Përgjatë gjithë këtij libri, kemi parë se besimtarët e bëjnë parim të jetës së tyre, për të jetuar 24 orë sipas vlerave që ka shpallur Allahu në Kur'an. Në çfarëdo lloj kushtesh qofshin, ata nuk i lejojnë vetes largimin nga sjelljet e vyrtytshme. Vlerat e tyre nuk ndryshojnë; ata gjithmonë sillen sipas urdhrave të Allahut dhe këshillave të Tij. Ata e marrin Profetin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si shembull, të cilin Allahu e lavdëron në Kur'an me këto fjalë: Ti je me virtyte madhore. (Sure Kalem:4)
Ka vetëm një mënyrë për t’i shpëtuar dënimit të përjetshëm në Zjarr: të jetojmë sipas Kur’anit dhe Sunnetit, sepse me anë të tyre Allahu ua ka dhënë njerëzve “Përkujtuesin e tyre.” Ai i ruan njerëzit nga padituria në të cilën janë zhytur, nga mënyra primitive e të menduarit, ambienti stresues, tiparet negative të karakterit, frikërat e pabaza, besimet e çoroditura, dhe torturat e zjarrit - ku të çojnë këto botëkuptime.
Kur’ani, në vend të këtyre që përmendëm më lart, u jep njerëzve të kuptuar të qartë dhe mençuri, vlera më të larta, një ambient më të shëndetshëm të mbushur me paqe shpirtërore dhe ç’është më e rëndësishmja,- jetën në Parajsë, të mbushur me mirësi të pafund.
Ka vetëm një mënyrë për të larguar gjithë ankthin, luftrat, armiqësinë, varfërinë, mjerimin dhe inatin që ngulfatin botën tonë: jeta sipas mësimeve të Kur’anit dhe Sunnetit të Muhamedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Për njeriun nuk ka mënyrë tjetër për të fituar lumturinë, mirëqenien, drejtësinë, dashurinë dhe paqen, që ai dëshiron aq shumë.
Të jetosh sipas Kur’anit dhe Sunnetit si një mbrojtje kundër padrejtësisë, konflikteve, pabarazisë, zilisë, luftës, shpërdorimit, frikës, fanatizmit, mizorisë, dhunës, imoralitetit dhe të tjera si këto, është zgjedhja më thelbësore për qeniet njerëzore, - që të gjejnë paqe, lumturi dhe drejtësi.
Njerëzit, të cilët i kanë kthyer shpinën fesë së vërtetë për përfitime të papërfillshme dhe dobësisë njerëzore, i bëjnë dëm të madh vetes së tyre. Refuzimi i Kur'anit dhe Sunnetit, për një njeri do të thotë, të mbetet i pavetëdijshëm për të vërteta thelbësore të jetës. Vetëm se burimet që ai dhe qenie njerëzore si ai, kanë grumbulluar nuk do t'u mjaftojnë për të mbijetuar në situatat dhe problemet që hasin në botë. Njerëz të tillë do ta kalojnë gjithë jetën në shqetësim, ankth, stres, frikë dhe mjerim, duke mos gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Dikur, ata do ta pranojnë këtë situatë dhe do ta kalojnë jetën që u mbetet të zhgënjyer, duke menduar se vuajtja e tyre është një "fakt i jetës", kur, në të vërtetë, ajo është një ndëshkim për shkak se ata nuk jetuan sipas këshillave të fesë dhe nuk e ndoqën rrugën e saj.
Besimtarët, të cilët pasojnë vlerat e përshkruara nga Allahu në Kur'an dhe i bëjnë ato sunduese të jetës së tyre, do të jetojnë në mënyrën më të mirë. Allahu i përgëzon besimtarët me fjalët e mëposhtme:
As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t'ju afrojnë tek Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë). Ata do të kenë shpërblim të shumëfishtë për atë që kanë bërë dhe do të jenë të sigurtë në banesa të larta (në Parajsë). (Sure Sebe: 37)
Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zekatin, do të kenë shpërblim tek Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen. (Sure Bekare: 277)
Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin. Dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarrisë së rëndë. Dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne, dhe, që të keqen e kthejnë me të mirë. Atyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit. (Sure Rrad: 20-22)