Allahu shpall në Kur'an se Ai ka krijuar njerëzimin sipas një natyrshmërie në ajetin: "Përqënro vetëveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e Allahut sipas së cilës i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu." (Sure Rum: 30). Kjo natyrshmëri e njerëzimit mbështetet në të qenit e tij rob/shërbues i Allahut dhe në të besuarit në Të. Pasiqë njeriu është i paaftë t'i plotësojë dëshirat dhe nevojat e tij të pakufishme vet, ai natyrisht ka nevojë që t'i përulet Allahut dhe t'i drejtohet Atij.
Nëse individi jeton në pajtim më këtë natyrë, ai arrin siguri, paqe, lumturi dhe shpëtim të vërtetë. Nëse e mohon këtë natyrë dhe harron Allahun, ai e kalon jetën e tij në dëshprim, frikë, ankth dhe mjerim.
Kjo rregullë, e cila vlen për njeriun, vlen poashtu edhe për shoqëritë. Nëse një shoqëri përbëhet prej njerëzve të cilët e besojnë Allahun, ajo bëhet një shoqëri e drejtë, paqësore, e lumtur dhe e urtë. Padyshim, e kundërta vlen poashtu. Nëse një shoqëri është e pavetëdijshme për Allahun, atëherë rregullimi i një shoqërie të tillë është i rrënuar në themel, është i korruptuar dhe primitiv.
Kur të analizohen shoqëritë që ia kanë kthyer shpinën Allahut, kjo gjë mund të shihet lehtë. Njëri prej rezultateve më të rëndësishme të të menduarit jofetar është shfuqizimi i idesë së moralitetit dhe zhvillimi i shoqërive krejtësisht të korruptuara/çoroditura. Duke thyer kufijtë fetar dhe moral dhe duke u kujdesur në veçanti për kënaqjen e dëshirave njerëzore, kjo kulturë është një sistem i shtypjes në kuptimin më të plotë të fjalës. Në një sistem të tillë, të gjitha llojet e degjenerimit prej çoroditjes seksuale e deri te varësia nga droga inkurajohen. Përfundimisht, janë formuar shoqëri të cilave ju mungon dashuria njerëzore dhe janë egoiste, injorante, të cekta dhe absurde.
Në një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë vetëm për kënaqjen e dëshirave të tyre vetjake, padyshim se nuk është e mundshme që të mbahet paqja, dashuria dhe miqësia. Në një shoqëri të tillë, raportet njerëzore varen prej interesave të ndërsjella. Mbisundon një ndjenjë e jashtëzakonshme e mosbesimit. Kur nuk ka arsye që njeriu të jetë i sinqertë, i ndershëm, i besueshëm apo i sjellshëm, asgjë nuk qëndron në udhën e shtirjes, pavërtetësisë apo tradhëtisë. Anëtarët e shoqërive të tilla e kanë "hedhur Allahun pas shpine (me mospërfillje/me përbuzje)" (Sure Hud: 92) dhe kështu kurrë nuk e kanë pranuar frikën ndaj Allahut. Pasiqë ata nuk munden "të bëjnë një vlerësim të drejtë të Allahut", ata janë të shkujdesur ndaj ditës së gjykimit dhe ditës së llogarisë. Për ata, ferri nuk është asgjë më shumë se një ide që paraqitet në librat fetar. Asnjëri prej tyre nuk mendon se ata do të duhet të japin llogari për veten e tyre në praninë e Allahut pas vdekjes së tyre për të gjitha mëkatet/gjynahet që i kanë bërë gjatë jetërave të tyre në këtë botë ose që përfundimisht të ndëshkohen me një ndëshkim të përjetshëm në ferr. Edhe nëqoftëse mendojnë për këtë, ata supozojnë se do të hyjnë në parajsë pasiqë të "paguajnë për mëkatet e tyre", siç shprehet kjo në këtë ajet:
Pra, ata janë të prirur të kalojnë jetërat e tyre duke bërë ç'mos për të kënaqur dëshirat dhe nevojat e tyre.
Kjo gjendje natyrisht se çon deri te çoroditja etike dhe rrënimi moral që ne shohim në shumë shoqëri sot. Sipas gjykimit të tyre ata supozojnë se "kemi ardhur në këtë botë veçse një herë dhe do të jetojmë vetëm nja 50 – 60 vjet dhe pastaj do të vdesim, pra le t'i shfrytëzojmë gjërat më të mira këtu". Sistemi i të menduarit i bazuar në këtë gjykim të gabueshëm mund të sjellë me vete të gjitha llojet e padrejtësisë, prostitucionit, vjedhjes, krimit dhe imoralitetit. Njeriu që pajtohet me këtë mund të përfshihet në gjithfarë krimesh, vrasjesh apo mashtrimesh. Kur secili individ nuk mendon për tjetër përveç kënaqjes së nevojave dhe dëshirave të tij, çdokush tjetër, duke përfshirë familjen dhe shokët e tij, kanë një rëndësi të dorës së dytë. Individët tjerë në shoqëri nuk kanë kurrfarë rëndësie.
Në një strukturë shoqërore e cila mbështetet në raporte interesi në një shkallë të madhe, mosbesimi i ndërsjellë i njerëzve ndalon/pengon krijimin e paqes si në nivelin shoqëror ashtu edhe në atë individual dhe bën që njerëzit të jetojnë përherë në një gjendje dyshimi, ankthi dhe pavendosmërie. Duke mos e ditur se prej kujt, kur ose si do të bëhen keqbërjet në një shoqëri të tillë, njerëzit jetojnë shpirtërisht në një gjendje frike dhe ankthi. Mosbesimi dhe dyshimi i përgjithshëm bëjnë që ata të jetojnë jetëra shumë të mjerueshme. Në një shoqëri ku shpërfillen të gjitha vlerat morale, pikëpamja e njerëzve për nocionet si familja, ndershmëria dhe dëlirësia janë fare alarmante, sepse ata nuk i frikësohen Allahut.
Në shoqëri të tilla, jetërat e njerëzve nuk mbështeten në dashurinë dhe respektin e ndërsjellë. Pjesëtarët e tyre nuk ndjejnë nevojë që të tregojnë respekt ndaj njëri tjetrit. Ata nuk shfaqin qëndrim dashamirës ndaj njëri tjetrit pa një arsye të mirë. Në të vërtetë, ata kanë plotësisht të drejtë që sjellen në këtë mënyrë, kur kemi parasysh të gjykuarit e padijshëm të tyre,. Atyre u është thënë gjatë gjithë jetës së tyre se kanë evoluar prej kafshëve dhe se shpirtërat e tyre do të humbin përgjithmonë pas vdekjes së tyre. Prandaj ata e konsiderojnë të pakuptim të respektojnë një trup me prejardhje prej majmuni që do të kalbet nën tokë dhe që s'do ta shohin më kurrë. Sipas logjikës së tyre të çoroditur, "gjithë të tjerët si edhe ata vet do të vdesin dhe do të varrosen nën dhe, trupat e tyre do të kalben dhe shpirtërat e tyre do të zhduken. Prandaj, përse do të lodheshin ata të bënin vepra të mira ndaj njerëzve dhe të vet-flijohen?" Me të vërtetë, këto mendime përshkojnë ndërdijen e secilit që nuk beson në Allahun ose, prandaj, në ahiret. Në shoqëritë ku nuk ka besim në Allahun, nuk ka bazë për paqe, lumturi dhe siguri.
Qëllimi i gjithë asaj që kemi thënë nuk është të sugjerojë se "degjenerimi shfaqet në shoqëritë në të cilat nuk ka besim në Allahun, prandaj duhet të ketë besim në Allahun." Në Allahun duhet të besohet sepse Allahu ekziston dhe kushdo që e mohon Atë bën një mëkat të madh para Tij. Qëllimi jonë kur lajmërojmë se shoqëritë në të cilat nuk ekziston besimi në Allahun bëhen të korruptuara është që të theksojmë se pikëpamjet fundamentale të këtyre shoqërive janë të gabuara. Pikëpamjet e gabuara sjellin pasoja të këqija. Shoqëria e cila bën mëkatin më të madh të mohimit të Allahut, padyshim se do t'i përjetojë pasojat më të tmerrshme. Këto pasoja vlen të përmenden sepse tregojnë se sa e gabuar është kjo shoqëri.
Karakteristika e përbashkët e shoqërive të tilla është të qenit e tyre të mashtruar si tërësi. Siç theksohet në ajetin: Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut. (Sure En'am: 116), se kur shumica e shoqërisë ndanë një karakter të përbashkët krijon një psikologji "të masës" që përforcon mosbesimin tashmë ekzistues. Allahu përshkruan shoqëritë e tilla që janë të pavëmendshme ndaj Tij dhe ahiretit si "të padijshme" në Kur'an. Madje edhe nëse pjesëtarët e saj mund të studiojnë fizikën, historinë, biologjinë apo shkenca të ngjashme, ata nuk posedojnë ndjenjën dhe vetëdijën për të pranuar fuqinë dhe pushtetin e Allahut. Dhe në këtë kuptim janë të padijshme.
Pasiqë pjesëtarët e një shoqërie të padijshme nuk janë të devotshëm ndaj Allahut, ata largohen nga rruga e Tij në mënyra të ndryshme. Ata pasojnë njerëz të cilët janë rob/shërbyes të paaftë /jokompetent të Allahut pikërisht sikurse ata vet, duke i marrë ata si shembuj dhe duke përkrahur idetë e tyre si të vërteta absolute. Përfundimisht një shoqëri e padijshme përfundon si një shoqëri e mbyllur që gjithnjë e më shumë e verbon veten, duke u ndarë vazhdimisht nga arsyeja dhe vetëdija. Siç e kemi cekur në fillim, aspekti i këtij sistemi që më së tepërmi bie në sy është se pjesëtarët e një shoqërie të tillë veprojnë në harmoni me indoktrinimin anti-fetar.
Allahu e përshkruan në Kur'an me anë të një parabole/alegorie të mahnitshme se si një jetë e tillë, që mbështetet në bazë të pavlerë dhe të çoroditur, është e paracaktuar të fundoset:
A është pra më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut gadi për t'u shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë. (Sure Teëbe: 109)
Edhe një gjë duhet të mbajmë në mend: secila shoqëri dhe secili person ka mundësi të lirohet prej indoktrinimit, mënyrës së të jetuarit dhe filozofisë së padijenisë. Allahu u dërgon atyre të dërguar të cilët i paralajmërojnë ata dhe i informojnë për ekzistencën e Allahut dhe ahiretit dhe të cilët u tregojnë kuptimin e vërtetë të jetës. Dhe bashkë me të dërguarit e Tij Ai u dërgon librat e drejtë që u përgjigjen të gjitha pyetjeve që rrjedhin mu prej vetëdijes së njerëzve. Ky është ligji i Allahut që ka ekzistuar përjetësisht. Në ditët tona, udhëzuesi i gjithë njerëzve është Kur'ani, i cili tregon rrugën e drejtë dhe i nxjerr njerëzit prej errësirës në dritë. Njerëzit do të gjykohen në pajtim me ato që ata parapëlqejnë. I dërguari që u solli njerëzve librin kështu u bëri thirrje atyre:
Thuaj: "O ju jerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, |