Shtytja kryesore e këtij libri është t’ia mundësojë lexuesit të jetë dëshmitar i ekzistencës së Allahut me urtësinë e tij. Disa njerëz nuk besojnë në ekzistencën e Allahut dhe të tjerët thonë se besojnë në ekzistencën e Tij, por jo me urtësinë dhe vetëdijen e tyre, por sepse janë mësuar të bëjnë kështu. Mirëpo pasiqë nuk mendojnë dhe nuk e përdorin urtësinë e tyre, nuk i përmbushin kërkesat që të besuarit në Allahun padyshim kërkon. Mirëpo, besimtarët e pajisur me urtësi, shohin detajet e ekzistencës së Allahut dhe të krijimit me mendjen dhe arsyen e tyre dhe i frikësohen Allahut, I Cili ka fuqi të amshueshme.