, shohim se nuk ka kuptim që të kërkojmë ndonjë vullnet në atome. Është e qartë se qenia që sheh, dëgjon dhe ndjenë është një qenie mbi-materiale. Kjo qenie është "e gjallë" dhe nuk është as materie dhe as një përfytyrim i materies. Kjo qenie krijon lidhje me perceptimet përballë saj duke përdorur imazhin e trupit tonë.
Kjo qenie është "shpirti".
Përmbledhja e perceptimeve që e quajmë "bota materiale" është një ëndërr që vëzhgohet prej këtij shpirti. Mu sikurse trupat që posedojmë dhe bota materiale që shohim në ëndrrat tona nuk kanë realitet, gjithësia ku jetojmë dhe trupat që posedojmë gjithashtu nuk kanë realitet material.
Qenia e vërtetë është shpirti. Materia përbëhet vetëm prej perceptimeve që shikohen prej shpirtit. Qeniet inteligjente që shkruajnë dhe lexojnë këta rreshta nuk janë secila një grumbull atomesh dhe molekulash dhe reaksionesh kimike në mes tyre, por një "shpirt".
Të gjitha këto fakte na sjellin ballë për ballë me një çështje shumë të rëndësishme. Nëse ajo që ne e pranojmë të jetë bota materiale përbëhet vetëm prej perceptimeve që shihen prej shpirtit, atëherë cili është burimi i këtyre perceptimeve?
Për të dhënë përgjigje në këtë pyetje, duhet të kemi parasysh këtë: materia nuk ka një ekzistencë vet-qeverisëse vetvetiu. Pasiqë materia është një perceptim, është diçka "artificiale". Domethënë, ky perceptim duhet të jetë shkaktuar nga një fuqi tjetër, që nënkupton se duhet të jetë krijuar. Për më tepër, ky krijim duhet të jetë i vazhdueshëm. Po të mos kishte krijim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm, atëherë ajo që quajmë materie do të zhdukej dhe do të humbiste. Kjo mund të krahasohet me një televizion në të cilin shfaqet një pamje për aq kohë sa zgjatë transmetimi i sinjalit. Pra, kush bën që shpirtërat tonë të shohin yjet, tokën, bimët, njerëzit, trupat tonë dhe gjithçka tjetër që ne shohim?
Truri është një grumbullim i qelizave që përbëhen nga molekulat e proteinës dhe yndyrës. Është i formuar prej qelizave nervore të quajtura neurone. Nuk ekziston një fuqi në këtë copë mishi për të vëzhguar imazhet, për të formuar vetëdijen apo për të krijuar qenien që ne e quajmë “uni”. |
Është fare e qartë se ekziston një Krijues, I Cili ka krijuar tërë gjithësinë materiale, domethënë, shumën e perceptimeve dhe e vazhdon krijimin e Tij pa ndërprerje. Pasiqë ky Krijues shfaqë një krijim kaq madhështor, Ai padyshim se ka pushtet dhe fuqi të amshueshme.
Ky Krijues na e prezenton Vetveten. Ai ka shpallur një Libër dhe përmes këtij Libri na e ka përshkruar Vetveten, gjithësinë dhe arsyen e ekzistencës sonë.
Ku Krijues është Allahu dhe emri i librit të Tij është Kur'ani.
Faktet se qiejt dhe toka, domethënë, gjithësia nuk është e qëndrueshme, se prania e tyre është bërë e mundshme vetëm me anë të krijimit të tyre prej Allahut dhe se ato do të zhduken kur Ai t'i jap fund krijimit të Tij, të gjitha janë shpjeguar në një ajet si vijon:
Siç e kemi përmendur në fillim, disa njerëz nuk kanë kanë dijeni të vërtetë për Allahun dhe kështu e imagjinojnë Atë si një qenie të pranishme dikund në qiej dhe që në të vërtetë nuk ndërhyn në punët e dynjasë. Baza e kësaj logjike në të vërtetë mbështetet në mendimin se gjithësia është një përmbledhje/grumbull i materies dhe se Allahu është "jashtë" kësaj bote materiale, në një vend tejet të largët. Në disa religjione të rrejshme, besimi në Allahun kufizohet në këtë mënyrë të të kuptuarit.
Megjithatë, siç kemi kuptuar deri më tani, materia përbëhet vetëm prej ndjesive. Dhe e vetmja qenie e vërtetë absolute është Allahu. Kjo nënkupton se vetëm Allahu ekziston; gjithçka tjetër përveç Tij janë qenie hije. Si pasojë, është e pamundur të mendohet për Allahun si të ndarë dhe jashtë gjithë kësaj mase të materies. Padyshim se Allahu është "gjithkund" dhe përfshinë gjithçka. Ky realitet shpjegohet në Kur'an si në vijim:
Allahu! S'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e zë të koturit, e as gjumi. E Tija është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Sure Bekare: 255)
Se Allahu nuk është i kufizuar nga hapësira dhe se Ai përfshinë gjithçka theksohet në një ajet tjetër si vijon:
Pasiqë qeniet materiale janë secila një perceptim, ato nuk mund të shohin Allahun; por Allahu e sheh materien që Ai krijoi në të gjitha format e saj. Në Kur'an, kjo shpallet në këtë mënyrë:"Të pamurit (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai e përfshinë të pamurit." (Sure En'am: 103)
Domethënë, ne nuk mund ta përfshijmë qenien e Allahut me sytë tonë, por Allahu ka përfshirë plotësisht brendinë, anën e jashtme, shikimet dhe mendimet tona. Ne nuk mund të pëshpërisim as edhe një fjalë pos me dijeninë e Tij dhe madje as që mund të marrim frymë.
Gjersa vështrojmë këto perceptime shqisore gjatë jetërave tona, qenia më e afërt me ne nuk është asnjëra prej këtyre ndjesive, por Allahu Vet. Fshehtësia e ajetit vijues në Kur'an fshihet në këtë realitet: "Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari i qafës së tij." (Sure Kaf: 16)
Kur një person mendon se trupi i tij përbëhet vetëm prej "materies", ai nuk mund ta kuptojë këtë fakt të rëndësishëm. Poqese ai e merr trurin e tij për "veten e tij", atëherë vendi që ai e merr të jetë jashtë vetes është 20 – 30 cm larg tij. Megjithatë, kur e kupton se nuk ekziston asgjë si materia, dhe se gjithçka është imagjinatë/përfytyrim, idetë si jashtë, brenda, larg apo afër humbasin kuptimin. Allahu ka përfshirë atë dhe Ai është "pafundësisht pranë" tij.
Allahu i bën me dije njerëzit se Ai është "pafundësisht pranë" tyre me ajetin " E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam vërtetë afër (tyre)." (Sure Bekare: 186). Një ajet tjetër rrëfen të njëjtën gjë: "Ne të thamë se Zoti yt përfshinë tërë njerëzimin (me dijen e Vet)." (Sure Isra: 60)
Njeriu çorientohet kur mendon se qenia më e afërt me të është vetvetja. Allahu, në të vërtetë, është madje më pranë nesh se ne vetë. Ai na ka tërhekur vëmendjen për këtë në ajetin "Përse, pra kur arrin shpirti në fyt, E ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet). E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni. (Sure Vakia: 83-85) Siç njoftohemi në këtë ajet, njerëzit jetojnë të pavetëdijshëm për këtë fakt të jashtëzakonshëm sepse ata nuk e shohin atë me sytë e tyre.
Në anën tjetër, është e pamundushme për njeriun, i cili nuk është asgjë tjetër pos një qenie hije, të ketë fuqi dhe vullnet të pavarur prej Allahut. Ajeti "E Allahu ju krijoi juve edhe atë që ju e punoni." (Sure Saffat: 96) tregon se gjithçka që ne përjetojmë ndodhë nën kontrollin e Allahut. Në Kur'an, ky realitet theksonet në ajetin "Ti nuk gjuajte, kur gjuajte, por ishte Allahu që gjuajti" (Sure Enfal: 17) përmes të cilit theksohet se asnjë veprim nuk është i pavarur prej Allahut. Meqenëse qenia njerëzore është një qenie hije, ai vet nuk e kryen aktin e gjuajtjes. Megjithatë, Allahu ia jap kësaj qenieje hije ndjenjën e vetvetes. Në të vërtetë, Allahu i kryen të gjitha veprimet. Poqese dikush i merr veprimet që bën si të tijat, ai qartë ka për qëllim të mashtrojë veten.
Ky është realiteti. Njeriu mund të mos dëshiroj të pranojë këtë dhe mund të mendojë për vetveten si për një qenie të pavarur prej Allahut; por kjo nuk ndryshon asgjë. Natyrisht se mohimi i tij jo i urtë është përsëri i përfshirë në vullnetin dhe dëshirën e Allahut.
Siç mund të shihet qartë, është një fakt shkencor logjik se "bota e jashtme" nuk ka realitet material dhe se ajo është një përmbledhje përfytyrimesh që përjetësisht i paraqiten shpirtit tonë prej Allahut. Sidoqoftë, njerëzit zakonisht nuk përfshijnë apo më me dëshirë nuk do të përfshinin, gjithçka në konceptin e "botës së jashtme".
Mendoni në lidhje me këtë çështje me sinqeritet dhe guxim. Do të kuptoni se shtëpia juaj, mobiliet/orenditë, vetura – të cilën ndoshta e keni blerë tani së voni, zyra, stolitë, llogaria bankare, garderoba, bashkëshortja, fëmijët, kolegët dhe gjithçka tjetër që ju posedoni janë në të vërtetë të përfshira në këtë botë të jashtme imagjinare që ju shfaqet. Gjithçka që ju shihni, dëgjoni apo nuhatni – thënë shkurt – që ju perceptoni rreth jush me pesë shqisat tuaja është pjesë e kësaj "bote imagjinare": zëri i këngëtarit tuaj më të preferuar, fortësia e karriges në të cilën jeni të ulur, një parfum aroma e të cilit ju pëlqen, dielli që ju mban ngrohtë, një lule me ngjyra të bukura, një zog që fluturon para dritares suaj, një motobarkë që lëvizë shpejtë mbi ujë, kopshti juaj pjellor, kompjuteri që ju përdorni në punë, apo një pajisje hi-fi (të kualitetit të lartë) që posedon teknologjinë më të përparuar në botë…
Ky është realiteti, sepse bota është vetëm një përmbledhje përfytyrimesh të krijuara për të sprovuar njeriun. Njerëzit sprovohen gjatë gjithë jetërave të tyre të kufizuara me perceptime që nuk kanë realitet. Këto perceptime paraqiten qëllimisht si joshëse dhe tërheqëse. Ky fakt përmendet në Kur'an:
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj gjërave të këndshme, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të jetës së kësaj bote, por te Allahu është e ardhmja më e mirë. (Sure Ali Imran: 14)
Shumica e njerëzve e flakin tej religjionin e tyre për shkak të joshjes ndaj pronës, pasurisë, rezervave të grumbulluara të arit dhe argjendit, dollarëve, llogarive bankare, kartave të kreditit, dollapeve përplot me rroba, veturave të modeleve të fundit, thënë shkurt, ndaj të gjitha formave të mirëqenies që ata ose posedojnë ose përpiqen të posedojnë. Ata përqendrohen vetëm në këtë botë ndërsa e harrojnë ahiretin. Ata janë të mashtruar nga dukja "e zbukuruar dhe joshëse" e kësaj bote dhe dështojnë në mbajtjen e namazit, dhënien e lëmoshës të varfërve dhe në kryerjen e ibadetit (adhurimit) që do të bëj që ata të jenë prej të shpërblyerve në ahiret. Ata në vend të kësaj thonë: "Kam gjëra për të bërë", "Kam ideale", "Kam përgjegjësi", "Nuk kam kohë të mjaftueshme", "Më duhet të përfundojë disa gjëra" dhe "Do ta bëj në të ardhmën". Ata i kalojnë jetërat e tyre duke u përpjekur që të përparojnë vetëm në këtë botë. Në ajetin: "Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët (sipërfaqësore), por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar)." (Sure Rum: 7) përshkruhet kjo ide e gabuar.
Fakti që ne e përshkruajmë në këtë kapitull, domethënë se çdo gjë është një përfytyrim, është shumë i rëndësishëm për shkak të implikimeve të tij që i bën të gjitha dëshirat/epshet dhe kufijtë të pakuptim. Verifikimi i këtij fakti e bën të qartë se gjithçka që njerëzit posedojnë apo mundohen të posedojnë – pasuria e fituar me lakmi, fëmijët për të cilët mburren, bashkëshortet që i konsiderojnë si më të afërtat, shokët, miqët e tyre më të dashur, statusi shoqëror që ata besojnë të jetë një epërsi, shkollat që ata kanë ndjekur, pushimet në të cilat kanë qenë – nuk janë asgjë tjetër pos iluzion i thjeshtë. Prandaj, të gjitha përpjekjet, koha e shpenzuar dhe lakmia dëshmohen të jenë të kota.
Kjo është arsyeja pse njerëzit padashur bëhen budallenjë kur krenohen me pasurinë e tyre dhe pronat apo me "jahtat, helikopterët, fabrikat, aksionet, çifligjet dhe tokat" e tyre sikur ato përnjëmend të ekzistonin. Ata njerëz të pasur të cilët me mburrje lundrojnë në jahtat e tyre, tregojnë veturat e tyre, flasin vazhdimisht për pasurinë e tyre, supozojnë se pozitat e tyre i rradhisin ata më lartë se gjithkend tjetër dhe vazhdojnë të mendojnë se janë të suksesshëm për shkak të gjithë kësaj, do të duhej në të vërtetë të mendojnë se në çfarë gjendje do ta gjejnë veten e tyre me të kuptuar se suksesi nuk është asgjë tjetër veçse një iluzion.
Këto skena janë parë shumë herë në ëndrra poashtu. Në ëndrrat e tyre, ata kanë gjithashtu shtëpi, vetura të shpejta, stoli tejet të çmueshme, dëngje dollarësh dhe sasi të mëdha të arit dhe argjendit. Në ëndrrat e tyre, ata kanë poashtu pozita të larta, posedojnë fabrika me mijëra punëtorë, posedojnë pushtet për të sunduar shumë njerëz dhe vishen me rroba që i bëjnë të gjithë t'i admirojnë. Pikërisht sikurse dikush i cili u krenua për pronat e tij në ëndrrat e tij, do të dukej qesharak me të zgjuar, ai me siguri se do të duket poaq qesharak që krenohet për përfytyrimet që ai sheh në këtë botë. Të dyja si ajo që ai sheh në ëndrrat e tij ashtu edhe ajo që sheh në këtë botë janë thjeshtë përfytyrime në mendjen e tij.
Ngjashëm, mënyra se si njerëzit reagojnë ndaj ngjarjeve që i përjetojnë në këtë botë do t'i bëj ata të ndihen të turpëruar kur ta kuptojnë realitetin. Ata të cilët me egërsi luftojnë kundër njëri tjetrit, tërbohen, mashtrojnë, marrin mito, bëjnë falsifikime, gënjejnë, me zili mbajnë paratë e tyre, u bëjnë keq njerëzve, i rrahin dhe i mallkojnë të tjerët, bëhen shumë agresiv, janë përplot pasion për zyre dhe pozitë, janë ziliqar dhe tregohen në publik, do të turpërohen kur të kuptojnë se të gjitha këto i kanë bërë në një ëndërr.
Pasiqë Allahu i krijon të gjitha këto përfytyrime, Zotëruesi Përfundimtar i çdo gjëje është vetëm Allahu. Ky fakt theksohet në Kur'an:
Vetëm të Allahut janë ç'ka në qiej dhe në tokë. Allahu ka përfshirë çdo send. (Sure Nisa: 126)
Është marrëzi e madhe të flaket tej religjioni për hir të pasioneve imagjinare dhe kështu të humbet jeta e amshueshme. Për më tepër, kjo do të shpie njeriun në fatkeqësi të përjetshme.
Në këtë fazë, një gjë duhet të kuptohet. Nuk është thënë këtu se "pronat, pasuria, fëmijët, bashkëshortet, shokët, pozita që keni me të cilat ju bëheni koprrac, heret a vonë do të zhduken, dhe prandaj ato nuk kanë ndonjë kuptim", por se "gjithçka që juve ju duket se posedoni nuk ekziston, por ato janë vetëm ëndrra që përbëhen prej përfytyrimeve të cilat Allahu ju tregon për t'ju sprovuar". Siç e shihni, ekziston një dallim i madh në mes të këtyre dy formulimeve.
Edhepse njeriu nuk dëshiron të pranojë këtë menjëherë dhe më me dëshirë do të mashtronte vetveten duke pandehur se gjithçka që ka njeriu ekziston me të vërtetë, njeriu në fund do të vdes dhe në ahiret gjithçka do të jetë e qartë kur të rikrijohemi. Atë ditë "I mprehtë është shikimi i njeriut" (Sure Kaf: 22) dhe gjithçka do të shohim shumë më qartë. Megjithatë, poqese i kemi kaluar jetërat tona duke ndjekur qëllimet imagjinare, do të dëshirojmë që kurrë t'mos e kishim jetuar këtë jetë dhe do të themi: "Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja." (Sure Hakka: 27-29)
Ajo që një njeri i mençur do të duhej të bënte, në anën tjetër, është të përpiqet të kuptojë realitetin më madhështor të gjithësisë këtu në këtë botë, derisa ende ka kohë. Përndryshe, ai do të kalojë gjithë jetën e tij duke vrapuar pas ëndrrave dhe do të përballet me një ndëshkim të rëndë në fund. Në Kur'an, gjendja e fundit e atyre njerëzve të cilët vrapojnë pas iluzioneve (apo vegimeve) në këtë botë dhe harrojnë Krijuesin e tyre, theksohet si më poshtë:
E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t'i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen Allahun dhe Ai do t'ia japë llogarinë e tij. Allahu është i shpejtë në llogaritje. (Sure Nur: 39)
Nëse njeriu kredhet thellë në mendime për atë që u tha këtu, së shpejti do të kuptojë këtë rrethanë mahnitëse, të jashtëzakonshme vetvetiu: se të gjitha ngjarjet në botë nuk janë tjetër pos imagjinatë… |
Që nga fillimi i këtij kapitulli, theksohet qartë se materia nuk ka qenie absolute, siç pohojnë materialistët, por është më tepër një përmbledhje e përshtypjeve shqisore të krijuara prej Allahut. Materialistët i rezistojnë këtij realiteti të dukshëm, i cili asgjëson filozofinë e tyre, në një mënyrë tejet dogmatike dhe paraqesin kundër-teza të pabaza.
Për shembull, njëri prej mbrojtësve më të mëdhenjë të filozofisë materialiste në shekullin e 20të, një marksist i zjarrtë, Xhorxh Policer, dha "shembullin e autobusit" si "dëshminë më të madhe" për ekzistencën e materies. Sipas Policerit, filozofët të cilët mendojnë se materia është vetëm një perceptim gjithashtu ikin kur shohin se një autobus është gadi për t'i shkelur dhe kjo është prova e ekzistencës fizike të materies.72
Kur një materialisti tjetër të famshëm, Xhonson, iu tha se materia është një përmbledhje e perceptimeve, ai u përpoq të "provojë" ekzistencën fizike të gurëve duke i shqelmuar ata.73
Një shembull i ngjashëm është dhënë nga Fridrih Engelsi, mentor i Policerit dhe themelues, së bashku me Marksin, i materializmit dialektik. Ai shkruajti: "po të ishin pastat që i hamë ne thjeshtë perceptime, ato nuk do të mund ta shuanin urinë tonë". 74
Ekzistojnë shembuj të ngjashëm dhe disa fjali fyese si "e kuptoni ekzistencën e materies kur të goditeni me shpullë në fytyrë" në librat e materialistëve të famshëm si Marksi, Engelsi, Lenini dhe të tjerët.
Çregullimi në të kuptuar që i hap udhë këtyre shembujve të materialistëve është të interpretuarit e tyre të shpjegimit se "materia është një perceptim" si "materia është një mashtrim i dritës". Ata mendojnë se perceptimi kufizohet me shikim dhe se aftësitë tjera si të prekurit kanë korrespondues fizik. Një autobus që rrëzon një njeri i shtynë ata të thonë: "ja, u përplas, prandaj nuk është një perceptim". Ata nuk kuptojnë se të gjitha perceptimet e përjetuara gjatë një ndeshjeje me autobus, siç janë fortësia, përplasja dhe dhimbja, formohen poashtu në tru.
Bota Në ËndrraPër ju, realitet është gjithçka që mund të preket me dorë dhe të shihet me sy. Në ëndrrat tuaja ju poashtu mund “të prekni me dorën tuaj dhe të shihni me syrin tuaj”, por në të vërtetë, atëherë nuk keni as dorë dhe as sy dhe as që ka diçka aty për të prekur apo për të parë. Nuk ka realitet material që bën që këto gjëra të ndodhin përveç trurit tuaj. Ju thjeshtë po mashtroheni. Ç’është ajo që ndanë jetën reale dhe ëndrrat prej njëra tjetrës? Përfundimisht, të dy format e të jetuarit vijnë në jetë në tru. Nëse jemi në gjendje të jetojmë me lehtësi në një botë joreale gjatë ëndrrave tona, e njëjta gjë mund të vlejë për botën në të cilën jetojmë kur jemi të zgjuar. Kur zgjohemi nga një ëndërr, nuk ka një arsye logjike për të mos menduar se kemi hyrë në një ëndërr më të gjatë të quajtur “jetë reale”. Arsyeja pse e konsiderojmë ëndrrën tonë një botë të imagjinuar dhe botën ‘reale’ është vetëm produkt i shprehive dhe paragjykimeve tona. Kjo sugjeron se ne fare lehtë mund të zgjohemi prej jetës në tokë, në të cilën mendojmë se jemi duke jetuar mu në këtë moment, sikurse kur zgjohemi nga një ëndërr. | |
Why is it not then that when it (soul) comes up to the throat, and you at that time look on, We are nearer to him than you, but you see not. (Surat al- Waqia, 83-85) |
Shembulli më i mirë për të shpjeguar këtë realitet është ëndrra. Një person mund të përjetojë ngjarje shumë reale në ëndërr. Ai mund të rrokulliset poshtë shkallëve dhe të thyej këmbën e tij, mund të ketë një aksident të rëndë me veturë, të ngujohet nën autobus apo të hajë një pastë dhe të ngopet. Ndodhi të ngjashme me ato të përjetuara në jetën tonë të përditshme poashtu përjetohen në ëndrra me të njëjtën ndjenjë bindëse të vërtetësisë së tyre dhe duke ngjallur të njëjtat ndjenja në ne.
Një person që ëndërron se është goditur prej një autobusi mund t'i hap sytë në një spital përsëri në ëndrrën e tij dhe të kuptojë se është gjymtuar, por e tërë kjo është një ëndërr. Ai mundet poashtu të ëndërrojë se vdes në një ndeshje me veturë, se engjujt e vdekjes e marrin shpirtin e tij dhe jeta e tij në ahiret fillon. (Ngjarja e fundit përjetohet në të njëjtën mënyrë në këtë jetë, e cila, mu sikurse ëndrra, është një perceptim.)
Ky person percepton në mënyrë shumë të mprehtë përfytyrimet, zërat, ndjenjën e fortësisë, dritës, ngjyrave dhe të gjitha ndjenjave tjera që i përkasin ngjarjes që ai përjeton në ëndrrën e tij. Perceptimet që ai percepton në ëndrrën e tij janë poaq të natyrshme sa edhe ato në jetën "reale" të tij. Pasta që ai han në ëndrrën e tij e ngop atë edhepse ajo është thjeshtë një perceptim shqisor i ëndrrës, sepse të qenit i ngopur është poashtu një perceptim shqisor i ëndrrës. Megjithatë, në realitet, ky person është i shtrirë në shtratin e tij në atë moment. Nuk ka shkallë, trafik apo autobusë për të marrë parasysh. Personi që ëndërron i përjeton dhe i sheh perceptimet dhe ndjenjat që nuk ekzistojnë në botën e jashtme. Fakti se në ëndrrat tona, përjetojmë, shohim dhe ndjejmë ngjarje pa korrespondues fizik në "botën e jashtme" në mënyrë shumë të qartë zbulon se "bota e jashtme" e jetërave tona të zgjuara poashtu përbëhet absolutisht prej perceptimeve të thjeshta.
Ata që besojnë në filozofinë materialiste, posaçërisht marksistët, tërbohen kur iu thuhet për këtë realitet, për thelbin e materies. Ata përmendin shembuj prej të gjykuarit sipërfaqësor të Marksit, Engelsit apo Leninit dhe bëjnë deklarata emocionale.
Megjithatë, këta persona duhet të mendojnë se ata poashtu mund t'i bëjnë këto deklarime edhe në ëndrrat e tyre. Në ëndrrat e tyre, ata mund poashtu të lexojnë "Kapitalin", të marrin pjesë në takime, të përleshen me policinë, të goditen në kokë dhe të ndjejnë dhimbjen e plagëve të tyre. Po të pyeten ata në ëndrrat e tyre, ata do të mendojnë se ajo që e përjetojnë në ëndrrat e tyre gjithashtu përbëhet prej "materies absolute", pikërisht sikurse supozojnë se gjërat që shohin kur janë të zgjuar janë "materie absolute". Mirëpo, qoftë në ëndrrat e tyre apo në jetën e tyre të përditshme, gjithçka që ata shohin, përjetojnë apo ndjejnë përbëhet vetëm prej perceptimeve.
Le të marrim parasysh shembullin e ndeshjes me veturë të dhënë nga Policeri në të cilin ai foli për dikend që rrëzohet prej një veture. Po të ishin nervat e personit të rrëzuar që shkojnë prej pesë shqisave të tij në trurin e tij, të lidhura me trurin e një personi tjetër, p.sh me trurin e Policerit, me një lidhje paralele, në momentin kur autobusi e goditi atë person, poashtu do të godiste Policerin e ulur në shtëpi në të njëjtën kohë. Të gjitha ndjesitë e përjetuara nga ai person që do të pësonte aksidentin do të përjetoheshin nga Policeri, pikërisht sikurse kënga e njëjtë e dëgjuar prej dy altoparlantëve të lidhur me magnetofonin e njëjtë. Policeri do të ndjente, shihte dhe përjetonte frenimin e autobusit, prekjen e autobusit në trupin e tij, përfytyrimet e krahut të thyer dhe gjakut, thyerjet, përfytyrimet e hyrjes së tij në sallën e operacionit, fortësinë e allçisë dhe pafuqinë e krahut të tij.
Secili person tjetër i lidhur me nervat e këtij njeriu paralelisht do të përjetonte aksidentin prej fillimit e deri në fund mu sikurse Policeri. Po të binte ky njeri në komë, ata të gjithë do të binin në komë. Veç kësaj, po të regjistroheshin të gjitha perceptimet që lidhen me aksidentin e makinës në një pajisje dhe po t'i transmetoheshin të gjitha këto perceptime një personi vazhdimisht, autobusi do ta rrëzonte në tokë këtë person shumë herë.
Pra, cili prej autobusëve që i godet ata njerëz është i vërtetë? Filozofia materialiste nuk ka një përgjigje të qëndrueshme në këtë pyetje. Përgjigja e saktë është se ata të gjithë përjetojnë aksidentin me makinë me të gjitha hollësitë e tij në mendjet e tyre.
I njëjti parim vlen për shembujt e biskotës dhe gurit. Po të ishin nervat e organeve shqisore të Engelsit, I cili kishte ndjenjën e ngopjes dhe plotësisë së pastës në stomakun e tij pas ngrënjes së një paste, të lidhura me trurin e një personi të dytë paralelisht, ai person gjithashtu do të ndihej i ngopur kur Engelsi hëngri pastën dhe u ngop. Po të ishin nervat e Xhonsonit, i cili ndjeu dhimbje në këmbën e tij kur e goditi me forcë një gur, të lidhura me një person të dytë paralelisht, ai person do ta ndjente të njëjtën dhimbje.
Pra, cila pastë apo cili gur është i vërtetë? Filozofia materialiste përsëri dështon në dhënien e një përgjigje të qëndrueshme në këtë pyetje. Përgjigja e saktë dhe e qëndrueshme është kjo: të dy, si Engelsi ashtu e dhe personi i dytë kanë ngrënë pastën në mendjet e tyre dhe janë ngopur; të dy, si Xhonsoni ashtu edhe personi i dytë kanë përjetuar plotësisht momentin e goditjes së gurit në mendjet e tyre.
Le ta bëjmë një ndryshim në shembullin që dhamë për Policerin: le t'i lidhim nervat e njeriut të goditur nga autobusi me trurin e Policerit dhe nervat e Policerit të ulur në shtëpinë e tij me trurin e njeriut që goditet nga autobusi. Në këtë rast, Policeri do të mendojë se një autobus e ka goditur atë edhepse ai është i ulur në shtëpinë e tij. Njeriu i cili në të vërtetë është i goditur nga autobusi nuk do ta ndjente kurrë efektin e aksidentit dhe do të mendonte se është i ulur në shtëpinë e Policerit. Logjika e njëjtë do të mund të aplikohej për shembujt e biskotës dhe gurit.
Siç shohim, nuk është e mundshme për njeriun që të tejkaloj shqisat e tij dhe të lirohet prej tyre. Në këtë drejtim, shpirti i njeriut mund t'i nënshtrohet të gjitha llojeve të paraqitjes së ngjarjeve fizike edhepse nuk ka një trup fizik dhe një ekzistencë materiale dhe i mungon pesha materiale. Nuk është e mundshme për një person të kuptojë këtë sepse ai supozon që këto përfytyrime tre-dimenzionale janë të vërteta dhe është i sigurt për ekzistencën e tyre sepse, si çdokush tjetër, ai varet prej perceptimeve të përjetuara nga organet e tij shqisore.
Filozofi i famshëm britanik Dejvid Hjum shpreh në këtë mënyrë mendimet e tij në lidhje me këtë fakt:
Sa më përket mua, kur kredhem thellë në atë që unë quaj vetja ime, gjithnjë pengohem nga ndonjë perceptim i veçantë apo tjetër, të nxehtësisë apo ftohtësisë, të dritës apo hijes, dashurisë apo urrejtjes, dhimbjes apo kënaqësisë. Kurrë nuk mund ta zë veten në çfarëdo kohe pa ndonjë perceptim dhe kurrë nuk mund të vëzhgojë çfarëdoqoftë përveç perceptimit 75
Materialistët pohojnë se ajo që jemi duke e thënë këtu është një pikëpamje filozofike. Megjithatë, të pohohet se "bota e jashtme", siç e quajmë ne, është një përmbledhje e perceptimeve nuk është çështje filozofike por një fakt i kulluar shkencor. Mënyra se si përfytyrimi dhe ndjesitë formohen në tru mësohet në shkollat mjekësore në hollësi. Këto fakte, të vërtetuara nga shkenca e shekullit të 20të e veçanërisht nga fizika, qartë tregojnë se materia nuk ka një realitet absolut dhe se, në një mënyrë, çdokush shikon "monitorin në trurin e tij".
Çdokush që beson në shkencë, qoftë ai ateist, budist apo dikush që mbronë çfarëdo pikëpamje tjetër, duhet ta pranojë këtë fakt. Një materialist mund ta mohojë ekzistencën e Krijuesit e megjithatë nuk mund ta mohojë këtë realitet shkencor.
Paaftësia e Karl Marksit, Fridrih Engelsit, Xhorxh Policerit dhe të tjerëve për ta kuptuar një fakt kaq të thjeshtë dhe të dukshëm është ende befasuese, edhepse niveli i të kuptuarit shkencor i kohës së tyre ishte ndoshta i pamjaftueshëm. Në kohën tonë, shkenca dhe teknologjia janë tejet të përparuara dhe zbulimet më të vonshme e bëjnë më të lehtë që ky fakt të kuptohet. Materialistët, në anën tjetër, janë të vërshuar si me frikën e të kuptuarit të këtij fakti, madje edhe pjesërisht, ashtu edhe me të kuptuarit se si ai përfundimisht hedh poshtë filozofinë e tyre.
Për një kohë, asnjë përgjigje e rëndësishme nuk erdh prej qarqeve materialiste turke në lidhje me çështjen e ngritur në këtë libër, domethënë, fakti se materia është një përfytyrim i thjeshtë. Kjo na dha përshtypjen se argumenti jonë nuk ishte bërë aq i qartë dhe se kërkonte shpjegim të mëtejshëm. Mirëpo, së shpejti, u zbulua se materialistët ndiheshin mjaft të brengosur për popullaritetin e kësaj çështjeje dhe ndjenin një frikë të madhe prej saj.
Për një kohë, materialistët zëshëm kanë shfaqur frikën dhe panikun e tyre në publikimet, konferencat dhe debatet e tyre. Fjalimet e tyre të shqetësuara dhe të pashpresë nënkuptojnë se ata po vuajnë një krizë të rëndë intelektuale. Rrënimin shkencor të teorisë së evolucionit, të ashtuquajturës bazë të filozofisë së tyre, tashmë e kishte përjetuar si një tronditje të madhe. Tani, ata fillojnë të kuptojnë se fillojnë të humbasin vet materien, e cila është një shtyllë më e rëndësishme për ta se Darvinizmi dhe janë duke përjetuar një tronditje edhe më të madhe. Ata deklarojnë se kjo çështje është "kërcënimi më i madh" për ta dhe se ai në tërësi "rrënon strukturën e tyre kulturore".
Njëri prej atyre që në mënyrën më të zëshme shprehi shqetësimin dhe panikun që ndjenë qarqet materialiste ishte Renan Pekunlu, një akademik si edhe autori i botimit periodik Bilim ve Utopya (Shkenca dhe Utopia) e cila e ka marrë mbi vete detyrën e mbrojtjes së materializmit. Si në artikujt e tij në Bilim ve Utopya ashtu dhe në debatet në të cilat ishte i pranishëm, Pekunlu e prezentoi librin Mashtrimi i Evolucionit të Harun Jahjasë si "kërcënimin" numër një për materializmin. Ajo që trazoi Pekunlun edhe më tepër se kapitujt që e zhvlerësonin Darvinizmin ishte pjesa të cilën jeni duke e lexuar tani. Pekunlu u dërgoi këtë porosi lexuesve dhe auditorit të tij, duke qenë këta të fundit vetëm një grusht njerëzish: "mos lejoni që të kaploheni prej indoktrinimit të idealizmit dhe mbani besimin tuaj në materializëm". Ai citoi Vladimir I. Leninin, udhëheqësin e revolucionit të përgjakshëm komunist në Rusi, si referencë. Duke e këshilluar çdokend që të lexoj librin qindvjeçar të Leninit të titulluar Materializmi dhe Empirio-Kriticizmi, Pekunlu përsëriti këshillat e Leninit: "mos mendoni për këtë çështje ose do të humbni lidhjen me materializmin dhe do të kaploheni nga religjioni". Në një artikull që ai shkruajti në botimin e lartëpërmendur periodik, ai citoi këta rreshta prej Leninit:
Me të mohuar të realitetit objektiv, që na japet në ndjesi, tashmë e ke humbur çdo armë kundër fideizmit, sepse ke rrëshqitur në agnosticizëm apo subjektivizëm – dhe kjo është e tëra që kërkon fideizmi. Një kthetër e vetme e zënë në kurth dhe zogu humbet. Dhe burrat tonë të gjithë janë zënë në kurthën e idealizmit, domethënë, në një fideizëm të holluar, delikat; ata u zunë në kurth prej momentit kur muarën "ndjesinë" jo si në përfytyrim të botës së jashtme por si një "element" të posaçëm. Ajo nuk është ndjesia e askujt, mendja e askujt, shpirti i askujt, vullneti i askujt.76
Këto fjalë qartë vërtetojnë se fakti të cilin Lenini, në panik, kuptoi dhe deshti ta largojë si nga mendja e tij ashtu edhe nga mendjet e "shokëve" të tij, gjithashtu shqetëson materialistët bashkëkohor në mënyrë të ngjashme. Megjithatë, Pekunlu dhe materialistët e tjerë vuajnë një fatkeqësi edhe më të madhe; pasiqë ata janë të vetëdijshëm se ky fakt tani po paraqitet në mënyrë shumë më të qartë, më të sigurt dhe më bindëse se 100 vjet më parë. Për herë të parë në histori kjo temë po shpjegohet në mënyrë aq të papërballueshme. Sidoqoftë, pamja e përgjithshme është se një numër i madh i shkencëtarëve materialist ende marrin një qëndrim shumë sipërfaqësor ndaj faktit se "materia nuk është gjë tjetër pos iluzion". Çështja e shpjeguar në këtë kapitull është njëra prej çështjeve më të rëndësishmeve dhe më ngazëllyese që njeriu mund ndonjëherë të takoj në jetën e tij. Nuk ka gjasa që ata të jenë ndeshur me një çështje aq vendimtare më parë. Prapseprap, reagimet e këtyre shkencëtarëve apo mënyra si ata i përdorin në fjalimet dhe artikujt e tyre lënë të kuptohet se sa i cekët dhe sipërfaqësor është të kuptuarit e tyre.
Reagimet e disa materialistëve ndaj çështjes së diskutuar këtu tregojnë se besnikëria e tyre e verbër ndaj materializmit i ka shkaktuar një farë dëmtimi logjikës së tyre. Për këtë arsye, ata janë tepër larg të kuptuarit të kësaj çështjeje. Për shembull, Alatin Senel, poashtu një akademik dhe autor i Bilim ve Utopya, shfaqi ndjenja të ngjashme si Renan Pekunlu duke thënë: "Harroni rrënien e Darvinizmit, çështja që është vërtetë kërcënuese është kjo". Duke ndjerë se vet filozofia e tij nuk ka bazë, ai bëri kërkesa si "vërtetoni atë që thuani!" Ajo që është më interesante, ky shkrimtar vet ka shkruar rreshta që zbulojnë se ai nuk mund ta kuptoj këtë fakt, të cilin ai e konsideron si kërcënim.
Shkrimtari materialist turk Rennan Pekunlu thot se “teoria e evolucionit nuk është aq e rëndësishme, kjo çështje përbën kërcënimin real”, sepse ai është i vetëdijshëm se kjo çështje anulon materien, të vetmin koncept në të cilin ai beson. |
Për shembull, në një artikull në të cilin ai bëri fjalë në veçanti për këtë çështje, Senel pranon se bota e jashtme perceptohet në tru si një parafytyrim. Megjithatë, ai vazhdon më tutje për të pohuar se përfytyrimet ndahen në dy: në ato që kanë korrespondues fizik dhe në ato që nuk kanë dhe se përfytyrimet që i takojnë botës së jashtme kanë korrespondues fizik. Për ta mbështetur këtë pohim të tij, ai e jap "shembullin e telefonit". Në përmbledhje, ai shkruan: "Nuk e di nëse përfytyrimet në trurin tim kanë korrespondues në botën e jashtme apo jo, por e njëjta gjë vlen kur unë flas në telefon. Kur unë flas në telefon, unë nuk mund ta shoh personin me të cilin jam duke biseduar por këtë bisedë mund ta konfirmoj kur të takohem me të më vonë."77
Duke thënë kështu, ky shkrimtar në të vërtetë don të thot këtë: "Poqese dyshojmë në perceptimet tona, mund ta shikojmë vet materien dhe të verifikojmë realitetin e saj." Megjithatë, kjo është qartë një ide e gabuar, sepse është e pamundshme për ne që të arrijmë vet materien. Ne kurrë nuk mund të dalim prej mendjeve tona dhe të dijmë se çfarë gjendet "jashtë". Nëse zëri në telefon ka një korrespondues apo jo mund të konfirmohet nga personi në anën tjetër të telefonit. Mirëpo, ky konfirmim është poashtu i imagjinuar, i cili përjetohet në mendje.
Këta njerëz poashtu përjetojnë ngjarje të njëjta në ëndrrat e tyre. Për shembull, Seneli mundet gjithashtu të shoh në ëndrrën e tij se flet në telefon dhe pastaj ta konfirmojë këtë bisedë nga personi me të cilin ka folur. Pekunlu mundet të ndjejë në ëndrrën e tij "një kërcënim serioz" dhe duke i këshilluar njerëzit të lexojnë librin qindvjeçar të Leninit. Megjithatë, pa marrë parasysh se çfarë bëjnë, këta materialistë kurrë nuk mund ta mohojnë se ngjarjet që ata i kanë përjetuar dhe njerëzit me të cilët kanë folur në ëndrrat e tyre nuk janë tjetër pos perceptime.
Kush, pra, do të konfirmojë nëse përfytyrimet në tru kanë apo nuk kanë korrespondues? Qeniet hije në tru? Padyshim se është e pamundur për materialistët të gjejnë një burim të informacionit që mund t'u jap të dhëna në lidhje me pjesën e jashtme të trurit dhe ta konfirmojë këtë.
Duke pranuar se të gjitha perceptimet formohen në tru, por duke supozuar se njeriu mund të dal "jashtë" kësaj dhe t'i konfirmojë perceptimet me anë të botës reale të jashtme, zbulon se kapaciteti intelektual i këtij personi është i kufizuar dhe se të gjykuarit e tij është i shtrembëruar.
Mirëpo, çdo person me nivel normal të të kuptuarit dhe gjykuarit mundet lehtë të kuptojë këto fakte. Çdo person i paanshëm e din, në raport me gjithë ç'kemi thënë, se është e pamundshme për atë të provojë ekzistencën e botës së jashtme me shqisat e tij. Megjithatë, duket se besnikëria e verbër ndaj materializmit shtrembëron aftësitë e të gjykuarit të njerëzve. Për këtë arsye, materialistët bashkëkohor shfaqin të meta të rënda logjike në të gjykuarit e tyre mu sikurse mentorët e tyre të cilët u përpoqën të "provojnë" ekzistencën e materies duke shqelmuar gurë apo duke ngrënë pasta.
Atmosfera/ndjenja e panikut që përshkoi qarqet materialiste në Turqi, prej të cilave ne këtu kemi përmendur vetëm një numër të vogël shembujsh, tregon se materialistët ndeshen me një disfatë të plotë, me të cilën kurrë më parë në histori nuk janë ndeshur. Se materia është thjeshtë një perceptim është vërtetuar nga shkenca moderne dhe është paraqitur në mënyrë shumë të qartë, të hapur dhe energjike. Materialistëve u mbetet vetëm të shohin/kuptojnë dhe të pranojnë rrënien e botës së tërë materiale në të cilën ata besojnë verbërisht dhe në të cilën mbështeten.
Mendimi materialist ka ekzistuar gjithnjë gjatë historisë së njerëzimit. Duke qenë shumë të sigurt në veten e tyre dhe në filozofinë në të cilën besojnë, materialistët ngritën krye kundër Allahut I Cili i krijoi ata. Skenari që ata formuluan pohonte se materia nuk ka as fillim e as mbarim dhe se të gjitha këto nuk munden kurrsesi të kenë një Krijues. Për shkak të mendjemadhësisë së tyre, ata mohuan Allahun dhe gjetën strehim në materie, e cila menduan se kishte ekzistencë reale. Ata ishin aq të sigurt në këtë filozofi sa që menduan se kurrë nuk do të ishte e mundshme të paraqitej një shpjegim që do të vërtetonte të kundërtën.
Kjo është arsyeja pse faktet e treguara në këtë libër në lidhje me natyrën reale të materies i befasuan këta njerëz aq shumë. Ajo që është thënë këtu shkatërroi tamam bazën e filozofisë së tyre dhe nuk la vend për diskutim të mëtutjeshëm. Materia, mbi të cilën ata mbështetën të gjitha mendimet e tyre, jetët, mendjemadhësinë dhe mohimin e tyre, u zhdukën papritur. Si mund të ekzistojë materializmi kur materia nuk ekziston?
Allahu i zuri në kurth materialistët duke i bërë ata që të supozojnë se materia ekziston dhe, duke bërë kështu, i poshtëroi ata në mënyrë të paparë. Materialistët i muarën pronat e tyre, pozitën, gradën, shoqërinë të cilës i takojnë, gjithë botën dhe gjithçka tjetër të ekzistojnë me të vërtetë dhe u bënë mendjemëdhenjë ndaj Allahut duke u mbështetur në to. Ata ngritën krye kundër Allahut duke qenë mburravec dhe shtuan mosbesimin e tyre. Duke bërë kështu, ata u mbështetën plotësisht në materie. Mirëpo, atyre u mungon arsyeja aq shumë sa që nuk janë në gjendje të mendojnë se Allahu i përfshinë ata krejtësisht. Allahu na lajmëron për gjendjen drejt të cilës shkojnë mosbesimtarët si rezultat i kokëfortësisë së tyre:
Kjo është sipas të gjitha gjasave disfata e tyre më e madhe në histori. Duke u bërë mendjemëdhenjë, materialistët janë mashtruar dhe kanë pësuar një disfatë të rëndë në luftën që ata e nisën kundër Allahut duke ngritur diçka monstruoze kundër Tij. Vargu: "Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetër kë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë" bën të ditur se sa të pavetëdijshëm janë këta njerëz që ngrejnë krye kundër Krijuesit të tyre dhe se si do të përfundojnë ata (Sure En'am: 123).
Në një varg tjetër fakti i njëjtë rrëfehet kështu:
Ndërsa mosbesimtarët përpiqen të thurin komplot, ata nuk e kuptojnë një fakt shumë të rëndësishëm i cili theksohet me fjalët: "ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes dhe nuk e hetojnë këtë!" në këtë varg. Ky është fakti se gjithçka që ata përjetojnë është një imagjinatë e projektuar që të perceptohet prej tyre dhe të gjitha komplotet që ata sajojnë janë thjeshtë përfytyrime të formuara në trurin e tyre mu sikurse çdo veprim tjetër që ata kryejnë. Marrëzia e tyre i ka bërë ata të harrojnë se janë krejtësisht vetëm me Allahun dhe, prandaj, ata janë të zënë në kurth prej vet planeve të tyre devijuese.
Jo më pak se ata mosbesimtarë që jetuan në të kaluarën, ata që jetojnë sot ndeshen me një realitet që do t'i shpartallojë planet e tyre dinake me themel. Me vargun: "…e pafuqishme me të vërtetë është dinakëria e Shejtanit" (Sure En'am: 76), Allahu thot se këto komplote janë të dënuara të përfundojnë me dështim ditën kur ato u kurdisën. Ai i përgëzon besimtarët me vargun: "…dinakëria e tyre nuk do t'ju dëmtojë aspak." (Sure Ali Imran: 120)
Në një varg tjetër Allahu thot: "E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t'i afrohet atij nuk gjen asgjë." (Sure Nur: 39). Materializmi gjithashtu, shëndrrohet në "vegim" për të pabindurit pikërisht siç bëhet e ditur në këtë varg; kur t'i afrohen atij, zbulojnë se nuk është asgjë përveç një iluzioni. Allahu i ka mashtruar ata me një vegim të tillë dhe i ka mashtruar ata në perceptimin e gjithë kësaj përmbledhjeje të përfytyrimeve si të vërtetë. Gjithë ata njerëz "të shquar", profesorët, astronomët, biologët, fizikanët dhe gjithë të tjerët pa dallim prej gradës dhe postit të tyre thjeshtë mashtrohen sikurse fëmijët dhe poshtërohen sepse e muarën materien si zot të tyre. Duke e marr një përmbledhje të përfytyrimeve si diçka absolute, ata mbështetën filozofinë dhe ideologjinë e tyre në të, u përfshinë në diskutime serioze dhe përvetësuan fjalimin/predikimin e ashtuquajtur "intelektual". Veten e konsideruan mjaft të mençur për të ofruar një argument në lidhje me të vërtetën e gjithësisë dhe, ajo që është më e rëndësishme, për të polemizuar për Allahun me inteligjencën e tyre të kufizuar. Allahu shpjegon gjendjen e tyre në vargun në vijim:
E, ata (mosbesimtarët) e kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), Allahu iu kundëvu dredhisë së tyre, Allahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi. (Sure Ali Imran: 54)
Është e mundshme që t'ju iket disa komploteve; megjithatë, ky plan i Allahut kundër mosbesimtarëve është aq i paepur sa që s'ka mundësi për t'i ikur. Pa marrë parasysh se çfarë bëjnë ata ose kujt i luten ata, kurrë s'do të mund të gjejnë ndihmues tjetër pos Allahut. Siç na informon Allahu në Kur'an: "ata nuk do t'i gjejnë vetes as mbrojtës e as ndihmës tjetër përveç Allahut." (Sure Nisa: 173)
Materialistët kurrë nuk kanë pritur të bijnë në një kurthë të tillë. Duke i pasur të gjitha mjetet e shekullit të 20të në dispozicion të tyre, ata menduan se do të mund të këmbëngulnin në mohimin e tyre dhe t'i tërhiqnin njerëzit në mosbesim. Allahu përshkruan këtë mentalitet të përhershëm të mosbesimtarëve dhe fundin e tyre si vijon në Kur'an:
Kjo, është ajo çka nënkuptojnë këto vargje në një nivel tjetër: materialistët janë detyruar të kuptojnë se gjithçka që ata posedojnë nuk është tjetër veçse një iluzion dhe prandaj gjithçka që ata posedojnë është asgjësuar. Duke qenë dëshmitarë se pasuritë, fabrikat, ari, dollarët, fëmijët, bashkëshortet, shokët, shkalla dhe pozita dhe madje edhe vet trupat e tyre, të gjitha që ata konsiderojnë se ekzistojnë, t'ju ikin prej duarve të tyre, ata "asgjësohen" në fjalët e vargut të 51të të Sures Neml. Në këtë pikë, ata nuk janë më qenie materiale por shpirtëra.
Padyshim se të kuptuarit e kësaj të vërtete është situata më e vështirë e mundshme për materialistët. Fakti se gjithçka që ata posedojnë është vetëm një iluzion është i barazvlershëm, me vet fjalët e tyre, me "vdekjen para se të vdiset" në këtë botë.
Ky fakt i lën ata të vetmuar me Allahun. Me vargun:
"Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar", Allahu na thërret t'i kushtojmë vëmendje faktit se çdo qenie njerëzore është, në të vërtetë, tërësisht e vetmuar në praninë e Tij. (Sure Mudeththir: 11). Ky fakt mahnitës përsëritet në shumë vargje tjera:
Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë… Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar. |
Kjo, në një nivel tjetër, është ajo që vargjet tregojnë: ata që materien e marrin si zotin e tyre janë krijuar prej Allahut dhe tek Ai kthehen. Ata ia kanë nënshtruar vullnetet e tyre Allahut pa marrë parasysh nëse duan apo jo. Tani ata presin ditën e gjykimit kur secili prej tyre do të thirret për të dhënë llogari, sado që ata nuk janë të gatshëm ta kuptojnë këtë.
Çështja që e kemi shpjeguar gjer më tani është njëra prej të vërtetave më të mëdha që do t'ju tregohet ndonjëherë në jetën tuaj. Duke dëshmuar se e gjithë bota materiale është në të vërtetë një "qenie hije", kjo çështje është çelësi për të kuptuar qenien e Allahut dhe krijimin e Tij dhe i të kuptuarit se Ai është qenia e vetme absolute.
Personi i cili kupton këtë çështje kupton se bota nuk është ai lloj vendi që shumica e njerëzve kanë menduar të jetë. Bota nuk është një vend absolut me një ekzistencë të vërtetë siç supozohet prej atyre që bredhin kot nëpër rrugë, përleshen nëpër pijetore, tregohen nëpër kafene luksoze, mburren për pasurinë e tyre apo të cilët ua kushtojnë jetërat e tyre qëllimeve boshe. Bota është vetëm një përmbledhje e përfytyrimeve, një iluzion. Të gjithë njerëzit që kemi cituar më lartë janë vetëm qenie hije të cilat shikojnë këto perceptime në mendjet e tyre; e megjithatë, nuk janë të vetëdijshëm për këtë.
Ky koncept është shumë i rëndësishëm sepse ai gërryen themelet e filozofisë materialiste që mohon ekzistencën e Allahut dhe bën që ajo të rrënohet. Kjo është arsyeja pse materialistët si Marksi, Engelsi dhe Lenini ndienë panik, u xhindosën dhe paralajmëruan pasuesit e tyre "që të mos mendojnë" për këtë ide kur t'ju thuhet për të. Këta njerëz janë aq të mangët mentalisht sa që ata nuk mund të kuptojnë madje edhe se perceptimet formohen përbrenda trurit. Ata supozojnë se bota që ata shikojnë në trurin e tyre është "bota e jashtme" dhe nuk mund të kuptojnë dëshminë e qartë për të kundërtën.
Kjo mosdije është rrjedhojë e mençurisë së pakët që Allahu u ka dhënë mosbesimtarëve. Siç thot Allahu në Kur'an, mosbesimtarët "Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, sy me të cilët nuk shohin dhe veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, sepse ata janë të pavëmendshëm (ndaj paralajmërimit)."(Sure A'raf: 179)
Mund të bëni kërkime përtej kësaj pike duke përdorur fuqinë e të arsyetuarit tuaj personal. Për këtë, duhet të përqendroheni, t'ia përkushtoni vëmendjen tuaj dhe të mendoni mbi mënyrën se si i shihni objektet përreth jush dhe mënyrën se si e ndjeni prekjen e tyre. Nëse mendoni me kujdes, do të mund të ndjeni se qenia inteligjente që sheh, dëgjon, prek, mendon dhe lexon këtë libër në këtë moment është vetëm një shpirt dhe vështron perceptimet e quajtura "materie" në një ekran. Personi i cili e kupton këtë konsiderohet të jetë larguar nga sfera e botës materiale që mashtron pjesën më të madhe të njerëzimit dhe të ketë hyrë në sferën e ekzistencës së vërtetë.
Ky realitet është kuptuar nga një numër i teistëve apo filozofëve gjatë historisë. Intelektualët Islamik si Imam Rabbani, Muhyiddin Ibn al-'Arabi dhe Mevlana Jami e kuptuan këtë prej shenjave të Kur'anit dhe duke përdorur arsyen e tyre. Disa filozofë perëndimor si Xhorxh Berkli kanë kuptuar realitetin e njëjtë përmes arsyes. Imam Rabbani shkruajti në Maktubat-in (Veprat/Punimet) e tij se e tërë gjithësia materiale është një "iluzion dhe supozim (perceptim)" dhe se e vetmja qenie absolute është Allahu:
Allah… Substanca e këtyre qenieve të cilat Ai i krijoi nuk është tjetër pos mosqenie… Ai i krijoi të gjitha në sferën e shqisave dhe iluzioneve… Ekzistenca e gjithësisë është në sferën e shqisave dhe iluzioneve dhe nuk është materiale… Në të vërtetë, nuk ekziston asgjë jashtë përveç Qenies së Madhërueshme (E Cila është Allahu).78
Imam Rabbani në mënyrë të qartë deklaron se të gjitha përfytyrimet që i paraqiten njeriut janë vetëm iluzione dhe se ato nuk kanë origjinalet e tyre "jashtë".
Ky cikël i imagjinuar paraqitet në imagjinatë. Shihet në shkallën në të cilën paraqitet, mirëpo, me syrin e mendjes. Jashtë, duket sikurse shihet me syrin e kokës. Megjithatë, nuk është kështu. Nuk ka as një përcaktim dhe as një gjurmë jashtë. Nuk ka ndonjë rrethanë për të parë. Madje edhe fytyra e një personi e reflektuar në një pasqyrë është e njëjtë. Nuk ka ndonjë qëndrueshmëri jashtë. Padyshim, si qëndrueshmëria ashtu edhe përfytyrimi janë në IMAGJINATË. Allahu e di më së miri.79
Mevlana Jami deklaron të njëjtin fakt, të cilin ai e zbuloi duke ndjekur shenjat e Kur'anit dhe duke përdorur mençurinë e tij: "Çfarëdo që ekziston në gjithësi është shqisat dhe iluzionet. Ato janë ose si reflektimet në pasqyrë ose hije".
Mirëpo, numri i atyre të cilët e kanë kuptuar këtë fakt gjatë historisë ka qenë gjithnjë i kufizuar. Dijetarë të mëdhenjë si Imam Rabbani kanë shkruar se mund të mos ishte një gjë e mençur/e urtë që masave t'ju tregohet ky fakt sepse shumica e njerëzve nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë.
Në kohën në të cilën jetojmë, kjo është bërë një fakt empirik me anë të dëshmive të paraqitura nga shkenca. Fakti se gjithësia është një qenie hije përshkruhet në një mënyrë aq konkrete, të qartë dhe të saktë për herë të parë në histori.
Për këtë arsye, shekulli i 21të do të jetë një pikë kthese kur njerëzit në përgjithësi do t'i kuptojnë realitetet hyjnore dhe do të drejtohen në turma tek Allahu, Qenia e vetme Absolute. Besimet materialiste të shekullit 19të do të dërgohen në grumbujt e mbeturinave të historisë, qenia dhe të krijuarit e Allahut do të kuptohen, pafundësia dhe amshueshmëria do të kuptohen, njerëzimi do të lirohet prej vellove qindvjeçare, mashtrimeve dhe paragjykimeve që e hutojnë atë.
Nuk është e mundshme që kjo rrjedhë e pashmangshme të ndalohet nga çfarëdo qenie hije.
63. Frederick Vester, Denken, Lernen, Vergessen, vga, 1978, p.6
64. George Politzer, Principes Fondamentaux de Philosophie, Editions Sociales, Paris, 1954, pp.38-39-44
65. R.L.Gregory, Eye and Brain: the Psychology of Seeing, Oxford University Press Inc., New York, 1990, p.9
66. Lincoln Barnett, the Universe and Dr.Einstein, William Sloane Associate, New York, 1948, p.20
67. Orhan Hançerlioglu, Düsünce Tarihi (The History of Thought), Istanbul: Remzi Bookstore, 6.ed., September, 1995, p.447
68. George Berkeley, A Treatise Concerning the Principles of Human Knowledge", 1710, Works of George Berkeley, vol. I, ed. A. Fraser, Oxford, 1871
69. Bertrand Russell, ABC of Relativity, George Allen and Unwin, London, 1964, pp.161-162
70. R.L.Gregory, Eye and Brain: the Psychology of Seeing, Oxford University Press Inc. New York, 1990, p.9
71. Ken Wilber, the Holographic Paradigm and Other Paradoxes, p.20
72. George Politzer, Principes Fondamentaux de Philosophie, Editions Sociales, Paris 1954, p.53
73. Orhan Hançerlioglu, Düsünce Tarihi (The History of Thought), Istanbul: Remzi Bookstore, 6.ed., September, 1995, p.261
74. George Politzer, Principes Fondamentaux de Philosophie, Editions Sociales, Paris 1954, p.65
75. David Hume, A Treatise of Human Nature, Book I, Section IV: of Personal Identity
76. Rennan Pekünlü, "Aldatmacanin Evrimsizligi", (Non-Evolution of Deceit) Bilim ve Ütopya, December, 1998, (V.I.Lenin, Materialism and Empirio-criticism, Progress Publishers, Moscow, 1970, pp.334-335)
77. Alaettin Senel, "Evrim Aldatmacasi mi?, Devrin Aldatmacasi mi?", (Evolution Deceit or Deceit of the Epoch?) Bilim ve Ütopya, December 1998
78. Imam Rabbani Hz. Mektuplari (Letters of Rabbani), Vol.II, 357. Letter, p.163
79. Imam Rabbani Hz. Mektuplari (Letters of Rabbani), Vol.II, 470. Letter, p.1432