Pjesa E Dytë:
Ata Që Nuk Janë Në Gjendje Të Shohin Faktin E Krijimit
Teoria e evolucionit është një filozofi dhe një kuptim i botës që prodhon hipoteza të rrejshme, supozime dhe skenare të imagjinuara në mënyrë për të shpjeguar ekzistencën dhe zanafillën e jetës me anë të rastësive. Rrënjët e kësaj filozofie shkojnë prapa deri në lashtësi dhe në Greqinë antike.
Të gjitha filozofitë ateiste që e mohojnë krijimin, drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë përqafojnë dhe mbrojnë idenë e evolucionit. E njëjta gjë vlen sot për të gjitha ideologjitë dhe sistemet që janë armiqësore ndaj fesë.
Nocioni i evolucionit është mbuluar me një maskë shkencore për një shekull e gjysmë të fundit në mënyrë që të arsyetoj vetveten. Edhepse e paraqitur si një teori e ashtuquajtur shkencore gjatë mesit të shekullit të 19të, teoria, përkundër përpjekjeve më të mira të përkrahësve të saj, nuk është vërtetuar gjer më tani me anë të asnjë zbulimi apo eksperimenti shkencor. Vërtet, "pikërisht shkenca" në të cilën mbështetet aq shumë teoria ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë vazhdimisht se teoria nuk ka vlerë në realitet.
Eksperimentet laboratorike dhe llogaritjet e probabilitetit e kanë bërë përfundimisht të qartë se amino acidet prej të cilave buron jeta nuk kanë mundur të formohen rastësisht. Qeliza, e cila kinse u shfaq rastësisht në gjendjen primitive dhe të pakontrolluar të tokës sipas evolucionistëve, ende nuk mund të sintetizohet madje edhe në laboratoret më të sofistikuara të teknologjisë më të përparuar të shekullit 20të. As edhe një "formë kalimtare"e vetme, krijesa të cilat supozohet të tregojnë evolucionin gradual të organizmave të përparuar prej atyre më primitiv siç pretendon teoria neo-Darviniste, kurrë nuk është gjetur askund në botë përkundër hulumtimeve më se të kujdesshme dhe të zgjatura në regjistrin e fosileve.
Duke u përpjekur të mbledhin dëshmi për evolucionin, evolucionistët padashje kanë dëshmuar me duart e tyre se evolucioni s'ka mundur të ndodhë fare!
Personi i cili fillimisht paraqiti teorinë e evolucionit, para së gjithash në formën në të cilën ajo mbrohet sot, ishte një biolog amater anglez i quajtur Çarlls Robert Darvin. Darvini së pari botoi idetë e tij në një libër të titulluar Origjina e Llojeve me anë të Seleksionimit Natyror në vitin 1859. Në librin e tij Darvini pretendon se të gjitha gjallesat kishin një stërgjysh të përbashkët dhe se ato evoluan prej njëra tjetrës me anë të seleksionimit natyror. Ato që më së miri iu përshtatën mjedisit ku jetonin bartën vetitë e tyre tek gjeneratat pasuese dhe me anë të akumulimit gjatë epokave/periudhave të gjata kohore, këto kualitete dobiprurëse shndërruan/transformuan individët në specie krejtësisht të ndryshme prej paraardhësve të tyre. Pra, qenia njerëzore ishte produkti më i zhvilluar/më i përparuar i mekanizmit të seleksionimit natyror. Me pak fjalë, zanafilla e një specie ishte një tjetër specie.
Çarlls Darvini |
Idetë e çuditshme të Darvinit u muarën dhe u promovuan nga qarqe të caktuara ideologjike dhe politike dhe teoria u bë shumë e famshme. Arsyeja kryesore ishte se niveli i njohurive të asaj kohe nuk ishte ende i mjaftueshëm për të nxjerr në shesh se skenaret e imagjinuara të Darvinit ishin të rrejshme. Kur Darvini paraqiti supozimet e tij, disiplinat e gjenetikës, mikrobiologjisë dhe biokimisë nuk ekzistonin ende. Po të kishin ekzistuar, Darvini do të kishte mundur të kuptonte me lehtësi se teoria e tij ishte krejtësisht joshkencore dhe prandaj s'do të kishte provuar të përparonte pohime aq të pakuptimta: informacioni që përcakton speciet tashmë ekziston në gjene dhe është e pamundur që seleksionimi natyror të krijojë specie të reja duke i ndryshuar gjenet.
Ndërsa ndjehej jehona e librit të Darvinit, një botanist austriak me emrin Gregor Mendel zbuloi ligjet e trashëgimisë në vitin 1865. Jo shumë i dëgjuar deri në fund të shekullit, zbulimi i Mendelit mori rëndësi të veçantë në fillimin e viteve 1900. Ky zbulim shënoi lindjen e shkencës së gjenetikës. Më pas, u zbulua struktura e gjeneve dhe kromozomeve. Zbulimi, në vitin 1950, i ADN-së, e cila mban informacionin e koduar gjenetik e vuri teorinë e evolucionit në një krizë të thellë, sepse origjina e sasisë së pafund të informacionit në ADN assesi nuk mund të shpjegohej me anë të ndodhive të rastësishme.
Përkundër gjithë këtyre zhvillimeve shkencore, asnjë formë kalimtare, të cilat supozohej të shfaqnin evolucionin gradual të organizmave të gjallë prej specieve primitive tek ato të përparuara, nuk janë gjetur kurrë përkundër hulumtimeve të gjata.
Këto zhvillime është dashur që të rezultojnë me hudhjen e teorisë së Darëinit në shportën e plehërave të historisë. Megjithatë, kjo nuk ndodhi, meqë qarqe të caktuara insistuan në rishikimin, ripërtëritjen dhe ringritjen në nivele "shkencore" të kësaj teorie. Këto përpjekje marrin kuptim vetëm nëqoftëse kuptojmë se pas teorisë së evolucionit nuk shtrihen mendime korrekte shkencore, por qëllime ideologjike.
Megjithatë, disa qarqe që besonin në domosdoshmërinë e mbështetjes së një teorie që kishte arritur në një rrugë pa krye së shpejti ngritën një model të ri. Emri i këtij modeli të ri ishte neo-Darvinizmi. Sipas kësaj teorie, speciet evoluan si rezultat i mutacioneve, ndryshimeve të vogla në gjenet e tyre dhe ato që ishin më të afta mbijetuan përmes mekanizmit të seleksionimit natyror. Mirëpo, kur u vërtetua se mekanizmat e propozuar nga neo-Darvinizmi ishin të pavlefshme dhe se ndryshimet e vogla nuk mjaftonin për formimin e qenieve të gjalla, evolucionistët vazhduan të kërkonin modele të reja. Ata dolën me një pretendim të ri të quajtur "barazpesha e ndërprerë" e cila nuk ka mbështetje mbi asnjë bazë shkencore apo racionale. Sipas këtij modeli qeniet e gjalla papritmas evoluan në një specie tjetër pa ndonjë formë kalimtare. Me fjalë të tjera, speciet pa "paraardhës" evolutiv u shfaqën papritmas. Ata u munduan ta mbulojnë këtë me skenare të pakapshme. Për shembull, ata thanë se zogu i parë në histori ka mundur papritmas në mënyrë të pashpjegueshme të ketë dalur prej vezës së një reptili. Sipas teorisë së njëjtë kafshët mishngrënëse të tokës kanë mundur të shndërrohen në balena gjigante, që i janë nënshtruar një transformimi të befasishëm dhe gjithëpërfshirës.
Këto pohime, që në tërësi bien në kundërshtim me të gjitha rregullat e gjenetikës, biofizikës dhe biokimisë janë poaq shkencore sa edhe përrallat e bretkocave që shndërrohen në princa! Sidoqoftë, duke qenë në një gjendje të dëshpëruar për krizën në të cilën ndodhej pohimi neo-Darvinist, disa paleontologë evolucionist përqafuan këtë teori, e cila dallohet si edhe më e çuditshme se vet neo-Darvinizmi.
I vetmi qëllim i këtij modeli ishte që të ofronte një shpjegim për boshllëqet në të dhënat fosile/regjistrin e fosileve që modeli neo-Darvinist nuk mund ta shpjegonte. Megjithatë, nuk është aq e logjikshme të shpjegohet boshllëku në regjistrin e fosileve të evolucionit të zogjëve me një pretendim se "një zog papritmas doli nga një vezë e zvarranikut", sepse, me vet pranimin e evolucionistëve, evolucioni i një specie në një tjetër kërkon një ndryshim të madh dhe të favorshëm në informacionin gjenetik. Mirëpo, asnjë mutacion çfarëdoqoftë nuk përmirëson informacionin gjenetik apo të shtoj informacion të ri në të. Mutacionet vetëm çrregullojnë informacionin gjenetik. Pra, "mutacionet e mëdha" të imagjinuara nga modeli i barazpeshës së ndërprerë, do të mund të shkaktonte vetëm degradime dhe dëmtime "të mëdha" në informacionin gjenetik.
Teoria e barazpeshës së ndërprerë ishte qartë vetëm një produkt i imagjinatës. Përkundër kësaj të vërtetë të qartë, mbrojtëist e evolucionit nuk ngurruan të nderojnë këtë teori. Fakti se modeli i evolucionit i propozuar prej Darvinit nuk mund të vërtetohej nga të dhënat fosile i shtyri ata që të veprojnë kështu. Darvini pohonte se speciet iu nënshtruan një ndryshimi gradual, i cili kishte nevojë për ekzistencën e monstrumëve gjysëm-zog/gjysëm-zvarranik dhe gjysëm-peshk/gjysëm-zvarranik. Mirëpo, as edhe një prej këtyre "formave kalimtare" nuk është gjetur përkundër studimeve gjithëpërfshirëse të evolucionistëve dhe qindra dhe mijëra fosileve që u zhvarrosën.
Evolucionistët u kapën pas modelit të barazpeshës së ndërprerë me shpresë që të fshehin këtë dështim të madh të fosileve. Siç kemi theksuar më parë, ishte shumë e qartë se kjo teori është një fantazi, kështuqë ajo shumë shpejt e konsumoi vetveten. Modeli i barazpeshës së ndërprerë kurrë nuk u paraqit si model i qëndrueshëm, por më tepër u përdor si një shpëtim në rastet që hapur nuk i përshtateshin modelit të evolucionit gradual. Pasiqë evolucionistët sot e kuptojnë se organet komplekse si sytë, krahët, mushkëritë, truri dhe të tjera në mënyrë të qartë hedhin poshtë modelin e evolucionit gradual, në këto pika të veçanta ata janë të detyruar të strehohen në interpretimet fantastike të modelit të barazpeshës së ndërprerë.
Sipas teorisë së evolucionit, evolucioni i një specie në një specie tjetër ndodhë gradualisht, hap pas hapi gjatë miliona vjetëve. Përfundimi logjik i nxjerrur prej një pretendimi të tillë është se organizma të gjallë monstruoz të quajtur "forma kalimtare" duhet të kenë jetuar gjatë këtyre periudha të transformimit. Pasiqë evolucionistët supozojnë se të gjitha gjallesat evoluan prej njëra tjetrës hap pas hapi, numri dhe llojllojshmëria e këtyre formave kalimtare do të duhej të ketë qenë me miliona.
Po të kishin jetuar me të vërtetë krijesa të tilla, atëherë ne do të duhej të shihnim eshtrat e tyre gjithkund. Në të vërtetë, poqese kjo tezë është e saktë, numri i formave të ndërmjetme kalimtare duhet të jetë madje edhe më i madh se numri i specieve të kafshëve të gjalla sot dhe eshtrat e tyre të fosilizuar do të duhej të ishin në mbarë botën në sasi të mëdha.
Prej Darvinit, evolucionistët kanë hulumtuar fosilet dhe rezultati për ta ka qenë një zhgënjim dërrmues. Askund në botë – as në tokë e as në thellësitë e detit – nuk është zbuluar asnjëherë asnjë formë e ndërmjetme kalimtare në mes të dy specieve.
Vet Darvini ishte plotësisht i vetëdijshëm për mungesën e formave të tilla kalimtare. Shpresa më e madhe e tij ishte që ato do të gjindeshin në të ardhmën. Përkundër shpresës së tij, ai e vërejti se pengesa më e madhe për teorinë e tij ishin format kalimtare që mungonin. Për këtë arsye, në librin e tij Zanafilla e Specieve, ai shkruajti:
Pse, nëse speciet kanë rrjedhur prej specieve tjera me anë të ndryshimeve graduale delikate, nuk shohim gjithandej forma të panumërta kalimtare? Pse nuk është e gjithë natyra e parregullt, në vend se speciet të jenë, siç i shohim mirë të përcaktuara? …Por, pasiqë sipas kësaj teorie forma të panumërta kalimtare duhet të kenë ekzistuar, pse nuk i gjejme të futura/ngulitura në numër të madh në korën e tokës? …Në regjionin e ndërmjetëm, duke pasur kushte të ndërmjetme të jetës, pse nuk gjejmë lloje të ndërmjetme që kanë lidhje të drejtpërdrejt me njëra tjetrën? Kjo vështirësi më ka hutuar plotësisht për një kohë të gjatë.39
Darvini kishte të drejtë të shqetësohej. Ky problem shqetësonte edhe evolucionistët e tjerë poashtu. Një paleontolog i famshëm britanik, Derek V. Ager, pranon këtë fakt të sikletshëm:
Argumenti që shfaqet poqese ekzaminojmë të dhënat fosile në hollësi, qoftë në nivel të rendeve apo të specieve, zbulojmë – pandërprerë – jo një evolucion gradual, por një eksplodim të papritur të një grupi në llogari të tjetrit. 40
Boshllëqet në të dhënat fosile nuk mund të sqarohen me anë të të menduarit sipas dëshirës se një numër i pamjaftueshëm i fosileve është zhvarrosur dhe se këto fosile që mungojnë një ditë do të gjinden. Një paleontolog evolucionist tjetër, T. Neville George, shpjegon këtë mënyrë të gjykuarit:
Nuk ka nevojë më të kërkohet falje për varfërinë e të dhënave fosile. Në një mënyrë, është bërë gadi pamenaxhueshëm e pasur dhe zbulimi është duke lënë prapa integrimin… Të dhënat fosile megjithashtë vazhdojnë të përbëhen kryesisht prej boshllëqeve.41
Teoria e evolucionit pohon se speciet evoluojnë vazhdimisht në specie tjera. Megjithatë, kur i krahasojmë qeniet e gjalla me fosilet e tyre, shohim se ato kanë mbetur të pandryshuara me miliona vite. | |
Një fosil 320 milion vjeçar i kacabusë (majtas) | Një fosil 360 milion vjeçar i trilobitit (poshtë). |
Kur shqyrtohen shtresat gjeologjike tokësore dhe të dhënat fosile, duket se organizmat e gjallë u shfaqën njëkohësisht. Shtresa më e vjetër tokësore në të cilën janë gjetur fosile është ajo e Kambrianit, e cila ka një moshë 530-520 milionë vjeçare.
Gjallesat e gjetura në shtresat që i përkasin periudhës Kambriane shfaqen në të dhënat fosile të gjitha papritur; nuk gjenden paraardhës që të kenë ekzistuar më parë. Fosilet e gjetura në shkëmbinjtë Kambrianë janë fosile kërminjsh, trilobitesh, sfungjerësh, krimbash toke, meduzash, iriqësh deti dhe jovertebrorësh të tjerë. Ky mozaik i larmishëm i organizmave të gjallë i përbërë prej një numri kaq të madh qeniesh komplekse është shfaqur kaq papritur, saqë është quajtur në literaturën gjeologjike "Shpërthimi i Kambrianit".
Shumica e formave të jetës të zbuluara në këtë shtresë kanë sisteme të ndërlikuara si sy, apo sisteme qarkullimi dhe struktura fiziologjike të avancuara si velëzat, dhe kështu me rradhë. Nuk ka gjurmë në të dhënat fosile për të treguar se këta organizma nuk kishin ndonjë paraardhës. Riçard Monasterski, botuesi i revistës "Earth Sciences (Shkencat Tokësore)", thotë për shfaqjen e papritur të gjallesave:
Pesëqind milionë vjet më parë u shfaqën papritur format komplekse të kafshëve që ne shikojmë sot. Ky moment, tamam në fillim të periudhës Kambriane, 550 milionë vjet më parë, shënon shpërthimin evolutiv që mbushi detet me krijesat e para komplekse të botës. Një numër i madh i kafshëve të sotme ka qenë i pranishëm që në Kambrianin e hershëm dhe ato ishin të ndara mirë nga njëra-tjetra, ashtu siç janë sot.42
Dëshmitë më të dashura të evolucionit janë vërtetohen si të pavlefshme Fosili i një Arkeopteriksi njëqind e tridhjetë e pesë milion vjet i vjetër, pasardhësit të supozuar të zogjëve/shpezëve, i cili thuhet se ka evoluar prej dinosaurëve (majtas). Hulumtimet e bëra në këto fosile kanë treguar, përkundrazi, se ky është një shpend i zhdukur që njehërë kishte fluturuar por që më vonë e kishte humbur këtë aftësi. Një fosil i peshkut Koelakant katërqind e dhjetë milionë vjet i vjetër (poshtë). Evolucionistët pohonin se ishte forma kalimtare që vërtetonte kalimin e këtij peshku nga uji në tokë. Fakti se më shumë se dyzet mostra të gjalla të këtij peshku janë zënë në pesëdhjetë vitet e fundit zbulon se ky është akoma një peshk plotësisht i zakonshëm dhe se ai ende jeton. |
Duke mos qenë në gjendje të gjejnë përgjigjet në pyetjen se si ndodhi që ky numër i madh i llojeve të ndryshme të kafshëve të vërshoi në tokë krejt papritur, evolucionistët parashtrojnë një periudhë imagjinare prej 20 milionë vjetësh para Periudhës Kambriane për të shpjeguar se si zuri fill jeta dhe "ndodhi e panjohura". Kjo periudhë është quajtur "boshllëku evolutiv". Asnjë dëshmi për këtë nuk është gjetur kurrë dhe koncepti është ende i mjegullt dhe i padefinuar madje edhe në ditët tona.
Në vitin 1984, jovertebrorë kompleks të panumërt u zhvarrosën në Çengjiang, i vendosur në platonë qendrore të Junanit në malësinë e Kinës jugperëndimore. Në mesin e tyre ishin trilobitet, tani të zhdukura, por aspak më jokomplekse se çfarëdo pakurrizori/jovertebrori i kohës së sotme.
Paleo-antropologu evolucionist suedez, Stefan Bengston, e përshkruan këtë si më poshtë:
Nëse çfarëdo ngjarje në historinë e jetës ngjason me mitet e krijimit të njeriut, është ky shumëfishim i jetës në det kur organizmat shumëqelizore mbisunduan si aktorë dominant në ekologji dhe evolucion. Hutuese (dhe shqetësuese) për Darvinin, kjo ndodhi akoma na huton.43
Shfaqja e papritur/e përnjëhershme e këtyre gjallesave komplekse pa paraardhës nuk është më pak hutuese (dhe shqetësuese) për evolucionistët sot se sa që ishte për Darvinin 135 vjet më parë. Për gadi një shekull e gjysmë ata nuk kanë bërë asnjë hap matanë pikës që e vuri Darvinin në pozitë të pavolitshme.
Siç mund të shihet, të dhënat fosile tregojnë se gjallesat nuk evoluan nga forma primitive tek ato më të avancuara, por ato u shfaqën të gjitha njëherësh dhe në një gjendje të përsosur.
Mungesa e formave kalimtare nuk është veçori e periudhës Kambriane. As edhe një formë e vetme kalimtare që të vërtetonte "përparimin" e supozuar evolutiv të kurrizorëve – prej peshqve deri te amfibiet, zvarranikët, zogjët dhe gjitharët – nuk është gjetur kurrë. Çdo gjallesë shfaqet përnjeherë dhe në formën e saj ekzistuese, të përkryer dhe të plotë, në të dhënat fosile.
Me fjalë të tjera, gjallesat nuk erdhën në ekzistencë nga evolucioni. Ato u krijuan.
Të dhënat fosile janë burimi kryesor për ata të cilët kërkojnë prova për teorinë e evolucionit. Kur të shqyrtohet në mënyrë të kujdesshme dhe pa paragjykim, të dhënat fosile hedhin poshtë teorinë e evolucionit para se ta mbështesin atë. Megjithatë, interpretimet çorientuese të fosileve nga evolucionistët dhe paraqitja e tyre e paragjykuar në opinion kanë lënë përshtypjen tek shumë njerëz se të dhënat fosile në të vërtetë e mbështesin teorinë e evolucionit.
| |
Duke u ndeshur vazhdimisht në krijesa gjysëm-njeri gjysëm-majmun të vizatuara me mjeshtëri në libra apo botime tjera, publiku bindet se njeriu evoluoi prej majmunit apo prej ndonjë krijese të ngjashme. Mirëpo, këto vizatime janë fund e krye falsifikime. |
Ndjeshmëria e disa gjetjeve në të dhënat fosile ndaj gjithfarë interpretimesh është ajo që më së miri u shërben qëllimeve të evolucionistëve. Fosilet e zhvarrosura në të shumtën e kohës nuk janë të kënaqshme për identifikim të besueshëm. Ato zakonisht përbëhen prej fragmenteve të shpërndarë dhe jo të plota të eshtrave. Për këtë arsye është shumë lehtë të shtrembërohen të dhënat e disponueshme dhe të përdorën sipas dëshirës. Nuk çudit pse rikonstruktimet (vizatimet dhe modelet) e bëra prej evolucionistëve të bazuara në mbeturina të tilla të fosileve përgaditen në mënyrë krejtësisht spekulative për të vërtetuar tezat e evolucionit. Pasiqë njerëzit ndikohen pa vështirësi me anë të informacionit vizual, këto modele të rikonstruktuara imagjinare përdoren për t'i bindur ata se krijesat e rikonstruktuara kanë ekzistuar me të vërtetë në të kaluarën.
Hulumtuesit evolucionist vizatojnë krijesa të imagjinuara të ngjashme me njeriun, duke u nisur zakonisht prej një dhëmbi të vetëm, ose një fragment/copëz të nofullës së poshtme apo të krahut dhe ia paraqesin ato opinionit në një mënyrë senzacionale, sikurse të ishin ato hallka në evolucionin njerëzor. Këto vizatime kanë luajtur një rol të madh në vendosjen e imazhit të "njerëzve primitiv" në mendjet e shumë njerëzve.
Këto studime të bazuara në mbeturinat e eshtrave munden vetëm të zbulojnë karakteristikat e përgjithshme të krijesës në fjalë. Elementet dalluese janë të pranishme në indet e buta të cilat zhduken shpejt me kalimin e kohës. Me interpretimin spekulativ të indeve të buta, gjithçka bëhet e mundshme përbrenda kufijve të imagjinatës të regjisorit/prodhuesit të rikonstruktimit. Earnst A. Hooten prej Universitetit të Harvardit shpjegon këtë situatë kështu:
Të përpiqesh të restaurosh pjesët e buta është një ndërmarrje edhe më e rrezikshme. Buzët, sytë, veshët dhe maja e hundës nuk japin kurrfarë të dhëna për pjesët kockore që ndodhen nën to. Me një lehtësi të njëjtë mund të modeloni në kafkën e një Neandertali tiparet e një shimpanze apo vijat e një filozofi. Këto restaurime të supozuara të tipeve të lashta të njeriut kanë një vlerë shumë të vogël apo kurrfarë vlere shkencore dhe munden vetëm të çorientojnë publikun… Pra mos i besoni rikonstruktimet 6 o attempt to restore the soft parts is an even more hazardous undertaking. the lips, the eyes, the ears, and the nasal tip leave no clues on the underlying bony parts. You can with equal facility model on a Neanderthaloid skull the features of a chimpanzee or the lineaments of a philosopher. These alleged restorations of ancient types of man have very little if any scientific value and are likely only to mislead the public… So put not your trust in reconstructions.44
Të paaftë për të gjetur dëshmi të vlefshme në të dhënat fosile për teorinë e evolucionit, disa evolucionistë kanë provuar të fabrikojnë dëshmitë e tyre. Këto përpjekje, të cila janë përfshirë madje edhe në enciklopedi nën titullin "falsifikimet e evolucionit", janë treguesi më I efektshëm se teoria e evolucionit është një ideologji dhe filozofi që evolucionistët janë të vendosur ta mbrojnë me çdo kusht. Dy prej këtyre falsifikimeve më skandaloze dhe më famëkeqe janë përshkruar më poshtë.
False fossil: Piltdown Man |
Një doktor i njohur dhe një paleo-antropolog i shquar, Charles Daëson, deklaroi në 1912 se kishte gjetur një kockë nofulle dhe një fragment kafke në një gropë, në Piltdaun, Angli. Megjithëse kocka e nofullës anonte më shumë nga ajo e majmunit, ndërsa dhëmbët dhe kafka ishin si ato të njeriut, këto mostra të menduara si 500 mijë vjeçare u etiketuan me emrin "Njeriu i Piltdaunit" dhe u paraqitën në disa muze si prova absolute të evolucionit të njeriut. Për më shumë se 40 vjet, shumë artikuj shkencorë u shkruan për "Njeriun e Piltdaunit" si dhe u bënë shumë interpretime dhe piktura, kurse fosilet paraqiteshin si një argument i rëndësishëm i evolucionit të njeriut.
Në vitin 1949, shkencëtarët e ekzaminuan fosilin edhe njëherë dhe erdhën në përfundim se "fosili" ishte një falsifikim I qëllimshëm që përbëhej prej një kafke njeriu dhe kockës së nofullës së një organgutangu.
Duke përdorur metodën e fluorit për të përcaktuar vjetërsinë, hulumtuesit zbuluan se kafka ishte vetëm disa mijëra vjeçare e vjetër. Dhëmbët në kockën e nofullës të cilat i përkisnin një orangutangu ishin të vendosura artificialisht në të dhe veglat "primitive" të zbuluara së bashku me fosilet ishin thjesht falsifikime të vrazhda të mprehura me pajisje hekuri. Ky falsifikim u bë publik në vitin 1953 në analizën e hollësishme të bërë nga Oakley, Veiner dhe Clark. Kafka i përkiste një njeriu 500 vjeçar, ndërsa kocka e nofullës i përkiste një majmuni të ngordhur pak kohë më parë! Dhëmbët ishin rregulluar më vonë dhe i ishin shtuar nofullës dhe bashkimet ishin bërë në atë mënyrë që të dukeshin si ato të njeriut. Pastaj të gjitha pjesët ishin veshur me dikromat potasiumi për t'i dhënë një pamje të vjetër. (Kjo veshje u zhduk kur ato u zhytën në acid.) Le Gros Klark, i cili bënte pjesë në grupin që nxori në shesh mashtrimin, nuk mundi ta fshehë habinë e tij për këtë situatë dhe tha:
Provat e gërvishtjeve artificiale binin menjëherë në sy. Në të vërtetë ato dukeshin kaq qartë saqë çdokush mund të pyesë: Si është e mundur që kjo t'i shpëtonte vëzhgimeve të mëparshme? 45
Në vitin 1922, Henry Fairfield Osborn, menaxheri i Muzeut Amerikan të Historisë së Natyrës deklaroi se kishte zbuluar në Nebraskën perëndimore fosilin e një dhëmballe, e cila i përkiste periudhës së Pliocenit. Për këtë dhëmb u pohua se kishte karakteristikat e atij të njeriut dhe majmunit. Argumentimet shkencore filluan dhe sipas disa interpretimeve ky dhëmb i përkiste Pitekantropus Erektus, ndërsa sipas disa të tjerëve ky dhëmb ishte më afër njerëzve. Fosili që ngriti një debat të zjarrtë, u quajt "Njeriu i Nebraskës". Atij iu dha menjëherë një emër shkencor: Hesperopitekus Haroldkuki.
Shumë autoritete e mbështetën Osbornin. Duke u bazuar në këtë dhëmb të vetëm, u bë rindërtimi i kokës dhe trupit të Njeriut të Nebraskës. Për më tepër, Njeriu i Nebraskës madje u vizatua si një familje e tërë.
Në vitin 1927 u gjetën poashtu edhe pjesë të tjera të skeletit. Sipas këtyre copave të zbuluara së fundi, dhëmbi nuk i përkiste as një njeriu e as një majmuni. U zbulua se ai i përkiste një specie të zhdukur derri të egër amerikan të quajtur Prostenops.
|
Fotoja më lartë është vizatuar duke u bazuar në një dhëmb të vetëm dhe u botua në “Illustrated London News (Lajmet e ilustruara të Londrës)” më 24 Korrik 1922. Megjithatë, evolucionistët ishin jashtëzakonisht të zhgënjyer kur u zbulua se ky dhëmb nuk i takonte as një krijese të ngjashme me majmunë dhe as një njeriu, por një specie të zhdukur të derrit. |
Sipas pohimeve të teorisë së evolucionit, njerëzit dhe majmunët e kohës sonë kanë paraardhës të përbashkët. Këto krijesa evoluan në kohë dhe disa prej tyre u bënë majmunët e sotëm, ndërsa grupi tjetër që ndjeki një vijë tjetër të evolucionit u bënë njerëzit e sotëm.
Evolucionistët I thërrasin të ashtuquajturit paraardhës të parë të përbashkët të njerëzve dhe majmunëve "Australopitekus" që don të thot "majmuni i Afrikës së jugut". Australopitekët, që nuk janë gjë tjetër veçse një specie e vjetër majmunësh të zhdukur, kanë ekzistuar në disa lloje. Disa kanë pasur struktura të ndërtuara mirë, ndërsa disa të tjerë kanë qenë të vegjël dhe me shtat të hollë. Evolucionistët e klasifikojnë fazën tjetër të evolucionit të njeriut si "homo", "njeri". Sipas evolucionistëve gjallesat në serinë "homo" janë më të zhvilluara se Australopiteku dhe jo shumë të ndryshëm nga njeriu modern. Njeriu i sotëm, Homo Sapiens, thuhet se ka formuar fazën e fundit të këtij evolucioni.
Çështja qëndron në faktin se qeniet e quajtura Australopitekus në këtë skenar të imagjinuar të fabrikuar prej evolucionistëve janë në të vërtetë majmunë që u zhdukën dhe qeniet në rendin Homo janë pjesëtarë të racave të ndryshme njerëzore që jetuan në të kaluarën dhe pastaj u zhdukën. Evolucionistët ujdisën fosile të ndryshme majmunësh dhe njerëzish në një renditje prej më të voglit gjer tek më i madhi në mënyrë që të formojnë një tablo të "evolucionit njerëzor". Hulumtimet, megjithatë, kanë treguar se këto fosile assesi nuk nënkuptojnë një proces evolutiv dhe disa prej këtyre paraardhësve të supozuar të njeriut ishin majmunë të vërtetë ndërsa disa prej tyre ishin njerëz të vërtetë.
Tani le t'i hedhim një vështrim Australopitekut, i cili përfaqëson shkallën e parë të skemës së evolucionit njerëzore për evolucionistët.
Evolucionistët pohojnë se Australopitekët janë paraardhësit më primitiv të njeriut bashkëkohor. Këta janë një specie e vjetër me një strukturë të kokës dhe kafkës të ngjashme me atë të majmunëve të sotëm, mirëpo me një kapacitet më të vogël të kafkës. Sipas pretendimeve të evolucionistëve, këto krijesa kanë një veti të rëndësishme që dëshmon se ata janë stërgjyshët e njerëzve: bipedalizmin/dykëmbësinë.
Lëvizjet e majmunëve dhe njerëzve janë krejtësisht të ndryshme. Qeniet njerëzore janë krijesat e vetme të gjalla që lëvizin lirshëm në dy kembë. Disa kafshë kanë aftësi të kufizuar të lëvizjes në këtë mënyrë, por ato kanë skelete të kërrusura.
Sipas evolucionistëve, këto gjallesa të quajtura Australopitekë kishin aftësi të ecin duke e mbajtur trupin të kërrusur më tepër se duke mbajtur trupin drejtë si qeniet njerëzore. Madje edhe kjo ecje e kufizuar në dy këmbë mjaftonte për t'i inkurajuar evolucionistët t'i konsideronin këto krijesa sikurse ato të ishin stërgjyshërit e njeriut.
Megjithatë, dëshmia e parë që hudhte poshtë supozimet e evolucionistëve se Australopitekët ishin dykëmbësh erdh prej vet evolucionistëve. Studimet e hollësishme të bëra në fosilet e Australopitekëve i shtynë madje evolucionistët të pranojnë se ato dukeshin "tejet" të ngjashme me ato të majmunëve.
Duke qenë se kishte bërë një hulumtim të hollësishëm anatomik në fosilet e Australopitekëve në mesin e viteve të 1970ta, Çarlls E. Oksnard e krahasoi strukturën skeletore të Australopitekëve me atë të orangutangëve modernë:
Një pjesë e rëndësishme e njohurisë së sotme tradicionale për evolucionin njerëzor mbështetet në studimet e dhëmbëve, nofullave dhe copëzave të kafkës së fosileve të australopitekëve. Këto të gjitha tregojnë se lidhja e ngusht e australopitekut me familjen njerëzore mund t'mos jetë e vërtetë. Të gjitha këto fosile dallojnë prej gorillave, shimpanzave dhe njerëzve. Të studiuar si një grup, australopiteku duket më shumë si orangutangu.46
Ajo që me të vërtetë i turpëroi evolucionistët ishte zbulimi se Australopiteku nuk kishte mundur të ecte në dy këmbë dhe me një mbajtje të kërrusur të trupit. Fizikisht do të ishte shumë e paefektshme për Australopitekusin, gjoja dykëmbësh por me një ecje të kërrusur, të lëvizte në atë mënyrë për shkak të kërkesave enorme të energjisë që do të kërkonte. Me anë të simulimeve kompjuterike të bëra në vitin 1996, paleo-antropologu anglez Robin Krompton demonstroi gjithashtu se një ecje e tillë "e përzier/e kombinuar" ishte e pamundshme. Krompton erdh deri te përfundimi vijues: një qenie e gjallë mund të ec ose drejtë ose me të katërtat. Një tip/lloj i ndërmjetëm i të ecurit nuk mund të mbahet për periudha të gjata për shkak të shpenzimit të skajshëm të energjisë. Kjo nënkupton se Australopitekusi nuk ka mundur të jetë të dyja, edhe dykëmbësh edhe të ketë një mbajtje të kërrusur të trupit.
Sipas të gjitha gjasave studimi më i rëndësishëm që provon se Australopitekusi nuk ka mundur të jetë dykëmbësh u bë në vitin 1994 nga hulumtuesi anatomist Fred Spur dhe ekipi i tij në Degën e Anatomisë së Njeriut dhe Biologjisë Qelizore të Universitetit të Liverpulit në Angli. Kjo ekipë bëri studime për dykëmbësinë e gjallesave të fosilizuara. Hulumtimi i tyre hetoi mekanizmin e barazpeshës së pavullnetshme të gjetur në kërmillin e veshit dhe zbulimet treguan bindshëm se Australopitekët nuk kanë mundur të jenë dykëmbësh. Kjo parandaloi çfarëdo pretendimi se Australopiteku ishte i ngjashëm me njeriun.
Hapi pasues në evolucionin e imagjinuar njerëzor është "Homo", domethënë, rendi njerëzor. Këto qenie të gjalla janë njerëz të cilët nuk ndryshojnë prej njerëzve bashkëkohor, mirëpo që kanë disa dallime racore. Duke dashur/u përpjekur që t'i zmadhojnë këto dallime, evolucionistët i paraqesin këta njerëz jo si një "racë" të njeriut bashkëkohor, por si një "specie" tjetër. Megjithatë, siç do të shohim së shpejti, njerëzit e rendit Homo nuk janë asgjë tjetër pos tipe të racave të zakonshme të njeriut.
Sipas skemës imagjinare të evolucionistëve, evolucioni imagjinar i brendshëm i species Homo është si vijon: Së pari Homo erektusi, pastaj Homo sapiens arkaik dhe Njeriu i Neandertalit, pastaj Njeriu i Kromanjonit dhe më në fund njeriu modern.
Përkundër pohimeve të evolucionistëve për të kundërtën, të gjitha "speciet" që i kemi numëruar më lartë nuk janë asgjë tjetër përveç qenie të vërteta njerëzore. Le ta shqyrtojmë së pari Homo erektusin, të cilit evolucionistët i referohen si specia më primitive e njeriut.
Dëshmia më mahnitëse që tregon se Homo erektusi nuk është një specie "primitive" është fosili i "Djaloshit të Turkanës", njërës prej mbetjeve më të vjetra të Homo erektusit. Llogaritet se ky fosil ishte i një djali 12 vjeçar, i cili do të ishte 1.83 cm i gjatë në adoleshencë. Struktura e drejtë e skeletit të këtij fosili nuk dallon prej asaj të njeriut modern. Struktura skeletore e tij e gjatë dhe e hollë është në përputhje të plotë me atë të njerëzve që jetojnë në zonat tropikale të kohës sonë. Ky fosil është njëra prej dëshmive më të rëndësishme se Homo erektusi është thjeshtë një mostër e racës bashkëkohore njerëzore. Paleontologu evolucionist Riçard Leakey e krahason Homo erektusin dhe njeriu modern si më poshtë:
Njeriu do të vërente dallime poashtu në formën e kafkës, në shkallën e daljes përpara të fytyrës, të trashësisë së vetullave dhe kështu me rradhë. Këto dallime me siguri se nuk janë aspak më të shprehura se ato që i shohim sot në mes të racave të ndara gjeografike të njerëzve modern. Ndryshimi i tillë biologjik lind kur popullatat janë gjeografikisht të ndara prej njëra tjetrës për periudha të konsiderueshme kohore.47
Leakey don të thot se dallimi në mes të Homo erektusit dhe neve nuk është më i madh se dallimi në mes të zezakëve dhe eskimezëve. Veçoritë e kafkës së Homo erektusit rezultuan nga mënyra e të ushqyerit të tyre dhe migrimit gjenetik dhe për shkak të mosasimilimit të tyre me raca tjera njerëzore për një periudha të gjatë kohore.
Një tjetër dëshmi e fuqishme se Homo erektusi nuk është një specie "primitive" është se fosilet e kësaj specieje të një moshe prej njëzet e shtatë mijë vjet dhe madje trembëdhjetë mijë vjet janë zhvarrosur. Sipas një artikulli të botuar në Time – që nuk është një botim periodik shkencor, por që megjithatë kishte një ndikim gjithëpërfshirës në botën e shkencës – fosilet e Homo erektusit të vjetra njëzet e shtatë mijë vjet u zbuluan në ishullin Java. Në moçalin Koë në Australi, fosile rreth trembëdhjetë mijë vjet të vjetra u zbuluan që mbanin karakteristika të Homo-Sapiens Homo Erektus. Të gjitha këto fosile tregojnë se Homo erektusi vazhdoi të jetojë deri në kohërat shumë të afërta me kohën tonë dhe nuk ishin asgjë tjetër përveçse një racë njerëzore që prej atëherë është varrosur në histori.
Homo Sapiensi Arkaik është paraardhësi i drejtpërdrejtë i njeriut bashkëkohor në skemën imagjinare të evolucionit. Në të vërtetë, evolucionistët nuk kanë shumë për të thënë për këta njerëz, pasiqë ekzistojnë vetëm dallime të vogla në mes tyre dhe njerëzve modern. Disa hulumtues madje thonë se përfaqësuesit e kësaj race ende jetojnë sot dhe i marrin si shembull Aborigjinët në Australi. Sikurse Homo sapiensët, Aborigjinët kanë gjithashtu vetulla të trasha të dala/të theksuara, një strukturë të nofullës të futur brenda dhe një vëllim pak më të vogël të kafkës. Për më tepër, zbulime të rëndësishme janë bërë që lënë të kuptohet se njerëz të tillë kishin jetuar në Hungari dhe në disa fshatra në Itali jo shumë kohë më parë.
Evolucionistët tregojnë me gisht nga fosilet njerëzore të zhvarrosura në luginën Neander të Holandës të cilat u emëruan Njeriu i Neandertalit. Shumë hulumtues bashkëkohor e përcaktojnë Njeriun e Neandertalit si një nën-specie të njeriut modern dhe e quajnë atë "Homo sapiens neandertalensis". Padyshim se kjo racë jetoi së bashku me njerëzit modern në të njëjtën kohë dhe në të njëjtat territore. Gjetjet provojnë se Neandertalet varrosnin të vdekurit e tyre, punonin instrumente muzikore dhe kishin afri kulturore me Homo sapiens sapiens që jetonin gjatë periudhës së njëjtë kohore. Kafkat dhe strukturat skeletore krejtësisht moderne të fosileve Neandertale nuk lënë hapësirë për çfarëdo spekulimi. Një autoritet i spikatur për këtë çështje, Erik Trinkhaus nga Universiteti i Nju Meksikos shkruan:
Krahasimet e detajuara të mbetjeve skeletore të Neandertalit me ato të njerëzve modern kanë treguar se nuk ekziston asgjë në anatominë e Neandertalit që do të tregonte në mënyrë bindëse aftësi inferiore lëvizëse, manipuluese, intelektuale apo gjuhësore në raport me ato të njerëzve modern.48
Në të vërtetë, Neandertalët kishin madje disa përparësi "evolutive" ndaj njerëzve modern. Kapaciteti i kafkës së Neandertalëve ishte më i madh se ai i njeriut modern dhe ata ishin më të fuqishëm dhe më muskuloz se që jemi ne. Trinkhaus shton: "Njëra prej veçorive më karakteristike të Neandertalëve është vëllimi tejet i madh i trupit të tyre dhe eshtrave të gjymtyrëve. Të gjithë eshtrat e ruajtur sugjerojnë një fuqi rrallëherë të realizuar nga njerëzit modern. Për më tepër, kjo fuqi jo vetëm që është e pranishme tek mashkujt e rritur, siç mund të supozojë njeriu, por është gjithashtu e dukshme tek femrat e rritura, adoleshentët dhe madje edhe fëmijët."
Thënë me saktësi, Neandertalët janë një racë e veçantë njerëzore që u asimilua me racat e tjera me kalimin e kohës.
Të gjithë këta faktorë tregojnë se skenari i "evolucionit njerëzor" i fabrikuar prej evolucionistëve është pjellë e imagjinatës së tyre dhe se njerëzit gjithmonë kanë qenë njerëz dhe majmunët majmunë.
Teoria e evolucionit thot se jeta filloi me një qelizë që u formua rastësisht në kushtet e atmosferës fillestare tokësore. Prandaj, le të ekzaminojmë përbërjen e qelizës me krahasime të thjeshta për të treguar se sa e paarsyeshme është t'i përshkruhet ekzistenca e qelizës – një strukturë e cila ende mban fshehtësinë e saj në shumë drejtime, madje edhe në kohën kur ne jemi gadi të shkelim në shekullin e 21të – dukurive natyrore dhe rastësive.
Me të gjitha sistemet e saj funksionuese, sistemet e komunikimit, transportit dhe menaxhimit, një qelizë nuk është më pak komplekse se cilido qytet. Përmban centrale elektrike që prodhojnë energjinë që shpenzohet nga qeliza, fabrikat që prodhojnë enzimet dhe hormonet e domosdoshme për jetën, një bazë të dhënash ku i tërë informacioni i nevojshëm për të gjitha produktet që duhet prodhuar regjistrohet, sisteme komplekse transportimi dhe tuba për mbartjen e materialeve të papërpunuara dhe produkteve nga një vend në tjetrin, laboratorë të avancuar dhe rafineri për zbërthimin e materialeve të papërpunuara në pjesë të dobishme, membranë të specializuar në kontrollimin e hyrjes dhe daljes së materialeve etj. Këto që përmendëm përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të këtij sistemi kompleks të habitshëm.
Dhe nuk është vetëm qeliza që nuk mund të prodhohet: formimi i një proteine të vetme, nën kushtet e natyrës, nga mijëra proteina komplekse që ndërtojnë qelizën, është i pamundur.
Proteinat janë molekula gjigande të përbëra prej njësive më të vogla të quajtura aminoacide, të cilat janë të rregulluara në një renditje të veçantë në sasi dhe struktura të veçanta. Këto molekula përbëjnë elementin bazë të një qelize të gjallë. Proteina më e thjeshtë përbëhet prej 50 aminoacidesh, por ka proteina që janë të përbëra nga mijëra aminoacide. Mungesa, shtimi apo zëvendësimi i qoftë një aminoacidi në qelizat e gjalla, duke qenë se secila ka një funksion të veçantë, bën që proteina të bëhet grumbull i padobishëm molekulare. E paaftë të provojë "formimin e rastësishëm" të amino acideve, teoria e evolucionit përmbyset në pikën e formimit të proteinave. Ne mund të provojmë lehtë, me llogaritje të thjeshta të probabilitetit që çdokush mund t'i kuptojë, se struktura funksionale e proteinave assesi nuk mund të ndodhë rastësisht.
Ekzistojnë njëzet amino acide të ndryshme. Poqese e marrim parasysh se një molekulë mesatare e proteinës përbëhet nga 288 aminoacide, këto mund të kombinohen në 10300 mënyra të ndryshme. Nga të gjitha këto kombinime vetëm një formon proteinën e kërkuar. Zinxhirët tjerë të aminoacideve ose janë tërësisht të padobishëm ose potencialisht të dëmshëm për gjallesat. Me fjalë të tjera, probabiliteti i formimit të një proteine është "1 në 10300". Mundësia që ky "1" të ndodhë prej një shifre "astronomike " që përbëhet prej 1-shit të pasuar prej 300 zerosh praktikisht është zero; është I pamundshëm. Për më tepër, një proteinë me 288 aminoacide është, në një farë mënyre, tepër modeste në krahasim me disa proteina gjigande që përbëhen prej mijëra aminoacidesh. Kur bëjmë një llogari të thjeshtë për probabilitetin e formimit të rastësishëm të këtyre proteinave edhe vetë fjala "e pamundur" bëhet e papërshtatshme.
Poqese formimi i rastësishëm i vetëm një prej këtyre proteinave është i pamundur, është biliona herë e pamundur për rreth një milion proteina për t'u bashkuar rastësisht për të ndërtuar një qelizë të plotë njerëzore. Aq më tepër, që një qelizë nuk është e përbërë vetëm nga proteinat. Përveç proteinave, qeliza gjithashtu ka acide nukleike, karbohidrate, lyra, vitamina dhe shumë kimikate të tjera si elektrolitë të rregulluar në harmoni me një sasi, strukturë dhe funksion të caktuar. Secila prej tyre funksionon si një njësi ndërtuese në organele të ndryshme.
Siç kemi parë, evolucioni nuk është në gjendje të shpjegojë formimin e madje një proteine të vetme prej miliona sosh në qelizë, e lëre më të shpjegojë qelizën.
Prof. Dr. Ali Demirsoj, një prej autoriteteve më të shquara të mendimit evolucionist në Turqi, në librin e tij Kalitim ve Evrim (Trashëgimia dhe Evolucioni), bën fjalë për probabilitetin e formimit të rastësishëm të Citokromit-C, njërës prej enzimeve më të domosdoshme për jetën:
Probabiliteti i formimit i një sekuence/vargu të Citokromit-C është i barabartë me zero. Domethënë, nëse jeta kërkon një sekuencë të caktuar, mund të thuhet se kjo ka probabilitetin që ka mundësi të realizohet një herë në mbarë gjithësinë. Përndryshe, disa fuqi metafizike matanë përcaktimit tonë duhet të kenë vepruar në formimin e saj. Të pranohet kjo e fundit nuk i shkon për shtati qëllimeve të shkencës. Prandaj ne duhet të shqyrtojmë hipotezën e parë49
Pas këtyre rreshtave, Demirsoj pranon se ky probabilitet, të cilin ai e kishte pranuar vetëm për shkak se "i shkonte më për shtati qëllimeve të shkencës", është jorealist:
Probabiliteti i sigurimit të sekuencës së veçantë të amino acidit të Citokromit-C ka poaq gjasa sa edhe mundësia që një majmun të shkruaj historinë e njerëzimit me një makinë shkrimi – duke supozuar se majmuni do t'i shtyp tasterët me hamendje.50
Sekuenca e saktë e amino acideve të duhura thjeshtë nuk mjafton për formimin e njërës prej molekulave të proteinës të pranishme në gjallesa. Përveç kësaj, secila prej njëzet llojeve të ndryshme të amino acideve të pranishme në përbërjen e proteinave duhet të jetë e majtë. Kimikisht, ekzistojnë/ka dy lloje të ndryshme të amino acideve të quajtura "të majta" dhe "të djathta". Dallimi në mes tyre është simetria e pasqyrës në mes të strukturave të tyre tre-dimensionale, e cila është e ngjashme me atë të dorës së djathtë dhe të majtë të një personi. Amino acidet e cilësdo prej këtyre dy llojeve gjenden në numra të barabartë në natyrë dhe ato mund të lidhen në mënyrë të përkryer me njëra tjetrën. Mirëpo, hulumtimi zbulon një fakt mahnitës: të gjitha proteinat e pranishme në strukturën e gjallesave përbëhen prej amino acideve të majta. Madje edhe një amino acid i djathtë i vetëm i ngjitur në strukturën e një proteine e bën atë të padobishme.
Le të supozojmë për një moment se jeta lindi rastësisht siç pohojnë evolucionistët. Në këtë rast, amino acidet e djathta dhe të majta që u prodhuan rastësisht do të duhej të ishin të pranishme në natyrë në sasi afërsisht të barabarta. Çështja se si proteinat mund të zgjedhin vetëm amino acidet e majta dhe se si as edhe një amino acid i djathtë i vetëm nuk kyqet në procesin jetësor është një gjë që ende huton evolucionistët. Në Enciklopedinë e Shkencës Britanike, një mbrojtës i zjarrtë i evolucionit, autorët tregojnë se amino acidet e gjithë organizmave të gjallë në tokë dhe materiali ndërtimor i polimereve komplekse siç janë proteinat kanë të njëjtën asimetri të majtë. Ata shtojnë se kjo është e barazvlershme me hudhjen e një monedhe një milion herë dhe të zgjedhurit e kokës gjithmonë. Në enciklopedinë e njëjtë, ata thonë se nuk është e mundshme të kuptohet se pse molekulat bëhen të majta apo të djathta dhe se kjo zgjidhje është e lidhur në mënyrë magjepse me burimin e jetës në tokë. 51
Nuk është e mjaftueshme për aminoacidet të rregullohen në numra, sekuenca dhe struktura të duhura tre-dimensionale. Formimi i proteinës kërkon gjithashtu që aminoacidet me më shumë se një krah të lidhen me njëra-tjetrën vetëm nëpërmjet krahëve të caktuar. Një lidhje e tillë quhet "lidhje peptide". Aminoacidet mund të realizojnë lidhje të ndryshme, por proteinat ndërtohen vetëm prej atyre me lidhje "peptide". Hulumtimi ka treguar se vetëm 50% e amino acideve, që kombinohen me hamendje, kombinohen me një lidhje peptide dhe pjesa tjetër kombinohet me lidhje të ndryshme që nuk janë të pranishme në proteinë. Që të funksionojë ashtu siç duhet, secili aminoacid që përbën proteinën duhet të jetë i lidhur vetëm me lidhje peptide, ashtu siç duhet që aminoacidet të jenë vetëm të majta. Ky probabilitet është i njëjtë me probabilitetin që të gjitha proteinat të ishin të majta. Në mënyrë të padiskutueshme, nuk ka mekanizëm kontrollues për të zgjedhur dhe lënë jashtë amino acidet e djathta dhe të sigurohet personalisht se çdo amino acid të bëj një lidhje peptide me tjetrën.
Nën këto rrethana, probabilitetet që një molekulë mesatare e proteinës që përbëhet prej pesëqind amino acideve të rregullohet në sasi të sakta dhe në sekuencën e duhur, përveç probabiliteteve që të gjitha amino acidet që përmban të jenë të majta dhe të kombinohen duke përdorur vetëm lidhjet peptide janë si më poshtë:
Under these circumstances, the probabilities of an average protein molecule comprising five hundred amino acids arranging itself in the correct quantities and in sequence, in addition to the probabilities of all of the amino acids it contains being only left-handed and combining using only peptide bonds are as follows:
- Probabiliteti i të qenit në sekuencën e duhur = | = 1/20500 | = 1/10650 |
Probabiliteti i të qenit i majtë | = 1/2500 | = 1/10150 |
Probabiliteti i kombinimit duke përdorur një "lidhje peptide" | = 1/2499 | = 1/10150 |
PROBABILITETI I PËRGJITHSHËM | = 1/10950 | domethënë "1"probabiliteti në 10950 |
Siç mund të shihni më lartë, probabiliteti i formimit të një molekule të proteinës që përbëhet prej pesëqind amino acideve është "1" pjesëtuar me një numër të formuar duke vendosur 950 zero pas një 1-shi, një numër i pakapshëm për mendjen njerëzore. Ky është vetëm një probabilitet në letër.
Praktikisht, një mundësi e tillë ka gjasa "0" të realizimit. Në matematikë, një probabilitet më i vogël se 1 në 1050 konsiderohet statistikisht të ketë një probabilitet "0" të realizimit.
Derisa pamundësia e formimit të një molekule të proteinës të përbërë prej pesëqind amino acideve arrin një shkallë të tillë, ne mund të vazhdojmë të shtyjmë kufijtë e mendjes në nivele më të larta të pamundësisë. Në molekulën e "hemoglobinës", një proteinë shumë e rëndësishme për jetën, ka pesëqind e shtatëdhjetë e katër aminoacide, që është një numër shumë më i madh se ai i amino acideve që përbëjnë proteinën e lartëpërmendur. Tani imagjinoni: vetëm në një prej miliarda rruazave të kuqe të gjakut gjenden rreth 280 milionë molekula hemoglobine. Mosha e supozuar e tokës nuk është e mjaftueshme për t'i lejuar vetes formimin qoftë edhe të një proteine, e lëre më të një rruaze të kuqe të gjakut, me anë të metodës "provo dhe gabo". Konkluzioni i nxjerrë nga të gjitha këto është se evolucioni bie në humnerat e llahtarshme të pamundësisë që në fazën e formimit të një proteine të vetme.
Probabiliteti që një molekulë mesatare e proteinës që përbëhet prej pesëqind amino acideve të rradhitet në përpjestim dhe sekuencë të saktë përveç probabilitetit që të gjitha amino acidet që përmban të jenë vetëm të majta dhe të jenë të kombinuara vetëm me lidhje peptide është “1” pjesëtuar me 10950. Ne mund ta shkruajmë këtë numër, i cili është i formuar duke i vendosur 950 zero pas 1-shit, si në vazhdim: |
10 950 = 100.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000. |
Fare të vetëdijshëm për gjasat e tmerrshme për mundësinë e formimit të jetës rastësisht, evolucionistët nuk janë në gjendje të sigurojnë një shpjegim të arsyeshëm për besimet e tyre, kështuqë ata fillojnë të kërkojnë mënyra për të demonstruar se gjasat nuk ishin aq të pafavorshme.
Ata dizajnuan një numër eksperimentesh laboratorike për të adresuar çështjen se si mundet që jeta të lind vetvetiu prej materies së pajetë.
Eksperimenti më i njohur dhe më i respektuar prej këtyre eksperimenteve është ai i njohur si "Eksperimenti i Millerit" apo "Eksperimenti i Urey-Millerit", i cili u ndërmor nga hulumtuesi amerikan Stenli Miller në vitin 1953.
Me qëllimin që të provoj se amino acidet kanë mundur të krijohen rastësisht, Milleri krijoi një atmosferë në laboratorin e tij që ai supozoi se do të kishte ekzistuar në tokën primitive (por që më vonë u dëshmua të jetë jorealist) dhe filloi punën. Përzierja që ai përdori për këtë atmosferë primitive përbëhej prej amoniakut, metanit, hidrogjenit dhe avullit të ujit.
Milleri e dinte se metani, amoniaku, avulli i ujit dhe hidrogjeni nuk do të reagonin ndaj njëri tjetrit në kushtet natyrore. Ai ishte i vetëdijshëm se i duhej të injektonte energji në këtë përzierje për të filluar një reaksion. Ai supozoi se kjo energji mund të kishte ardhur prej shkreptimave të vetëtimës në atmosferën primitive dhe duke u mbështetur në këtë supozim, ai përdori një zbrazje artificiale elektrike në eksperimentet e tij.
Milleri vloi këtë përzierje gazi në 100oC për një javë dhe, përveç kësaj, ai futi një rrymë elektrike në këtë dhomë dhe vërejti se tri prej njëzet amino acideve, të cilat përbëjnë elementet themelore të proteinave, ishin sintetizuar.
Ky eksperiment nxiti një eksitim të madh midis evolucionistëve dhe ata e promovuan atë si një sukses të jashtëzakonshëm. Të inkurajuar nga mendimi se ky eksperiment padyshim vërtetoi teorinë e tyre, evolucionistët menjëherë përgatitën skenare të reja. Milleri gjoja kishte provuar se amino acidet kishin mundur të formohen vetvetiu. Duke u mbështetur në këtë, ata në nguti ngritën hipoteza për fazat e ardhshme. Sipas skenarit të tyre, amino acidet më vonë rastësisht ishin bashkuar në sekuenca të duhura për të formuar proteinat. Disa prej këtyre proteinave të formuara rastësisht u vendosën në struktura të ngjashme me ato të membranës së qelizës, të cilat u krijuan "në njëfarë mënyre" dhe formuan një qelizë primitive. Qelizat u bashkuan me kalimin e kohës dhe formuan organizma të gjallë. Mbështetja kryesore e këtij skenari ishte eksperimenti i Millerit.
Mirëpo, eksperimenti i Millerit nuk ishte asgjë tjetër përveç imagjinatë dhe që prej asaj kohe është dëshmuar si i pavlefshëm në shumë drejtime.
Gadi një gjysëm shekulli ka kaluar që prej se Milleri ndërmori eksperimentin e tij. Edhepse është treguar si i pavlefshëm në shumë drejtime, evolucionistët ende përkrahin Millerin dhe rezultatet e tij si provë absolute se jeta mund të ishte formuar vetvetiu prej materies së pajetë. Megjithatë, kur vlerësojmë eksperimentin e Millerit në mënyrë kritike, pa paragjykimin dhe subjektivizmin e të menduarit evolucionist, është e qartë se situata nuk është aq rozë siç do të dëshironin evolucionistët që ne të mendojmë. Milleri i vendosi vetes qëllimin që të argumentojë se amino acidet mund të formoheshin vetvetiu në kushtet primitive të tokës. Disa amino acide u prodhuan, por drejtimi i eksperimentit bie në kundërshtim me qëllimin e tij në shumë drejtime, siç do të shohim tani. F. Miller i izoloi amino acidet prej këtij mjedisi posa ato u formuan, duke përdorur një mekanizëm të quajtur "kurthë e ftohtë". Po të mos kishte bërë kështu, kushtet e mjedisit në të cilin u formuan amino acidet do t'i shkatërronin menjëherë molekulat.
Është fare e pakuptim të supozohet se ndonjë mekanizëm i vetëdijshëm i këtij lloji ishte pjesë integrale e kushteve fillestare të tokës, që përmbante rrezatim ultravjollcë, bubullima, kimikate të ndryshme dhe një përqindje të lartë të oksigjenit të lirë. Pa një mekanizëm të tillë, secili amino acid që kishte arritur të formohej përnjëherë do të shkatërrohej.
Mjedisi atmosferik fillestar që Milleri u përpoq të simuloj në eksperimentin e tij nuk ishte realist. Nitrogjeni dhe dioksidi i karbonit duhej të ishin përbërës të atmosferës fillestare, por Milleri shpërfilli këtë dhe përdori metan dhe amoniak në vend të tyre.
Pse? Pse këmbëngulnin evolucionistët në pikën se atmosfera primitive përmbante sasi të mëdha të metanit (CH4), amoniakut (NH3) dhe avullit të ujit (H2O)? Përgjigja është e thjeshtë: pa amoniak, është e pamundur të sintetizohet një amino acid. Kevin McKean flet për këtë në një artikull të botuar në revistën Discovery:
Milleri dhe Urey e imituan atmosferën e lashtë të tokës me një përzierje të metanit dhe amoniakut. Sipas tyre, toka ishte një përzierje e vërtetë homogjene e metalit, shkëmbinjëve dhe akullit. Mirëpo, në studimet e kohëve të fundit, u kuptua se toka ishte shumë e nxehtë në ato kohëra dhe se ajo përbëhej prej nikelit dhe hekurit të shkrirë. Prandaj, atmosfera kimike e asaj kohe duhej të ishte e formuar kryesisht prej nitrogjenit (N2), dioksidit të karbonit (CO2) dhe avullit të ujit (H2O). Mirëpo, këto nuk janë poaq të përshtatshme si metani dhe amoniaku për prodhimin e molekulave organike.52
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Milleri edhe vet pranoi se mjedisi atmosferik që ai përdori në eksperimentin e tij nuk ishte realist.
-Një tjetër pikë e rëndësishme që zhvlerëson eksperimentin e Millerit është se kishte sasi të mjaftueshme të oksigjenit për t'i shkatërruar të gjitha amino acidet në atmosferë në kohën në të cilën evolucionistët menduan se amino acidet u formuan. Ky përqendrim i oksigjenit padyshim se do të pengonte formimin e amino acideve. Kjo situatë shfuqizon në tërësi eksperimentin e Millerit, në të cilin ai krejtësisht shpërfilli oksigjenin. Po të kishte përdorur oksigjenin në këtë eksperiment, metani do të shpërbëhej në dioksid karboni dhe ujë dhe amoniaku do të shpërbëhej në nitrogjen dhe ujë.
Në anën tjetër, pasiqë ende nuk ekzisonte shtresa e ozonit, asnjë molekulë organike nuk ka mundur kurrsesi të jetojë në tokë sepse ishte krejtësisht e pambrojtur ndaj rrezeve të forta ultravjollcë.
-Përveç disa amino acideve të domosdoshme për jetë, eksperimenti i Millerit prodhoi edhe shumë acide organike me karakteristika fare të dëmshme ndaj strukturave dhe funksioneve të gjallesave. Po t'mos i kishte izoluar/veçuar amino acidet dhe po t'i kishte lënë në të njëjtin mjedis me këto materie kimike, shkatërrimi apo transformimi/shndërrimi i tyre në lëndë përbërëse të ndryshme përmes reaksioneve kimike do të ishte i pashmangshëm. Për më tepër, një numër i madh i amino acideve të djathta u formua gjithashtu. Ekzistenca e vet këtyre amino acideve hodhi poshtë teorinë, madje edhe në kuadër të vet argumentimit të saj, sepse amino acidet e djathta nuk janë në gjendje të funksionojnë në përbërjen e organizmave të gjallë dhe i bëjnë proteinat të padobishme kur përfshihen në përbërjen e tyre.
Si përfundim, rrethanat në të cilat u formuan amino acidet në eksperimentin e Millerit nuk ishin të përshtatshme për krijimin e formave të jetës. Ambienti në të cilin u formuan ato ishte një përzierje e acidit që shkatërroi dhe oksidoi çfarëdo molekule të dobishme që ka mundur të përfitohet.
Në të vërtetë, vet evolucionistët hedhin poshtë teorinë e evolucionit, siç e kanë zakon të bëjnë shpesh, duke e përkrahur këtë eksperiment si "provë". Nëse eksperimenti provon çfarëdoqoftë, është ajo se amino acidet munden vetëm të prodhohen në një mjedis të kontrolluar laboratorik ku të gjitha kushtet e domosdoshme janë projektuar në mënyrë të veçantë dhe të ndërgjegjshme. Domethënë, eksperimenti tregon se ajo që i sjellë në jetë (madje edhe pranë-jetën e amino acideve) nuk mund të jetë rastësi e pandërgjegjshme, por më saktë/më parë vullnet i ndërgjegjshëm – me një fjalë, Krijimi. Kjo është arsyeja pse secila fazë e Krijimit është një argument që na dëshmon ekzistencën dhe fuqinë e Allahut.
Teoria e evolucionit ka qenë e paaftë të sigurojë një shpjegim të përshtatshëm për ekzistencën e molekulave që janë bazat e strukturës qelizore. Për më tepër, zhvillimet në shkencën e gjenetikës dhe zbulimi i acideve nukleike (ADN-së dhe ARN-së) shkaktuan probleme të reja për teorinë e evolucionit.
Në vitin 1955, puna e dy shkencëtarëve, Xhejms Vatson dhe Frensis Krik, mbi ADN-në hapi një faqe të re në biologji. Shumë shkencëtarë përqëndruan vëmendjen e tyre në drejtim të shkencës së gjenetikës. Sot, pas shumë vite kërkimesh, struktura e ADN-së po njihet gjithnjë e më
Molekula e quajtur ADN përmban planin e plotë ndërtimor të organizmit të njeriut. |
Molekula e quajtur ADN, që gjendet në bërthamën e çdo 100 trilionë qelizave të trupit tonë, përmban të gjithë informacionin strukturor të trupit të njeriut. Informacioni që ka të bëjë me të gjitha karakteristikat e një personi, që nga pamja e jashtme deri në strukturën e organeve të brendshme, është i regjistruar në ADN me anë të një sistemi të veçantë kodimi. Informacioni në ADN është i koduar brenda sekuencës së katër bazave speciale që e ndërtojnë molekulën. Këto katër baza janë specifikuar si A, T, G dhe C, sipas gërmës me të cilën fillon emri i tyre. Të gjitha ndryshimet strukturore midis njerëzve varen nga ndryshimet në sekuencën e këtyre gërmave. Ekzistojnë përafërsisht 3.5 miliardë nukleotide, domethënë, 3.5 miliardë gërma në një molekulë të ADN-së.
Të dhënat e ADN-së që i takojnë një organi apo proteine të veçantë përfshihen në komponentet e posaçme të quajtura "gjene". P.sh. informacioni për syrin ekziston në një varg të gjeneve të posaçme, ndërsa informacioni për zemrën ekziston në një varg krejt tjetër të gjeneve. Qeliza prodhon proteina duke përdorur informacionin në të gjitha këto gjene. Amino acidet që përbëjnë strukturën e proteinës definohen me anë të rregullimit të rradhitjes së tri nukleotideve në ADN.
Në këtë pikë, jemi para një detaji të rëndësishëm që meriton t'i kushtohet vëmendje. Një gabim në sekuencën e nukleotideve që ndërtojnë gjenin, e bën gjenin plotësisht të padobishëm. Kur merret në konsideratë se ka 200.000 gjene në trupin e njeriut, bëhet akoma më shumë e qartë se sa e pamundur është për miliona nukleotide që përbëjnë gjenet të formohen rastësisht në sekuencat e duhura. Një biolog evolucionist, Frenk Selisbëri, komenton këtë pamundësi duke thënë:
Një proteinë mesatare mund të përfshijë 300 aminoacide. Gjeni i ADN-së që kontrollon këtë duhet të ketë 1000 nukleotide në zinxhirin e tij. Meqenëse ka 4 lloje nukleotidesh në një zinxhir ADN-je, atëherë formimi i rastësishëm i informacionit gjenetik për këtë proteinë ka probabilitet 1 në 41000. Duke përdorur pak algjebër nxjerrim se 41000 është e barabartë me 10600, d.m.th. numri 1 me 600 zero prapa, një numër që qëndron jashtë mundësive tona të perceptimit.53
Numri 41000 është i barabartë me 10600. Këtë numër e fitojmë duke i shtuar 600 zero 1-shit. Pasiqë 10-shja me 11 zero tregon një trilion, shifra me 600 zero është me të vërtetë një numër që është vështirë të merret me mend.
Evolucionisti Prof. Ali Demirsoj, u detyrua të bënte këtë koment për këtë problem:
Në fakt, probabiliteti i formimit të një proteine dhe një acidi nukleik (ADN – ARN) është një probabilitet i pavlerësueshëm. Gjasat e shfaqjes së një zinxhiri të caktuar proteinik janë kaq mospërfillëse sa mund të quhen astronomike.54
Përveç gjithë këtyre pamundësive, ADN-ja mezi mund të përfshihet në një reaksion për shkak të formës së saj spirale të zingjirit të dyfishtë. Kjo poashtu e bën të pamundshme të mendohet se ajo mund të jetë baza e jetës.
Veç kësaj, derisa ADN-ja mund të riprodhohet vetëm me ndihmën e disa enzimeve, që janë aktualisht proteina, sinteza e këtyre enzimeve mund të arrihet vetëm nga informacioni i koduar në ADN. Për shkak se ato varen nga njëra-tjetra, ato duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë që të riprodhohen, ose njëra prej tyre duhet jetë "krijuar" para tjetrës. Mikrobiologu amerikan Xhejkobson e komenton këtë kështu:
Udhëzimet për riprodhimin e planeve, për energjinë dhe nxjerrjen e pjesëve nga ambienti ekzistues, për sekuencën e rritjes dhe për mekanizmin veprues që përkthen instruksionet për rritjen – të gjitha këto duhet të ishin njëkohësisht prezente në atë momentin (kur jeta nisi). Ky kombinim ngjarjesh është krejt i pamundur të ndodhë dhe shpesh i mveshet ndërhyrjes hyjnore. 55
Citimi i mësipërm u shkruajt dy vjet pas zbulimit të strukturës së ADN-së nga Xhejms Vatson dhe Frensis Krik. Megjithë zhvillimet e shkencës ky problem mbetet i pazgjidhur për evolucionistët. Për të përmbledhur, nevoja për ADN-në në riprodhim, domosdoshmëria e pranisë së disa proteinave për riprodhim dhe kërkesa për të prodhuar këto proteina sipas informacionit në ADN hedh poshtë në tërësi tezat evolucioniste.
Dy shkencëtarë gjermanë Junker dhe Scherer shpjegojmë se sinteza e secilës molekulë që nevojitet për evolucionin kimik, ka nevojë për kushte të veçanta. Probabiliteti i kombinimit të këtyre materialeve, të cilat teorikisht sigurohen nga metoda të ndryshme, është zero:
Deri tani nuk njihet asnjë eksperiment, me anë të të cilit ne mund të përftojmë të gjitha molekulat e nevojshme për evolucionin kimik. Prandaj, është e domosdoshme të prodhohen disa molekula të ndryshme në vende të ndryshme në kushte shumë të përshtatshme dhe pastaj të transportohen në një vend tjetër për t'u futur në reaksion, duke i mbrojtur nga elementët e dëmshëm si hidroliza dhe fotoliza. 56
Shkurt, teoria e evolucionit është e paaftë të provojë ndonjë prej fazave të evolucionit që evolucionistët pohojnë se ka ndodhur në nivelin e molekulës.
Për të përmbledhur atë që kemi thënë deri më tani, as amino acidet dhe as produktet e tyre, proteinat që formojnë qelizat e qenieve të gjalla, s'ka pasë mundësi të prodhohen kurrë në çfarëdo ambienti të ashtuquajtur "atmosferë primitive". Për më tepër, faktorët e tillë si struktura tejet komplekse e proteinave, veçoritë e djathta dhe të majta dhe vështirësitë në formimin e lidhjeve peptide janë vetëm pjesë e arsyes se pse ato kurrë nuk do të prodhohen as edhe në çfarëdo eksperimenti të ardhshëm.
Madje edhe nëse supozojmë për një moment se proteinat në njëfarë mënyre u formuan rastësisht, kjo prapseprap do të ishte e pakuptim, sepse proteinat nuk janë asgjë fare të vetme: ato nuk mund të riprodhohen vetvetiu. Sinteza e proteinës është e mundshme vetëm me informacionin e koduar në molekulat e ADN-së dhe ARN-së. Pa ADN dhe ARN, është e pamundshme që një proteinë të riprodhohet. Sekuenca e duhur prej njëzet amino acideve të koduara në ADN përcakton strukturën e secilës proteinë në organizëm. Megjithatë, siç u bë e qartë plotësisht prej gjithë atyre që kanë studiuar këto molekula, është e pamundshme që ADN-ja dhe ARN-ja të formohen rastësisht.
Me rënien e teorisë së evolucionit në secilën fushë, emra të shquar në degën e mikrobiologjisë sot pranojnë faktin e krijimit dhe kanë filluar të mbrojnë pikëpamjen se gjithçka është krijuar prej një Krijuesi të ndërgjegjshëm si pjesë e një krijimi madhështor. Ky është tashmë një fakt që njerëzit nuk mund ta shpërfillin. Shkencëtarët që mund t'i qasen punës së tyre mendjehapur kanë zhvilluar një botëkuptim të quajtur "projektimi/dizajnimi inteligjent". Michael J. Behe, njëri prej shkencëtarëve më të shquar prej tyre, deklaron se ai pranon qenien absolute të Krijuesit dhe përshkruan gjendjen e pashpresë të atyre të cilët e mohojnë këtë fakt:
Rezultati i këtyre përpjekjeve të grumbulluara për të hetuar qelizën – për të hetuar jetën në nivelin molekular – është një klithmë e zëshme, e qartë, depërtuese e "projektimit"! Rezultati është aq i qartë dhe aq domethënës sa që duhet të renditet si njëra prej arritjeve më të mëdha në historinë e shkencës. Ky triumf i shkencës do të duhej të ngjallte britmat "Eureka" prej dhjetë mijë grykave.
Por, asnjë shishe nuk u hap, asnjë duartrokitje. Në vend të kësaj, një heshtje kurreshtare e turbullt rrethon kompleksitetin e ngurtë të qelizës. Kur kjo çështje ngritet në opinion, këmbët fillojnë të tërhiqen zvarrë dhe frymëmarrja fillon të vështirësohet pak. Jozyrtarisht njerëzit janë paksa më të relaksuar; në mënyrë shumë të qartë e shprehin atë që është evidente por pastaj e mbërthejnë shikimin në tokë, lëkundin kokat dhe e lënë me kaq. Pse komuniteti shkencor nuk e përqafon me xhelozi zbulimin e vet befasues? Pse vëzhgimi i projektimi trajtohet me dorëza intelektuale? Dilema qëndron në faktin se ndërsa njëra anë e elefantit emërtohet si dizajnim inteligjent, ana tjetër duhet të emërtohet si Zot.57
Sot, shumë njerëz nuk janë madje as të vetëdijshëm se ata janë në një situatë që të pranojnë një grumbull idesh të gabuara si të vërtetë në emër të shkencës, në vend se të besojnë Allahun. Ata të cilët nuk e marrin fjalinë "Allahu ju krijoi prej asgjëje" si mjaft shkencore mund të besojnë se qenia e parë e gjallë u krijua prej vetëtimave që goditnin një "supë primitive" para miliarda viteve.
Siç e kemi përshkruar tjetërkund në këtë libër, barazpeshat në natyrë janë aq të brishta dhe aq të shumta sa që është krejtësisht e paarsyeshme të pohohet se ato u zhvilluan "rastësisht". Pa marrë parasysh përpjekjet e atyre që nuk mund të lirohen nga kjo mungesë e arsyes, argumentet e Allahut në qiej dhe në tokë janë plotësisht të qarta dhe të pamohueshme.
Allahu është Krijuesi i qiejve, i tokës dhe i gjithë asaj që është në mes tyre.
Argumentet e qenies së Tij kanë përfshirë tërë gjithësinë.
39. Charles Darwin, the Origin of Species: By Means of Natural Selection or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life, London: Senate Press, 1995, p. 134.
40. Derek A. Ager. "The Nature of the Fossil Record." Proceedings of the British Geological Association, vol. 87, no. 2, (1976), p. 133.
41. T.N. George, "Fossils in Evolutionary Perspective", Science Progress, vol.48, (January 1960), p.1-3
42. Richard Monestarsky, Mysteries of the Orient, Discover, April 1993, p.40.
43. Stefan Bengston, Nature 345:765 (1990).
44. Earnest A. Hooton, Up From the Ape, New York: McMillan, 1931, p.332.
45. Stephen Jay Gould, Smith Woodward's Folly, New Scientist, 5 April, 1979, p. 44.
46. Charles E. Oxnard, the Place of Australopithecines in Human Evolution: Grounds for Doubt, Nature, No. 258, p. 389.
47. Richard Leakey, the Making of Mankind, London: Sphere Books, 1981, p. 116
48. Eric Trinkaus, Hard Times Among the Neanderthals, Natural History, No. 87, December 1978, p. 10, R.L. Holoway, "The Neanderthal Brain: What was Primitive?", American Journal of Physical Anthrophology Supplement, No. 12, 1991, p. 94
49. Ali Demirsoy, Kalitim ve Evrim (Inheritance and Evolution), Ankara: Meteksan Yayinlari 1984, p. 61
50. Ali Demirsoy, Kalitim ve Evrim (Inheritance and Evolution), Ankara: Meteksan Yayinlari 1984, p. 61
51. Fabbri Britannica Science Encyclopaedia, Vol. 2, No. 22, p. 519
52. Kevin McKean, Bilim ve Teknik, No. 189, p. 7
53. Frank B. Salisbury, "Doubts about the Modern Synthetic Theory of Evolution", American Biology Teacher, September 1971, p. 336.
54. Ali Demirsoy, Kalitim ve Evrim (Inheritance and Evolution), Ankara: Meteksan Publishing Co., 1984, p. 39.
55. Homer Jacobson, "Information, Reproduction and the Origin of Life", American Scientist, January, 1955, p.121.
56. Reinhard Junker & Siegfried Scherer, "Entstehung Gesiche Der Lebewesen", Weyel, 1986, p. 89.
57. Michael J. Behe, Darwin's Black Box, New York: Free Press, 1996, pp. 232-233.