logo
HARUN YAHYA

Banesa E Vërtetë E Premtuar: Ahireti

Do të duhej të ishte e qartë për çdokend që posedon mençuri dhe vetëdije se asnjëri prej objekteve që ekzistojnë, asnjëra prej ngjarjeve që ndodhin dhe asnjëri prej ligjeve që ekzistojnë në këtë gjithësi nuk janë as të pavlera dhe as të paqëllimshme. Struktura dhe qëndrueshmëria e gjithësisë, siç kemi treguar në kapitujt e mëparshëm, mbështeten në barazpesha shumë të brishta. Ato barazpesha dëshmojnë në mënyrë të padiskutueshme se gjithësia u KRIJUA. Duke qenë kështu, a mund të thuhet se gjithësia u krijuar më kot?

Padyshim se jo.

Qëllimi kërkohet madje edhe në veprimin më të vogël të bërë prej dikujt që banon në tokë, që madje nuk zën vend as sa edhe një grimcë pluhur në mesin e miliarda galaktikave. Pra, sa do të ishte e arsyeshme të pohohet se e tërë gjithësia u krijua kot së koti?

Allahu i informon njerëzit se ata nuk janë krijuar më kot:

A menduat se Ne u krijuam kot dhe se ju nuk do të ktheheni te Ne (për të dhënë llogari)? (Sure Mu'minun: 115)

A menduat se Ne u krijuam kot dhe se ju nuk do të ktheheni te Ne (për të dhënë llogari)? (Sure Mu'minun: 115)

Ekzistenca e jetës në tokë është mundësuar nga një varg dukurish të mrekullueshme që shtrihen prej Big Bengut e deri te atomet, prej atomeve deri te galaktikat dhe prej galaktikave deri te planeti ynë. Jeta në tokë është e tillë sa që çdo nevojë e saj është planifikuar në mënyrë të përkryer dhe është krijuar në mënyrën më të përshtatshme: dielli në qiell që siguron gjithë energjinë e nevojshme, rezervat e deponuara nën tokë dhe një botë e pajisur gjithandej me miliona specie të bimëve dhe shumëllojshmëri kafshësh. Përkundër të gjitha ngjarjeve të mrekullueshme që i kemi përshkruar, njerëzit akoma mund të refuzojnë ekzistencën e Krijuesit të tyre. Duke e parë të arsyeshme që të formohen në njeri prej një spermatozoidi, këta njerëz nuk besojnë se do të ringjallen pas vdekjes siç na bën me dije Kur'ani dhe bëjnë vërejtje të parëndësishme. Allahu na ka tërhekur vërejtjen në Kur'an ndaj të gjykuarit të shtrembëruar të mosbesimtarëve dhe u është përgjigjur atyre:

Ai na sjellë Neve shembuj, dhe harron Krijimin e Tij: Ai thot: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. (Sure Ja Sin: 78-79)

Allahu – "Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën" – ka krijuar gjithçka në gjithësi për një qëllim të veçantë dhe në këtë mënyrë ka shpjeguar qëllimin e krijimit të njeriut: "për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi." (Sure Mulk: 2) Siç shpjegohet në këtë ajet, kjo botë është vend i sprovës dhe si i tillë është i përkohshëm. Ekziston një fund për të gjithë njerëzit sikurse edhe për botën, koha e së cilës është paracaktuar prej Allahut. Njerëzit janë përgjegjës që të jetojnë jetërat e tyre të shkurtëra që u janë dhuruar në pajtim me kushtet e përcaktuara prej Allahut dhe të përshkruara në Kur'an. Në ahiret ata do të shpërblehen për atë që kanë vepruar këtu.

Ndëshkimi I Përjetshëm

Gjatë këtij libri këmi përshkruar argumentet e dukshme të ekzistencës së Allahut, mbrojtësit e sistemit që mbështetet në mohimin e Allahut dhe llojin e kontekstit të shoqërisë që ata përpiqen të themelojnë.

Gjithçka që kemi diskutuar gjer më tani ka të bëjë me "jetën e kësaj bote". Megjithatë, ajo që pason vdekjen, domethënë, "ahireti" poashtu meriton vëmendje serioze.

Ata që punojnë për të përparuar sistemet të cilat mbështeten tërësisht në mosbesimin në Allahun u ofrojnë një jetë të dhimbshme pasuesve të tyre në këtë botë. Këta njerëz do të bëjnë gjithashtu që pasuesit e tyre të vuajnë një ndëshkim të rëndë në ahiret. Atje, ata assesi nuk do t'u kushtojnë vëmendjen që u kushtonin këtyre njerëzve të marrë të cilët i pasuan në këtë botë. Përkundrazi, atje, ata do të përkujdesen vetëm për të shpëtuar vetveten siç shpallet në ajetin vijues:

Secili njeri që ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar)… (Sure Junus: 54)

Qëndrimi i atyre të cilët përkrahin mosbesimin në këtë botë shprehet poashtu edhe në ajete tjera:

Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: "Zoti ynë, këta (paria) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!" Allahu do të thotë: "Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini. Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: " Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufur), shijoni pra dënimin për atë që keni bërë!" (Sure A'raf: 38-39)

Siç është e qartë, nuk përbën me të vërtetë ndonjë dallim të madh nëse njeriu është pjesëtar i atyre që prijnë në mosbesim apo i atyre që mbesin prapa. Si pasojë, të dyjat grupet vuajnë humbje të madhe dhe e meritojnë dënimin e përjetshëm për mëkatet që kanë bërë në këtë botë. Në Kur'an, Allahu ka përshkruar në hollësi gjendjen shpirtërore dhe rrethanat në të cilat do të jenë këta njerëz dhe ndëshkimin që do të vuajnë në ditën e ringjalljes, në ditën e llogarisë dhe xhehenem.

Dita E Ringjalljes

Kur Allahu përmend ditën e ringjalljes në Kur'an, Ai e quan atë "ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm (të panjohur)… (Sure Kamer: 6) Llahtari i kësaj dite është diçka që qeniet njerëzore nuk mund ta dijnë sepse kurrë nuk kanë parë diçka të tillë.

Vetëm Allahu e din kohën e ardhjes së kësaj dite. Njohuria e njerëzve për këtë ditë është e kufizuar me atë që rrëfehet në Kur'an. Dita e ringjalljes do të vie papritur kur askush nuk e prêt.

Kjo ditë mund t'i zë njerëzit kur punojnë në zyren e tyre, flenë në shtëpinë e tyre, bisedojnë në telefon, lexojnë një libër, qeshin, qajnë apo dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Për më tepër, ky pushtim do të jetë aq i llahtarshëm sa që askush nuk ka parë diç të tillë gjatë tërë jetës së tij.

Dita e ringjalljes fillon kur t'i fryhet Surit (Sure Mudeththir: 8-10). Kur të jetë dëgjuar ky zë në mbarë botën, ata që nuk e kanë përdorur kohën që u është dhënë nga Allahu për të fituar kënaqësinë e Tij do të pushtohen prej një frike të madhe. Allahu përshkruan në Kur'an ngjarjet e llahtarshme që do të ndodhin atë ditë:

Por jo, ora/dita (e gjykimit) është koha që u është premtuar (për shpërblimin e plotë të tyre), dhe ajo orë/ditë do të jetë më e vështira dhe më e hidhura. (Sure Kamer: 46)

Siç rrëfehet në këto vargje, fryrja e Surit pasohet me një dridhje të fuqishme dhe me një gjëmim aq të të fuqishëm sa të shurdhojë veshët. Prej fuqisë së këtij gjëmimi, malet do të fillojnë të dridhen dhe të rrëshqasin me tokën nën to (Sure Zilzal: 1-8)

E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi (Sure Vakia: 5). Në atë çast, njerëzit shumë mirë e kuptojnë se sa të parëndësishme janë gjërat që ata kanë dashur aq shumë deri atëherë. Të gjitha vlerat materiale që ata kanë ndjekur gjatë jetërave të tyre zhduken papritur:

Prandaj, kur të vijë vala e madhe (kijameti), Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. E Xhehennemi shfaqet sheshazi për ta parë të gjithë. (Sure Nazi'at: 34-36)

Në atë ditë, madje edhe malet prej gurëve, tokës dhe shkëmbinjëve do të bëhen si leshi i shprishur. (Sure Kari'a: 5) Njeriu tashmë bëhet i vetëdijshëm se kjo fuqi nuk është fuqia e natyrës. Sepse në atë ditë natyra poashtu përulet. Një frikë dhe tmerr i llahtarshëm mbizotëron gjithçka ndodhë në atë ditë. Njerëzit, kafshët dhe natyra janë të gjitha të pushtuara nga ky llahtar. Njerëzit shohin se oqeanet përzihen (Sure Infitar: 3) dhe vlojnë si zjarr i flakëruar (Sure Tekvir: 6).

The heavens start shaking just like the earth and they start to be torn away, in a way hitherto unwitnessed. the usual blue colour of the sky that people are accustomed to is transformed and resembles molten brass (Surat al-Maarij, 8). On this day, everything in the sky that used to give light is suddenly darkened; the sun is folded up (Surat at-Takwir, 1), the moon is cleft asunder (Surat al-Qamar, 1), and the sun and the moon are joined together. (Surat al-Qiyama, 9)

Qiejt fillojnë të dridhen mu sikurse toka dhe fillojnë të çahen, në një mënyrë deri atëherë të paparë. Ngjyra e kaltërt e zakonshme e qiellit me të cilën janë mësuar njerëzit i ngjanë dhe bëhet si kallaji i shkrirë. (Sure Me'arixh: 8) Në këtë ditë, gjithçka në qiej që japte dritë papritur errësohet; dielli mbështjellet (dhe errësohet), (Sure Tekvir: 1), hëna ndahet më dysh (Sure Kamer: 1) dhe dielli e hëna bashkohen. (Sure Kijame: 9)

Shtatzënat humbasin fëmijët e tyre për shkak të frikës së llahtarshme të asaj dite. Kjo frikë fëmijët i bën të thinjur (pleq) (Sure Muzemmil: 17). Fëmijët ikin prej nënave të tyre, gratë prej burrave të tyre dhe familjet prej njëra tjetrës. Allahu jap arsyen për këtë në Kur'an:

E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit), atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet. (Sure Abese: 33-37)

Dita E Llogarisë

Pasiqë të kenë ndodhur të gjitha këto ngjarje në ditën e ringjalljes siç përshkruhet më lartë, i fryhet Surit për herë të dytë. Ky zë shënon nismën e ditës në të cilën çdo njeri do të ringjallet. Atë ditë toka mbushet përplot me njerëz që ngriten prej varreve të tyre ku ata qëndruan të varrosur ndoshta me qindra dhe mijëra vite. Ringjallja e njerëzve në atë ditë dhe gjendja e hutimit në të cilin do të jenë ata zbulohen prej Kur'anit:

Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre. E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë paraqiten para Nesh. Sot pra, askujt nuk i bëhet asnjë e padrejtë dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat. (Sure Ja Sin: 51-54)

Në atë ditë, gjithçka për çka njerëzit ishin të prirur të mendojnë, gjithçka që ata nuk deshën të kuptojnë dhe gjithçka prej asaj që iu shmangën shfaqet haptazi. Atyre nuk u mbetet më asnjë mjet i ikjes apo mohimit.

Në momentin kur këta njerëz, me vulën e poshtërimit në fytyrat e tyre dhe koka të ulura, dalin prej varreve të tyre dhe mblidhen, toka shkëlqen prej dritës dhe libri i secilit njeri i sjellet pranë dhe i japet atij.

Në këtë ditë të takimit, kur mizëri të mëdha njerëzish të papara deri atëherë mblidhen, gjendja e besimtarëve dhe e mosbesimtarëve padyshim që është e ndryshme. Në Kur'an kjo rrëfehet si më poshtë:

Kujt t'i japet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, ja, lexojeni librin tim!" Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. (Sure Hakka: 19-21)

Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më japej fare libri im. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja. (Sure Hakka: 25-29)

Në këtë ditë, as edhe një padrejtësi sa një atom nuk i bëhet askujt. Çdokush shpërblehet plotësisht sipas asaj që ka bërë në këtë botë. Një ditë e vështirësisë së skajshme për mosbesimtarët, kjo ditë është ajo në të cilën jeta e tyre e përjetshme në xhehennem bëhet e sigurt.

Ajetet në vazhdim qartë zbulojnë atë që i pret, në Ditën e Llogarisë, ata që këmbëngulin në mohimit e Allahut gjatë jetërave të tyre dhe të cilët pasuan thirrësit e qëllimeve të pavlera në Ditën e Llogarisë:

Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur ja, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhërin e Zotit). Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejtë. Dhe, secili njeri shpërblehet me atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç'punuan. E ata që nuk besuan sillen në grupe te Xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: "A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t'ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t'ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?" Po, (na kanë ardhur...) thonë ata, por vendimi i dënimit domosdo është bërë realitet kundër jobesimtarëve! U thuhet: "Hyni nëpër dyer të Xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryelartët!" (Sure Zumer: 68-72)

Xhehennemi (Ferri)

Mëkati më i madh që mund të bëj një njeri është të ngrit krye kundër Allahut, Krijuesit dhe Dhuruesit të Jetës. I krijuar për të qenë rob/shërbyes i Allahut, njeriu, nëse bie në kundërshtim me qëllimin e krijimit të tij, natyrisht se meriton një ndëshkim që i shkon për shtati keqbërjes së tij. Xhehennemi është vendi në të cilin ky ndëshkim zbatohet. Shumica e njerëzve kalojnë tërë jetën e tyre në njëfarë dehjeje pa menduar fare për këtë. Njëra prej arsyeve më të rëndësishme për këtë dehje është paaftësia e tyre për të bërë një vlerësim të saktë të Allahut. Shumë njerëz e vlerësojnë Allahun për vetitë e Tij të dhembshurisë, mëshirës dhe faljes; ata nuk ndjejnë një frikë të thellë dhe të thekshme ndaj Allahut siç do të duhej të ndjenin. Kjo bën që këta njerëz të jenë të pandjeshëm ndaj urdhërave dhe këshillave të Allahut. Allahu paralajmëron njerëzit në veçanti në lidhje me këtë rrezik në Kur'an:

O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë prej ditës kur prindi nuk mund t'i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t'i bëjë asnjë dobi prindit të vet. Premtimi i Allahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj Allahut djalli mashtrues. (Sure Lukman: 33)

Me të vërtetë, Allahu, Zotëruesi i emrave dhe vetive më të bukura, është i dhembshur, i mëshirshëm dhe falës. Megjithatë, duhet poashtu të mos harrohet se Allahu, në të njëjtën kohë, është përjetësisht i Drejtë, Sunduesi i gjithçkaje dhe Imponuesi, se Allahu është pranë besimtarëve por larg prej idhujtarëve, mosbesimtarëve dhe dyftyrëshve; se Ai është Zoti i ndëshkimit; dhe se xhehennemi është vendi ku vetitë e Tij të fundit do të mishërohen në mënyrën më të përkryer.

Njerëzit, për disa arsye, kanë besime të paragjykuara në lidhje me këtë çështje. Ata pandehin se pasiqë vdesin, do të shkojnë në xhehennem për të paguar për mëkatet që kanë bërë në këtë botë, por që pastaj do të shkojnë në parajsë pasiqë të ketë përfunduar ndëshkimi i tyre dhe do të banojnë atje përgjithmonë. Allahu, megjithatë, na bën me dije në Kur'an se jeta si në xhehennem ashtu edhe në xhennet (parajsë) do të zgjas përjetësisht dhe se askush nuk do të lirohet prej ndonjërës prej tyre pos nëse Allahu ashtu dëshiron.

Dhe ata thonë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara!" Thuaj: "A mos keni marrë prej Allahut ndonjë premtim, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për Allahun atë që nuk e dini? Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë. (Sure Bekare: 80-82)

Njerëzit do të ndeshen me mundime të tilla si zjarri, nxehtësia, errësira, tymi, ngushtësia, verbëria, shtrëngimi, uria, etja, ujë të qelbëzuar, ujë të valë dhe druri helmues i zekumit. Përveç ndëshkimeve që shkaktojnë plagë fizike, ata gjithashtu do të përjetojnë një torturë të madhe shpirtërore që depërton deri në loçkë të zemrës. (Sure Humeze: 4-9) Mundimet e tmerrshme të cilave do t'u nënshtrohen në xhehennem njerëzit të cilët shpërfillin ekzistencën e Allahut përshkruhen në hollësi në Kur'an. Vargjet zbulojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje për njeriun. Tërbimi i xhehennemit është aq i madh sa që nuk mund të krahasohet me asnjë fatkeqësi në këtë botë. Allahu e përshkruan këtë përfundim të tmerrshëm që i pret mosbesimtarët në Kur'an:

Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame. E çka din ti se ç'është Hutame? Është zjarri i Allahut i ndezur fort. Që depërton deri në loçkë të zemrës. Ai i mbyll ata, ua zë frymën. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme. (Sure Humeze: 4-9)

Atë ditë sheh fytyra të përulura, Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi). Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort, U jepet të pijnë prej një kroi të valë. Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri. (Sure Gashije: 2-7)

Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë, pranga e zjarr. (Sure Insan: 4)

Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion. (Sure Rahman: 43-44)

Po për ata që nuk besuan është zjarri i Xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen) e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesë. Dhe ata do të klithin aty: "O Zot ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar. "(Sure Fatir: 36-37)

Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në Xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre. (Sure Furkan: 34)

Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën e tij (Xhehennemit). E kur të hudhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen). Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkoni shumëherë. (Sure Furkan: 12-14)

Banesa E Vërtetë E Premtuar Për Besimtarët: Xhenneti (Parajsa)

Pra, për atë që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim. (Sure Sexhde: 17)

Xhenneti është banesa e premtuar për besimtarët për besimin e tyre në Allahun dhe për përkushtimin e tyre ndaj Tij. Parajsa, siç përshkruhet në shumë vargje, është një vend i rrethuar me shumëlloj mirësish dhe është banesa e lumturisë së përjetshme. Allahu shpërblen besimtarët me parajsë si shpërblim për veprat e tyre në këtë botë.

Xhenneti është një vend ku vetia "e Gjithëmëshirshme" (mëshira e të Cilit është vetëm për besimtarët, Mëshirëploti, I Cili i shpërblen ata të cilët përdorin me vend të mirat e Tij me të mira më superiore/të larta dhe të përjetshme) e Allahut zbulohet. Prandaj, parajsa është një vendbanim i kënaqësisë që strehon gjithçka që shpirti i njeriut mund të dëshirojë dhe madje edhe më shumë siç përshkruhet në këto vargje.

Në mendjet e disa njerëzve, fjala "xhennet" ngjallë nocione mjaft të kufizuara, sepse ata pandehin që xhenneti të jetë një vendbanim vetëm i bukurisë natyrore, siç është një livadh i hirshëm. Megjithatë, ekziston një dallim i madh në mes të nocionit/idesë së kufizuar si një vend që përmban gjithçka që një person mund të dëshirojë:

Aty do të kenë çka t'u dëshirojë shpirti dhe gjithçka që mund t'u kënaqë syrin. Ju do të jeni aty përgjithmonë. (Sure Zuhruf: 71)

Në një varg tjetër na tregohet se në xhennet ka madje edhe më shumë se çka do të mund të dëshironte njeriu:

Ata aty kanë çfarë të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë. (Sure Kaf: 35)

Me fjalë tjera, përkundër besimit të përgjithshëm, parajsa ka mirësi të panumërta për të ofruar, mirësi të tilla të papara për qeniet njerëzore gjatë jetërave të tyre në këtë botë dhe madje të paimagjinueshme për ta. Besimtarëve do t'iu dhurohet jetë e amshueshme në xhennet si shpërblim për bindjen e tyre ndaj Allahut në jetën e kësaj bote dhe për shkak se kanë jetuar sipas dëshirave të Tij.

Xhenneti që u është premtuar besimtarëve përshkruhet në vargje të ndryshme:

E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u japet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë. (Sure Bekare: 25)

E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja). Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij. (Sure Hixhr: 45-48)

Të tillët e kanë vendin në Xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rrobe të gjelbërta prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai. (Sure Kehf: 31)

Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë. Aty kanë pemë dhe çka të duan. Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues! (Sure Ja Sin: 55-58)

Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. Ja kështu, edhe i martojmë më bardhoshe me sy të bukur, të mëdhenjë e të shkëlqyeshëm (me hyrija). Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt. Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (Allahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt, e ai është shpëtim i madh. (Sure Duhan: 51-57)

E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në Xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan. (Sure Ankebut: 58)

Një Paralajmërim Për Ata Që Do Të Mund T’i Shpëtonin Vuajtjes Së Përjetshme

Padyshim, çdokush është i lirë të jetojë si dëshiron në këtë botë dhe të zgjedhë rrugën që dëshiron. Askush nuk ka të drejtë të ushtrojë zor/detyrim mbi dikend tjetër. Megjithatë, si ata që besojnë në ekzistencën dhe drejtësinë e përjetshme të Allahut, është detyrë e jona solemne t'i paralajmërojmë njerëzit të cilët do të mund të refuzonin Allahun dhe të cilët janë të pavetëdijshëm për gjendjen dhe drejtimin e tyre të tanishëm. Allahu na ka bërë me dije për seriozitetin e gjendjes së këtyre njerëzve:

güzel manzara

A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që në ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit?
Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.
(Sure Teube: 109)

Ata të cilët me qëllim ia kthejnë shpinën fjalëve të Allahut ose të cilët në mënyrë të pavetëdijshme nuk e pranojnë Krijuesin e tyre, s'do të kenë mundësi shpëtimi në ahiret. Nëse nuk pendohen dhe udhëzohen drejt Allahut, I Cili i krijoi ata, do të vuajnë ndëshkimet më të mëdha të mundshme. Ndëshkimi i përjetshëm që i prêt ata shpallet në këtë mënyrë në Kur'an:

Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të së majtës. Kundër tyre është zjarri i mbyllur. (Sure Beled: 19-20)

Rruga drejt shpëtimit prej ndëshkimit të përjetshëm dhe të merituarit e xhennetit të amshueshëm është e qartë:

Të kesh besim të sinqertë në Allahun para se të jetë tepër vonë.

Të kalosh jetën tënde duke kërkuar kënaqësinë e Tij.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Parathënie
  • Prej Mosqenies Në Ekzistencë
  • Shenjat/Argumentet Në Qiej Dhe Në Tokë
  • Shkencëtarët Vërtetojnë Shenjat/Argumentet E Allahut
  • Faktet Shkencore Dhe Mrekullia E Kur’anit
  • Mashtrimi I Evolucionit
  • Filozofitë Që Bën Gabimin E Mohimit Të Allahut
  • Dëmet E Modelit Të Shoqërisë Që Nuk Beson Në Allahun
  • Banesa E Vërtetë E Premtuar: Ahireti
  • Një Qasje Krejtësisht Tjetër Ndaj Materies
  • Relativiteti I Kohës Dhe Realiteti I Fatit
  • Përfundim