logo
HARUN YAHYA

Faktet Shkencore Dhe Mrekullia E Kur’anit

Kur'ani u dërgua në tokë 14 shekuj më parë prej Allahut. Kur'ani nuk është libër i shkencës. Ai megjithatë përfshinë disa shpjegime shkencore përbrenda kontekstit të tij fetar. Këto shpjegime kurrë nuk kanë rënë në kundërshtim me zbulimet e shkencës moderne. Përkundrazi, fakte të caktuara që vetëm kanë mundur të zbulohen me teknologjinë e shekullit 20të në fakt u zbuluan në Kur'an 14 shekuj më parë. Kjo na tregon se Kur'ani është njëra prej provave më të rëndësishme që zbulon ekzistencën e Allahut.

Një Pamje Mbi Gjithësinë Përmes Syve Të Kur’anit

Krijimi I Gjithësisë

Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet zanafilla e gjithësisë:

"Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës (pa pasur asnjë shembull)..." (El-En'am 101)

Ky informacion i dhënë në Kur'an është në pajtueshmëri të plotë me zbulimet e shkencës bashkëkohore. Përfundimi në të cilin ka arritur astrofizika sot, është se i tërë universi, së bashku me dimensionet e materies dhe të kohës, u krijua si rezultat i një shpërthimi të madh, i cili ndodhi menjëherë. Ky fenomen i njohur me emrin "Big Beng", vërtetoi se gjithësia ishte krijuar nga asgjëja si rezultat i një shpërthimi në një pikë të vetme. Qarqet shkencore moderne janë të një mendimi në lidhje me faktin se Big Bengu është i vetmi shpjegim i arsyeshëm dhe i vërtetuar i zanafillës së gjithësisë dhe i mënyrës së krijimit të tij.

Para Big Bengut, materia nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence, në të cilën as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin dhe kjo mund të përshkruhet vetëm në mënyrë metafizike arrijmë në përfundimin se materia, energjia dhe koha janë të tëra të krijuara. Ky argument është një

nga zbulimet e fundit të fizikës bashkëkohore, i cili është shpallur në Kur'an 1400 vjet më parë.

Në Kur'an, i cili u shpall katërmbëdhjetë shekuj më parë, në kohën kur shkenca e astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi I universit përshkruhet në këtë mënyrë:

"Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. " (Edh-Dharijat 47)

Fjala "qiell" e përmendur në këtë ajet është përdorur në vende të ndryshme në Kuran me kuptimin e hapësirës dhe gjithësisë. Edhe këtu, kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim. Me fjalë të tjera, në Kur'an është shpallur se gjithësia "zgjerohet". Pikërisht ky është përfundimi i arritur sot prej shkencës.

Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në botën e shkencës ishte se "gjithësia ka një natyrë të qëndrueshme dhe ka ekzistuar përherë pa fillim". Mirëpo, në fillimet e shekullit XX, fizikani rus Aleksander Fridman dhe kozmologu belg Xhorxh Lemetër llogaritën teorikisht se gjithësia është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjerohet.

Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënave të vëzhguara më 1929. Astronauti amerikan Edvin Habëll, ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një gjithësi, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër, nënkuptontë një gjithësi vazhdimisht në zgjerim.

Ky argument është sqaruar në Kur'an në një kohë kur kjo ishte e panjohur për çdokënd. Kjo për arsye se Kur'ani është fjala e Zotit, Krijuesit dhe Sundimtarit të tërë gjithësisë.

Ndarja E “Qiejve Dhe E Tokës”

Bigbang büyük patlama resmi

The Originator is He of the heavens and the earth:
and when He wills a thing to be,
He but says unto it, "Be" - and it is.
(Surat al-Baqara, 117)

Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i mëposhtëm:

”A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?” (El Enbija 30)

Fjala origjinale “retk”, e përkthyer “të ngjitura”, në këtë varg, do të thotë “të përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara në një masë solide/të plotë” në gjuhën arabe. Kjo fjalë përdoret në ato raste kur u referohemi dy pjesëve të ndryshme, të cilat përbëjnë një tërësi. Fraza “Ne i ndamë” është folja arabe “feteka” dhe nënkupton diçka që vjen si rezultat i shkëputjes/ndarjes së një pjese të strukturës së ngjitur“retk”. P.sh. çarja e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat

përdoret kjo folje në gjuhën Arabe.

Le të shqyrtojmë përsëri ajetin kuranor, duke pasur në mendje faktet e lartpërmendura. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes “retk”. Më pas ata ndahen (feteka), duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë

materia e gjithësisë përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë, duke përfshirë “qiejt dhe tokën”, të cilat nuk ishin krijuar ende, ishin pjesë e kësaj pike në gjendjen “retk”. Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë gjithësisë.

Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin 20të.

Orbitat

Duke iu referuar Kur’anit, Dielli dhe Hëna lëvizin në orbita të caktuara:

”Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” (El Enbija 33)

Në një ajet tjetër përmendet se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.

”Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.” (Ja Sin 38)

Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve astronomike në epokën tonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të veçantë të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë. Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më tepër, të gjitha yjet në gjithësi bëjnë një lëvizje të ngjashme të planifikuar.

Në Kur’an është shpallur se e tërë gjithësia është e mbushur plot me rrugë e orbita sikurse kjo:

”Betohem në qiellin plot rrugë.” (Edh-Dharijat 7)

Në gjithësi ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa qiellor lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa kanë “notuar” në orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër, një numër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.

Orbitat në gjithësi nuk janë karakteristikë vetëm e trupave qiellorë. Edhe vetë galaktikat udhëtojnë me një shpejtësi marramendëse në orbita të projektuara për to. Gjatë kësaj lëvizjeje, asnjë prej trupave qiellorë nuk i zë rrugën, apo përplaset me të tjerët.

Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kur’anit njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë. Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në

mënyrë shkencore se hapësira është “plot me rrugë dhe orbita”, siç është shpallur në ajetin kur’anor…

Mirëpo, kjo na është thënë haptazi në Kur’an që është shpallur në atë kohë, sepse Kur’ani është fjala e Zotit.

Rrumbullaksia E Tokës

”Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës.” (Ez-Zumer 5)

Fjalët e përdorura në Kur’an për të përshkruar gjithësinë janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer “mbështjellë” në ajetin e mësipërm, është fjala “tek’uir”. Në anglisht, kjo fjalë përdoret për të përshkruar “mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër”. (P.sh. në fjalorët e gjuhës Arabe kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës.)

Njoftimi i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëra tjetrën përmban informacion të saktë për formën e tokës. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë në Kur’an, që në shekullin VII.

Nuk duhet të harrojmë se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj foljeje është i rrallë, gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim.

Sidoqoftë, ne duhet të sjellim ndërmend se njohuritë e astronomisë të asaj kohe e perceptonin botën krejt ndryshe. Atëherë mendohej se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Ajetet Kur’anore përmbajnë informacione, të cilat ne i kemi mësuar vetëm në shekulin e kaluar. Përderisa Kur’ani është fjala e Zotit, fjalët më të sakta janë përdorur në të kur përshkruhet gjithësia.

Çati E Sigurtë

Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:

”Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.” (El Enbija 32)

Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.

Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël me të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.

Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se atmosfera lejon të kalojnë vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollcë dhe valët e radios. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjese të rrezeve të shkurtra

ultravjollcë, të cilat janë shumë të rëndësishme për procesin e fotosintezës dhe për mbijetesën e të gjitha gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultravjollcë, të lëshuara nga dielli, filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e spektrit të rrezeve ultravjollcë arrijnë në Tokë.

Funksioni mbrojtës i atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celsius.

Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e krijuar si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat ndodhin vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jete në Tokë.

Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë:

Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon mburojën mbrojtëse Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Merkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Madje as Afërdita, planeti ynë simotër, nuk ka fushë magnetike.

Brezi mbrojtës Van-Alen është një dizajn/strukturë që gjendet vetëm në Tokë. 32

Energjia e liruar në vetëm njërën prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e liruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike të ngjashme me atë që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura papritmas u rrit në 2500°C.

Me pak fjalë, një sistem mbrojtës i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët arritën të mësojnë për këtë, kurse Zoti na ka njoftuar në Kur’an për funksionimin e atmosferës si mburojë mbrojtëse të Tokës shekuj më parë.

Për qiellin plot rrugë dhe orbita.
(Sure Dharijat: 7)

Funksioni I Maleve

uzay atmosfer

Po të mos ekzistonte “kupa qiellore e mbrojtur mirë”, padyshim se rreziqet si këto në fotografi që do t’i përgatiteshin tokës nuk do të ishin të pakta.

Kur’ani na tërheq vëmendjen ndaj një funksioni gjeologjik mjaft të rëndësishëm të maleve.

”Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me to...” (El Enbija 31)

Siç vihet re, në këtë ajet është shpallur se malet luajnë rol në parandalimin e tronditjeve dhe lëkundjeve të Tokës.

Ky fakt nuk ishte i njohur nga askush në kohën kur u shpall Kurani. Në të vërtetë, ai u zbulua jo shumë kohë më parë dhe kjo vetëm si rezultat i zbulimeve të gjeologjisë bashkëkohore. Sipas këtyre zbulimeve, malet shfaqen si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të shtresave masive, të cilat formojnë koren e Tokës.

Kur dy shtresa përplasen me njëra-tjetrën, shtresa më e fortë rrëshqet poshtë shtresës tjetër, e cila përkulet në majë, duke formuar lartësitë dhe malet. Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke ushtrirë thellë në tokë.

Në një tekst shkencor, struktura e maleve është përshkruar si më poshtë:

Atje ku kontinentet janë më të trasha, si p.sh. vargmalet, korja zhytet thellë në mantel. 33

Në një ajet kuranor, kjo veti e maleve është vënë në dukje nga një krahasim i maleve me “kunjat”:

A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme për jetë, ndërsa malet i bëmë si kunja? (En-Nebe 6-7)

Me fjalë të tjera, malet ngriten në ato pika ku bashkohen shtresat e tokës, të cilat mbahen të lidhura me t’iu afruar njëra tjetrës dhe “I fiksojnë” ato. Shkurt, ne mund t’i krahasojmë malet me gozhdët, të cilat mbajnë dërrasat të mbërthyera së bashku.

Veç kësaj, presioni që ushtrohet nga malet në koren e Tokës parandalon që ndikimi i aktivitetit të magmës në qendër të tokës të arrij sipërfaqen e tokës duke e thyer kështu koren e tokës.

Kjo veti fiksuese e maleve në literaturën shkencore është përshkruar me termin “isostazi”:

Isostazi do të thotë: ekuilibri i përgjithshëm i kores së Tokës i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkëmbore poshtë sipërfaqes, si rezultat i shtypjes gravitacionale. 34

Ky rol kaq i rëndësishëm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kërkimet sizmike, është shpallur në Kur’an shekuj më parë si një shembull i dijes absolute të krijimit të Zotit.

Është Zoti Ai që krijoi male të patundura në tokë me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet nën këmbët tuaja... (Sure Lukman: 10)

Mrekullia E Hekurit

Van Allen kuşakları

Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren Hadid, d.m.th. në suren e Hekurit thuhet:

”Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit...„ (Sure Hadid 25)

Fjala “zbritëm poshtë” e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por nëse ne do të merrnim në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, e cila është “i zbritur fizikisht nga qielli”, do të kuptojmë se në këtë ajet gjendet një mrekulli shkencore mjaft domethënëse.

Në saje të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigande të hapësirës.

Metalet e rënda në gjithësi janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Mirëpo, sistemi ynë diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdha se Dielli, tek të cilat temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur “nova” ose “supernova”. Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët që përmbajnë hekur shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor.

E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është bartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë dhe “ka zbritur në tokë” në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. Është e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit.

Përveç kësaj, vargu i 25të i Sures Hadid, që i referohet hekurit, përfshinë dy kode interesante matematikore:

Sura Hadid është Sura e 57të e Kur’anit. Vlera numerike e fjalës “Al-Hadid” në Arabishte, me fjalë tjera Abxhadi i tij, është numri i njëjtë: 57

Vlera numerike e fjalës “Hadid” vet është 26, dhe 26 është numri atomik i hekurit.

Shiu

Shiu është me të vërtetë njëri prej faktorëve më të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e jetës në tokë. Është kusht paraprak për vazhdimësinë e gjallërisë në një rajon. Shiu, i cili bartë një rëndësi të madhe për të gjitha gjallesat duke përfshirë edhe qeniet njerëzore, është përmendur në vargje/ajete të ndryshme të Kur’anit, ku japet informacion i konsiderueshëm për formimin e shiut, sasinë dhe efektet e tij. Ky informacion, i cili s’ka mundur të dihej kurrë prej njerëzve të asaj kohe, na tregon se Kur’ani është fjala e Allahut.

Tani, le të shqyrtojmë informacionin e dhënë në Kur’an për shiun.

Ai është që për ju lëshoi nga qielli ujë,
që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë). Me atë (shiun) mbijnë,
për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushi dhe nga të gjitha frutat (e pemëve).
Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.
(Sure Nahl: 10-11)

Sasia E Shiut

Një prej shumë informacioneve të dhëna në Kur’an rreth formimit të shiut është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të caktuar. Kjo është përmendur në suren Zuhruf si më poshtë:

”Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar. Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret.” (Sure Zuhruf : 11)

Fakti i zbritjes së kësaj sasie shiu të matur dhe të përcaktuar është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. Është llogaritur se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 trilionë tonë ujë në vit. Kjo sasi është e barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë gjatë një viti. Kjo lë të kuptosh se uji qarkullon brenda një cikli të ekuilibruar “me masë të caktuar”. Jeta në Tokë varet nga ky qarkullim i ujit. Sikur njerëzit të shfrytëzonin të gjithë potencialin teknologjik që disponojnë, nuk do të mund ta realizonin dot këtë qarkullim në mënyrë artificiale.

Madje edhe një devijim i vogël i këtij ekuilibri, shumë shpejt do të sillte një çekuilibrim të madh ekologjik dhe për rrjedhojë, fundin e jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodhë asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit pikërisht në të njëjtën sasi, ashtu siç është shpallur në Kur’an.

bulutlar yağmurun oluşumu

Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj.
(Sure En’am: 99

Formimi I Shiut

Formimi i shiut mbeti një mister për një kohë të gjatë. Vetëm pas shpikjes së mjeteve të parashikimit të motit u bë e mundur të zbuloheshin fazat me anë të të cilave formohet shiu. Formimi i shiut zhvillohet në tri faza. Së pari, avujt e ujit ngrihen lart në qiell me anë të erës, më pas formohen retë dhe në fund shfaqen pikat e shiut.

Këto faza përcaktohen qartë në Kur’an shekuj më parë ku japet informacioni i saktë për formimin e shiut:

Zoti është Ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë. Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë, pastaj përmes tyre sheh se si bie shiu, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen. (Sure Rum: 48)

Tani, le të shohim më hollësisht këto tri faza të përshkruara në ajetin kuranor.

FAZA E PARË: “Zoti është Ai që i dërgon erërat...”

Flluska ajri të panumërta, të cilat formohen nga shkumëzimi i ujit të oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnë veçimin e disa grimcave të ujit, të cilat ngrihen lart në qiell. Këto grimca të pasura me kripë (të cilat quhen aerosole) transportohen nga erërat dhe ngrihen në atmosferë. Këto grimca, të cilat quhen aerosole, formojnë retë duke mbledhur rreth vetes avujt e ujit që ngrihen prej detit, si pika të vogla me anë të një mekanizmi të quajtur “kurthi i ujit”.

FAZA E DYTË: “... (erërat) lëvizin retë. Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë …”

Retë formohen nga avujt e ujit, të cilët kondensohen rreth kristaleve të kripës apo grimcave të pluhurit që gjenden në ajër. Meqë pikat e ujit në këto re janë mjaft të vogla (me diametër 0.01 dhe 0.02 mm), retë “qëndrojnë pezull” në ajër dhe përhapen në qiell. Në këtë mënyrë, qielli mbushet plot

me re.

FAZA E TRETË: “...dhe përmes tyre sheh se si bie shiu.”

Grimcat e ujit, të cilat rrethojnë kristalet e kripës dhe grimcat e pluhurit, zmadhohen dhe formojnë pikat e shiut, të cilat bëhen më të rënda se ajri, ndaj dhe shkëputen nga retë, duke filluar të bijnë në tokë në formë shiu.

Siç shihet, çdo fazë e formimit të shiut është shpallur në ajetet e Kur’anit. Për më tepër, këto faza janë shpjeguar saktësisht sipas radhës së duhur. Si shumë fenomene të tjera natyrore në botë, përsëri është Kur’ani që ofron shpjegimin më të saktë edhe në lidhje me këtë dukuri , dhe përsëri, që ua ka bërë të njoftuar këto fakte njerëzve shumë shekuj përpara se ato të zbuloshehin nga shkenca.

Në një ajet tjetër është dhënë informacioni i mëposhtëm rreth formimit të shiut:

”A nuk e ke parë se si i drejton Zoti retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën dhe atëherë ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon nga lart breshër prej reve të mëdha si malet. Me breshrin Ai godet kë të dojë dhe e largon nga kush të dojë. Shkëlqimi I vetëtimës së tij (breshrit) gati ta merr shikimin.” (Sure Nur: 43)

Gjatë studimit të llojeve të reve, shkencëtarët u gjendën përpara një sërë rezultatesh të papritura mbi formimin e reve të shiut. Retë e shiut krijohen dhe formohen në bazë të një sistemi fazash të përcaktuara mirë. Fazat e formimit të Kumulonimbus, një lloj i reve të shiut janë këto:

FAZA E PARË: Retë shtyhen nga era: Retë Kumulonimbus fillojnë të formohen, kur era shtyn copa të vogla reje në një zonë ku ato bashkohen.

FAZA E DYTË: Bashkimi: Pas kësaj, retë bashkohen duke formuar një re më të madhe.

FAZA E TRETË: Grumbullimi mbi njëra-tjetrën: Kur retë e vogla bashkohen bashkë, rriten lëvizjet nga poshtë-lart brenda resë së madhe, të cilat në qendër janë më të forta se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Këto lëvizje bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht, duke marrë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht, reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë-lart nuk mund t’i mbajë pezull, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj. 35

Detajet e formimit, të strukturës dhe funksionimit të reve janë zbuluar nga meteorologët nëpërmjet përdorimit të mjeteve të sofistikuara si aeroplanët, satelitët, kompjuterët, ballonat, etj. Është e qartë se në këtë ajet Zoti na jep një informacion që nuk kishte si të njihej 1400 vjet më parë.

Detet Që Nuk Përzihen Me Njëra Tjetrën

Një nga veçoritë karakteristike të deteve është shpallur në një prej ajeteve të Kuranit, si më poshtë:

”Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Err-Rrahman 19-20)

Kjo karakteristikë e deteve që rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, pa u përzier mes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve. Për shkak të forcës fizike të quajtur “tensioni sipërfaqësor”, ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga dallimi i dendësisë së ujërave, tensioni sipërfaqësor i ndalon detet të përzihen me njëra tjetrën, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një pengesë. 36

Aspekti interesant i këtij fenomeni është se ai është shpallur në Kuran në kohën kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqësor, apo oqeanografinë.

denizlerin birbirine karışmaması

Y. Depth (Meters)

A. Atlantic Ocean
B. Mediterranean

a. Atlantic Ocean water: Salinity ratio is less than 36 ‰
b. Mediterranean Water
c. Salinity ratio is greater than 36.5 ‰
d. Straits of Gibraltar

Big waves on the Mediterranean Sea and Atlantic Ocean, there are strong currents and tides. Water of the Mediterranean, the Atlantic Ocean meets the Strait of Gibraltar. But as a result of this encounter their own temperature, salinity and density characteristics do not change. Because the boundary between two seas there is a rare thing.

Krijimi I Njeriut

Shumë çështje të ndryshme përmenden në Kur’an ku u bëhet thirrje njerëzve që të besojnë. Ndonjëherë qiejt, ndonjëherë kafshët dhe ndonjëherë bimët paraqiten si argument për njeriun nga Allahu. Në shumë ajete tjera, njerëzve u bëhet thirrje të drejtojnë vëmendjen ndaj vet krijimit të tyre. Atyre shpesh u përkujtohet ardhja në jetë e njeriut, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb:

”Ne ju kemi krijuar juve; përse pra nuk e pranoni të vërtetën? A keni menduar ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne që e krijojmë?” (Sure Ëakia 57-59)

Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të informacionit të përmendur në këto ajete kuranore janë aq të hollësishme saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to. Disa prej këtyre janë si më poshtë:

1- Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj (spermës).

2- Është mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra.

3- Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.

4- Embrioni zhvillohet brenda tri errësirave (shtresave) në mitër.

Në kohën e shpalljes së Kuranit, njerëzit e dinin me siguri që faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë dhe s’kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme. Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna kanë mundur të vërtetohen në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX.

Tani le t’i studiojmë ato një nga një.

Një pikë e farës

sperm

Spermatozoidet që rrethojnë vezoren.

Gjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoidë, të cilët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës, derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoidë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë në destinacionin e

duhur. Në fund të kësaj ”gare”, veza lejon vetëm një qelizë spermatozoide që të depërtojë brenda saj. Ky është thelbi i njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Në Kuran thuhet:

”A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet?” (El Kijame 36-37)

Siç shihet, Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë e origjinës hyjnore të saj.

Përzierja në farë (spermë)

Van Allen kuşakları

A nuk u krijuan prej asgjësë, apo ata vetë janë krijues? A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur.
(Sure Tur: 35-36)

Fara nuk përmban vetëm spermatozoide, por edhe një përzierje lëngjesh të ndryshme. Këto lëngje kanë funksione të ndryshme, siç është mbajtja e sheqerit, i cili është i nevojshëm për t’u dhënë energji

spermatozoideve, neutralizimi i acideve gjatë hyrjes në mitër dhe krijimi i një ambjenti rrëshqitës në mënyrë që t’u lejojë lëvizje të lirë spermatozoideve.

Kur përmendet fara në Kuran, ky fakt, i cili është zbuluar nga shkenca bashkëkohore, përmendet gjithashtu dhe fara përshkruhet si një lëng i përzier:

Vërtet Ne e krijuam njeriun prej një pike uji të përzier me qëllim që ta sprovojmë atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. (Sure Insan: 2)

Një ajet tjetër, po ashtu, bën fjalë për farën si një përzierje. Në të theksohet se njeriu është krijuar nga ”esenca” e kësaj përzierje:

”Ai e përsosi krijimin e çdo gjëje dhe filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të shtohen prej esencës së një lëngu të dobët.” (Sure Sexhde 7-8)

Fjala arabe ”sulale” e përkthyer si ”kuintesencë”, nënkupton diçka esenciale ose pjesën më të mirë të diçkaje. Në raste të tjera ajo nënkupton ”një pjesë të një tërësie”. Kjo tregon që Kurani është fjala e Atij që e njeh krijimin e njeriut në detajet më të hollësishme. Ai është Zoti, Krijuesi i njeriut.

Gjinia e foshnjes

alak zigot

Një zigotë që është ngjitur në mitër në formën e një cope mishi.

Jo shumë kohë më parë mendohej se gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku. Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, sipas të cilit të dy gjinitë janë krijuar nga ”pika e farës që hidhet”.

”Ai i krijoi të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet.” (Sure Nexhm 46-47)

Zhvillimi i disiplinave të gjenetikës dhe biologjisë molekulare ka vërtetuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kur’an. Tani është e qartë se gjinia përcaktohet nga qelizat spermatozoide të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces.

Kromozomet janë elementet bazë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, të cilat përcaktojnë strukturën e njeriut, janë të njohura si kromozomet e gjinisë. Këto dy kromozome te mashkujt janë emërtuar ”XY”, ndërsa te femrat ”XX”, sepse forma e këtyre kromozomeve ngjason me këto shkronja. Kromozomi Y mban kodin gjenetik të mashkullit.

Formimi i një foshnjeje fillon me bashkimin e dy kromozomeve, atë të babait dhe atë të nënës. Pasiqë femra ka vetëm kromozome X, qelizat e saj reprodukuese (vezoret) përmbajnë vetëm kromozomet X. Meshkujt në anën tjetër, posedojnë të dy kromozomet X dhe Y, kështuqë gjysma e qelizave të tyre reprodukuese (spermatozoidet) përmban kromozomet X, ndërsa gjysma tjetër përmban kromozomet Y. Nëse një vezore bashkohet me një spermatozoid që përmban një kromozom X, atëherë pasardhësi do të jetë femër; nëse bashkohet me një spermatozoid që përmban kromozomin Y, pasardhësi do të jetë mashkull.

Me fjalë të tjera, gjinia e foshnjës përcaktohet nga ajo se cili kromozom i mashkullit bashkohet me atë të femrës.

Asgjë prej këtij informacioni nuk dihej para shekullit XX, gjatë të cilit u zbuluan gjenet. Me të vërtetë, më parë besohej se gjinia e foshnjes përcaktohej nga gjendja (shëndeti, etj) e organizmit të femrës. Kjo është edhe arsyeja pse gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.

Trembëdhjetë shekuj para zbulimit të gjeneve, në Kuran shpallet lajmi i cili hodhi poshtë këtë besim të kotë, duke bërë të qartë se gjinia e njeriut nuk e ka pikënisjen nga femra, por te sperma e mashkullit.

embriyo

O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të
përsosi dhe të drejtoi.
Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
(Sure Infitar: 6-8)

Ngjitja e lëngut të mpiksur në mitër

Nëse do të vazhdonim t’i studionim më tej argumentet e shpallura në Kur’an rreth formimit të embrionit të njeriut, përsëri do të hasim në disa mrekulli shkencore të tjera shumë të rëndësishme.

Kur qeliza spermatozoide bashkohet me vezën e femrës, fillon të formohet qeliza bazë e embrionit. Kjo qelizë e vetme, e cila njihet në biologji me emrin ”zigotë”, fillon menjëherë të riprodhohet nëpërmjet ndarjes dhe më pas shndërrohet në një ”copë të vogël mishi”.

Sidoqoftë, gjatë periudhës së zhvillimit, embrioni nuk qëndron në zbrazëtirë. Ai ngjitet në mitër siç ngjiten rrënjët e një bime, të cilat fiksohen fort në tokë nëpërmjet lozeve të tyre. Nëpërmjet kësaj lidhjeje, embrioni arrin të marrë prej trupit të nënës substancat e nevojshme për jetë.

Në këtë pikë, një mrekulli mjaft domethënëse është shpallur në Kur’an. Duke iu referuar zhvillimit të embrionit në barkun e nënës, Zoti përdor në Kur’an fjalën ”alek”:

”Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë. Krijoi njeriun prej alekut (mpiksjes) (në mitrën e nënës). Lexo, se Zoti yt është më bujari!” (El-Alek 1-3)

Nga ana gjuhësore, fjala alek ka kuptimin e ”diçkaje të varur apo të ngjitur në diçka tjetër”. E njëjta fjalë përdoret për të përshkruar shushunjat që ngjiten ne trup për të thithur gjakun.

Sigurisht, përdorimi i kësaj fjale për të përshkruar në mënyrë mjaft të përshtatshme zhvillimin e embrionit në barkun e nënës, vërteton edhe një herë se Kur’ani është shpallje nga Zoti, Zoti i Botërave.

embriyo kemiklerin kasla sarılması

Mbështjellja e muskujve rreth eshtrave

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i informacionit të dhënë në ajetet e Kur’anit janë fazat e zhvillimit të një qenieje njerëzore në mitrën e nënës. Në këto ajete pohohet se në mitrën e nënës së pari zhvillohen eshtrat dhe më pas formohen muskujt që I mbështjellin ato:

“Pastaj e shndërruam pikën në alek (mpiksje), pastaj alekun e shndërruam në copë mishi, pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Zoti, Krijuesi më i mirë.” (Sure Mu’minun: 12-14)

Embriologjia është një disiplinë shkencore që studion zhvillimin e embrionit në mitrën e nënës. Deri pak kohë më parë, embriologët ishin të mendimit se eshtrat dhe muskujt në embrion zhvillohen në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, për një kohë të gjatë, disa njerëz pretendonin se këto ajete ishin në kundërshtim me shkencën. Por kërkimet e fundit mikroskopike, të bëra duke u mbështetur në teknologjinë moderne, zbuluan se shpallja në Kur’an është e saktë fjalë për fjalë.

Vëzhgimet në nivele mikroskopike treguan se zhvillimi i embrionit në barkun e nënës ndodh në përputhje të plotë me mënyrën se si përshkruhet në Kur’an. Së pari, indet kërcore të embrionit kthehen në eshtra. Më pas, qelizat muskulore, të cilat zgjedhen prej indeve përreth eshtrave bashkohen dhe mbështjellin eshtrat.

Ky proces është shpjeguar si më poshtë në një botim shkencor të titulluar Zhvillimi i Njeriut:

Gjatë javës së shtatë, skeleti fillon të shpërndahet nëpër tërë embrionin dhe eshtrat marrin formën e tyre natyrale. Në fund të javës së shtatë dhe gjatë javës së tetë, muskujt zënë vendin e tyre rreth formave të kockës. 37

Pra, fazat e zhvillimit të njeriut të përshkruara në Kur’an janë në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë bashkëkohore.

Fazat e foshnjës në mitër

Në Kur’an është shpallur se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza.

”... Ai u krijoi në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira. Ky është Allahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka tjetër pos Tij. E, si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)?” (Sure Zumer: 6)

Siç mund të shihet nga ajeti i mësipërm, njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza të veçanta. Me të vërtetë, biologjia bashkëkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjës realizohet në tre sektorë të veçantë në barkun e nënës. Sot, në të gjitha tekstet e embriologjisë që studiohen në

fakultetet e mjekësisë, ky subjekt trajtohet si pjesë e njohurive themelore. Për shembull, në librin Embriologjia elementare njerëzore, i cili është një referencë e rëndësishme në fushën e embriologjisë, ky fakt përshkruhet si më poshtë:

“Jeta në mitër kalon në tri faza: paraembrionale (dy javët e para dhe gjysma e javës së tretë), embrionale – deri në fund të javës së tetë dhe fetale – fundi i javës së tetë e deri në lindje.” 38

Këto faza u referohen etapave të ndryshme të zhvillimit të një foshnjeje. Shkurt, karakteristikat kryesore të këtyre etapave janë dhënë më poshtë:

Faza paraembrionale:

Në këtë fazë të parë, zigota rritet nëpërmjet ndarjes dhe, kur bëhet një grumbull shumëqelizor, ajo ngjitet në muret e mitrës. Ndërsa vazhdojnë të rriten, qelizat organizohen në tri shtresa.

Faza embrionale:

Kjo fazë zgjat për pesë javë e gjysmë, gjatë së cilës foshnja quhet ”embrion”. Në këtë fazë, sistemet dhe organet kryesore të trupit fillojnë të shfaqen prej shtresave qelizore.

Faza fetale:

Në këtë fazë, embrioni quhet ”fetus”. Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzanisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristikë dalluese e kësaj faze është se fetusi merr formën e një qenieje njerëzore me fytyrë, duar dhe këmbë. Megjithëse fillimisht është vetëm 3 cm i gjatë, që të gjitha

organet e tij janë të dallueshme. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.

Informacioni mbi zhvillimin e foshnjës në barkun e nënës u bë i mundur vetëm pasi u bënë vëzhgime

me mjete dhe metoda bashkëkohore. Si shumë argumente të tjera shkencore, disa pjesë të këtij informacioni janë shpallur në ajetet e Kur’anit. Fakti se një informacion kaq i hollësishëm dhe i saktë është dhënë në Kur’an në një kohë kur njerëzit kishin njohuri të pakta mbi çështjet e mjekësisë, është një tregues i qartë se Kur’ani nuk është fjala e njeriut, por është fjala e Zotit.

Identiteti Në Shenjat E Gishtërinjve

Ndërsa pohohet në Kur’an se është një gjë e lehtë për Zotin ta ringjallë njeriun pas vdekjes së tij, shenjat e gishtërinjëve të njerëzve theksohen në mënyrë të veçantë:

Po, Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij!” (Sure Kijame 3-4)

Theksimi i shenjave të gishtërinjve ka një domethënie mjaft të veçantë, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve.

Për këtë arsye, shenjat e gishtërinjve janë një provë shumë e rëndësishme e identitetit, veçori vetëm e pronarit e tyre, ndaj dhe sot përdoren pikërisht për këtë qëllim në mbarë botën.

Por më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua nga fundit i shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik. Është Kura’ni ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua veçse në ditët tona.

parmak izleri

Gjurmët e gishtërinjëve të secilit person që ka jetuar ndonjëherë janë të ndryshme.

Footnotes

40. http://www.jps.net/bygrace/index. html Taken from Big Bang Refined by Fire by Dr. Hugh Ross, 1998. Reasons To Believe, Pasadena, CA.

41. Dr. Mazhar, U. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, Crescent Publishing House, New York, 1997, ss. 110-111; http://www.wamy.co.uk/announcements3. html; Prof. Zighloul Raghib El-Naggar'ın konuşmasından

42. http://www.istanbul.edu.tr/fen/astronomy/populer/cevre/cevresi.htm; Yard. Doç. Dr. Yüksel Karataş, İstanbul Üniversitesi Fen Fakültesi Astronomi ve Uzay Bilimleri Bölümü, Popüler Bilim (Popular Science Magazine), no. 92, 2001, ss. 38-43, [American Scientist, c. 88, s. 1]

43. Anthes, Richard A., John J. Cahir, Alistair B. Fraser, and Hans A. Panofsky, 1981, The Atmosphere, 3. edition, Columbus, Charles E. Merrill Publishing Company, s. 268-269; Millers, Albert; and Jack C. Thompson, 1975, Elements of Meteorology, 2. edition, Columbus, Charles E. Merrill Publishing Company, s. 141

44. Anthes, Richard A.; John J. Cahir; Alistair B. Fraser; and Hans A. Panofsky, 1981, The Atmosphere, s. 269; Millers, Albert; and Jack C. Thompson, 1975, Elements of Meteorology, s. 141-142

45. Davis, Richard A., Jr. 1972, Principles of Oceanography, Don Mills, Ontario, Addison-Wesley Publishing, s. 92-93

46. Moore, Keith L., E. Marshall Johnson, T. V. N. Persaud, Gerald C. Goeringer, Abdul-Majeed A. Zindani, and Mustafa A. Ahmed, 1992, Human Development as Described in the Qur'an and Sunnah, Makkah, Commission on Scientific Signs of the Qur'an and Sunnah, s. 36

47. Moore, Developing Human, 6. edition,1998.

48. Williams P., Basic Human Embryology, 3. edition, 1984, s. 64.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Parathënie
  • Prej Mosqenies Në Ekzistencë
  • Shenjat/Argumentet Në Qiej Dhe Në Tokë
  • Shkencëtarët Vërtetojnë Shenjat/Argumentet E Allahut
  • Faktet Shkencore Dhe Mrekullia E Kur’anit
  • Mashtrimi I Evolucionit
  • Filozofitë Që Bën Gabimin E Mohimit Të Allahut
  • Dëmet E Modelit Të Shoqërisë Që Nuk Beson Në Allahun
  • Banesa E Vërtetë E Premtuar: Ahireti
  • Një Qasje Krejtësisht Tjetër Ndaj Materies
  • Relativiteti I Kohës Dhe Realiteti I Fatit
  • Përfundim