logo
HARUN YAHYA

GJYKIMI I SHTREMBËRUAR I FARAONIT

Në Malin Sinai, së bashku me frymëzimin, Musait iu dhurua një urtësi e madhe nga Zoti ynë. Atje Zoti ia ndriçoi mendjen Musait në veçanti në lidhje me dy çështje: fatin dhe mbështetjen e njeriut në Zotin. Musai kishte kuptuar se e gjithë jeta e tij kishte qenë përbrenda kufijve të një fati të përcaktuar dhe kishte ndjekur rrugëtimin e tij në pajtim me atë fat. Gjithashtu, ai kishte kuptuar se s’duhej të kishte frikë nga Faraoni, por duhej të kishte besim në Zotin sepse Zoti është me të, e sheh atë dhe i ndihmon atij. Me këtë bindje, Musai dhe Haruni kishin shkuar te Faraoni dhe paria e tij e ngusht, të cilëve Kur’ani iu referohet si “një popull keqbërës”:

Pharaoh's picture, moses

Pharaoh's rule was based on oppression and cruelty, for which he was proud. The relief above depicts Pharaoh crushing his opponents' skulls.

Më vonë pas tyre Ne dërguam Musain dhe Harunin me Shenjat Tona te Faraoni dhe prijësit e tij, por ata u sollën me arrogancë dhe qenë njerëz keqbërës (mosbesimtarë, mëkatarë). (Kur'an, 10:75)

Dialogu mes Musait dhe Faraonit rrëfehet në Kur’an. Një vlerësim i hollësishëm i përgjigjeve që Faraoni i dha Musait zbulon mënyrën e tij tejet të paarsyeshme dhe joracionale të të menduarit. Nga ajo që ai tha ne kuptojmë se në vend që të merrte parasysh fjalët e Musait ai kërkonte rrugë për ta mposhtur atë dhe për ta akuzuar. Për këtë qëllim, Faraoni u përpoq që të bindte njerëzit rreth tij ose të impononte arsyen e tij të shtrembëruar tek të tjerët. Dialogu mes Musait dhe Faraonit ishte si vijon:

Faraoni tha: "Kush është pra Zoti juaj, o Musa?"

Ai (Musai) tha: "Zoti ynë është Ai i Cili i dha çdo gjëje që krijoi formën dhe llojin e vet (me krijim të përsosur) dhe pastaj e udhëzoi drejt."

Ai (Faraoni) tha: "Po për brezat e parë, ç'thoni atëherë?"

Ai (Musai) tha: "Dija për ta është me Zotin tim në shkresën e duhur. Zoti im as nuk është i pavetëdijshëm dhe Ai as nuk harron."

Ai është i Cili e ka bërë tokën për ju si shtrat (të shtrirë) dhe ka hapur në të për ju rrugë e lidhje, ka zbritur edhe ujë nga qielli me anë të të cilit Ne kemi nxjerrë lloj-lloj bimësie (secila në llojin e vet). Hani ju dhe kullotni bagëtinë tuaj në të. Vërtetë që këtu ka Shenja e prova për njerëzit e brumosur me arsye. Prej saj (tokës) Ne ju kemi krijuar dhe atje Ne do t'ju kthejmë ju, dhe prej saj Ne do t'ju nxjerrim përsëri edhe njëherë tjetër. (Kur'an, 20:49-55)

Në vend se të vlerësonte këtë porosi me mendje të shëndoshë dhe ndërgjegje të pastër, Faraoni dhe paria e tij e vlerësuan duke u mbështetur në mënyrën e tyre të zakonshme të të menduarit, të bazuar në religjionin e të parëve të tyre. Sipas besimeve të tyre të kota, Faraoni ishte hyjni, larg prej pranimit të idesë së ekzistencës së Zotit:

Por kur Musai ua solli atyre Shenjat Tona të Qarta, ata thanë: "Kjo nuk është asgjë tjetër veçse magji e trilluar. Ne kurrë s'kemi dëgjuar për diç të tillë nga baballarët tonë të parë." (Kur'an, 28:36)

Siç bëhet e qartë në vargun e mësipërm, populli i Faraonit mendonin se qëllimi i Musait me shpalljen e ekzistencës dhe njësisë së Zotit, ishte për të fituar fuqi në tokë, duke shfuqizuar sistemin e trashëguar nga të parët e tyre. Religjioni i vjetër i japte të drejtë Faraonit dhe parisë së tij për përparësi të qarta dhe ndryshimi i këtij religjioni nënkuptonte humbjen e fuqisë së Faraonit dhe zhvendosjen e autoritetit tek Musai. Prandaj, ata besuan se Musai thjeshtë kishte ardhur që të shtypte popullin, në të njëjtën mënyrë si Faraoni. Kjo formë e kufizuar e të kuptuarit të tyre më së miri shprehet në përgjigjen që Musai dhe Haruni morën nga Faraoni dhe paria e tij:

Ata thanë: "A ke ardhur te ne t'na largosh nga ai besim të cilin i gjetëm baballarët tonë ta ndjekin dhe që ju të dy të mund të keni madhështi në tokë? Ne nuk do t'ju besojmë ju të dyve." (Kur'an, 10:78)Ata thanë: "A ke ardhur te ne t'na largosh nga ai besim të cilin i gjetëm baballarët tonë ta ndjekin dhe që ju të dy të mund të keni madhështi në tokë? Ne nuk do t'ju besojmë ju të dyve." (Kur'an, 10:78)

Megjithatë, akuza e shprehur në fjalët ”A keni ardhur te ne për të përfituar madhështi (pushtet) në tokë” nga Faraoni dhe pasuesit e tij ishte thjeshtë një tentim shpifjeje pa ndonjë arsyetim të sinqertë. Qëllimi i Musait ishte larg dëshirës së tij për të sunduar Egjiptin; ai vetëm kishte kërkuar nga Faraoni që të lejonte fisin Izraelit të largohej nga Egjipti me të. Kërkesa e Musait ishte lirimi i bijve të Izraelit, një kombi të robëruar që ishin duke jetuar në kushte të mjerueshme:

Musai tha: "O Faraon! Vërtetë unë jam i Dërguar nga Zoti i gjithë botërave, i detyruar të them për Allahun vetëm të vërtetën e asgjë tjetër. Padyshim që unë kam ardhur tek ju nga Zoti juaj me Shenjë të Qartë, kështuqë lëre fisin e Israilit të largohet bashkë me mua." (Kur'an, 7:104-105)

Megjithatë, Faraoni duke refuzuar kërkesën e tij, provoj mënyra tjera të ndryshme kundër Musait. Një nga këto hile ishte shpërdorimi emocional. Duke ia përkujtuar Musait se si ishte rritur në pallat, u përpoq ta përkujtonte atë për besnikërinë që ai ia kishte borxh atij dhe parisë së tij. Për më tepër, ai u përpoq ta detyronte atë duke ia përmendur burrin Egjiptian që ai kishte vrarë paqëllim. Reagimi i Musait ndaj gjithë këtij keqtrajtimi ishte një reagim i veçantë për një besimtar të vërtetë i cili pa kushte i nënshtrohet fatit të tij dhe është plotësisht i vetëdijshëm për pasojat:

Ai (Faraoni) tha: “A nuk të rritem ne ty në mesin tonë si fëmijë dhe a nuk kalove shumë vite të jetës tënde me ne? Prapseprap ti bëre atë që bëre (krim duke vrarë një njeri) dhe ishe mosmirënjohës.”

Ai (Musai) tha: "Atë e bëra atëherë kur isha në padije (për Zotin tim dhe Mesazhin e Tij), kështuqë ika prej jush kur kisha frikë nga ju, por Zoti im më dha mua gjykimin e drejtë (urtësinë, pejgamberinë) dhe më bëri prej të Dërguarve të Tij." (Kur'an, 26:18-21)

Musai i shpjegoi Faraonit se rritja e tij në pallat nuk ishte një mirësi por pasojë e shtypjes së tij të egër:

slaves, the Israelites, constructiont An ancient Egyptian figure depicting theIsrael under Pharaoh's rule of the children of Israel under Pharaoh's rule.

Dhe kjo është mirësi e kaluar me të cilën ti më qortove mua, ti që ke skllavëruar fisin e Israilit! (Kur'an, 26:22)

Përkundër çfarëdo ngurrimi që mund të kishte ndier më parë, Musai ia përcolli porosinë pa u trembur dhe haptazi Faraonit dhe parisë së tij sunduese, i vetëdijshëm se Zoti e kishte përkujtuar atë për shoqërimin e Tij. Faraoni së pari pyeti Musain për Zotin tonë:

Faraoni tha: "E çfarë është Zoti i gjithë botërave?"

Ai (Musai) tha: "Zoti i qiejve dhe tokës dhe i gjithçkaje që ndodhet ndërmjet tyre, nëse doni të bindeni plotësisht."

Ai (Faraoni) u tha njerëzve përreth tij: "A nuk e dëgjoni se çfarë thot?"

Ai (Musai) u tha: "Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj, i popujve të mëparshëm." (Kur'an, 26:23-26)

Në përgjigjen e tij, Musai ishte duke shpjeguar se religjioni i të parëve të Faraonit ishte i pavlefshëm ngase edhe ata ishin gjithashtu mëkatarë. Allahu ishte Zot i atyre gjithashtu. Duke mos pasur ç’të thoshte në këtë, Faraoni iu kthye shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj Musait:

Ai (Faraoni) tha: "Vërtetë që i Dërguari që është sjellë tek ju është i çmendur."

Ai (Musai) u tha: "Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe i gjithçkaje që ndodhet ndërmjet tyre, veç sikur ta kuptonit (të mendonit)."

Ai (Faraoni) i tha: "Nëse ti zgjedhë zot tjetër përveç meje, sigurisht që do të fus në burg." (Kur'an, 26:27-29)

Siç shihet, shpjegimet e ngjeshura të Musait dhe shenjat e qarta e vunë Faraonin në pozitë të vështirë, gjë që e shtyri atë të akuzonte Musain për çmendi. Brenga parësore e Faraonit këtu ishte që t’i kundërpërgjigjej ndikimit të fuqishëm që Musai po ushtronte në njerëz. Mënyra e çiltër dhe bindëse e fjalimit të Musait e xhindosi Faraonin. Në fund ai iu kërcënua Musait me burgim poqese do të vazhdonte të mohonte hyjninë e tij. Ky veprim ishte thjeshtë një shfaqje tjetër e karakterit të egër të Faraonit.

Në këtë pikë, Musai deklaroi se kishte ardhur me shenja që dëshmonin pejgamberinë (profecinë) e tij dhe i demonstroi dy mrekullitë që Zoti ia dhuroi:

Ai (Musai) i tha: "Edhe sikur të sjell ndonjë gjë të qartë dhe të pamohueshme?"

Ai (Faraoni) tha: "Sille pra atë nëse vërtetë flet të drejtën."

Kështu ai (Musai) hodhi shkopin, kur ç'të shohësh, ai u shndërrua në një gjarpër të vërtetë. Dhe nxori dorën e tij, kur ç'të shohësh, ajo ishte plotësisht e bardhë në sy të të gjithë shikuesve. (Kur'an, 26:30-33)

Faraoni dhe paria e tij që po shihnin me sytë e tyre dy mrekullitë e mëdha të Zotit të demonstruara nga dora e Musait, menduan se ato mund të realizoheshin vetëm me anë të magjisë. Për t’mos pranuar se ishin magjepsur nga këto mrekulli, e bindën njëri tjetrin të mendojnë në këtë mënyrë:

Pharaoh_slaves A figure illustrating Pharaoh ruling among the slaves brought to him.

Ai (Faraoni) u tha krerëve rreth tij: "Vërtetë që ky është një magjistar tepër i ditur i cili dëshiron t'ju largoj nga toka juaj me magjinë e tij. Atëherë çfarë këshille jepni dhe çfarë urdhëroni?" (Kur'an, 26:34-35)

Mendësia e ilustruar këtu është tipike për ata të cilët e mohojnë të vërtetën. Në shumë rrëfime që rrëfehen në Kur’an, ekzistojnë shembuj të shumtë të njerëzve të ngjashëm dhe të përgjigjeve të tyre që dëshmojnë një përsiatje të mangët. Kjo gjendje mendore, e nënshtruar verbërisht në ndjekjen e besimit të të parëve të tyre dhe në mohimin e të vërtetës përkundër shenjave të qarta, nuk ishte e veçantë vetëm për Faraonin dhe parinë e tij. Gjatë historisë, mohuesit gjithnjë kërkonin rrugë të ngjashme shpëtimi. Bindjet e një personi mendjemadh rrëfehen kështu në Kur’an:

Unë do ti largoj nga Shenjat e Mia të gjithë ata që do të sillen me kryelartësi dhe me kundërshti në tokë pa asnjë të drejtë. Por edhe sikur ata t'i shohin të gjitha Shenjat, ata s'do t'i besojnë ato. Edhe sikur ta shohin rrugën e udhëzimit të drejtë, ata përsëri nuk do ta bëjnë për vete atë (si udhe të tyre). Por nëse ata shohin udhën e gabuar, kjo është udha që ata do të përqafojnë…(Kur'an, 7:146)

Faraoni dhe paria e tij parapëlqenin në mënyrë të qartë të ndjeknin udhën e mohimit dhe të keqes në vend se të zgjidhnin të jenë të udhëzuar drejtë. Përkundër këtyre mrekullive, ata vendosën që t’i kundërvihen Musait. Për këtë qëllim, ata kërkuan të ashtuquajturit kundërshtarë të Musait, për të cilin besuan se ishte një “magjistar”:

Ata thanë: "Ndaloni atë dhe vëllaun e tij dhe dërgoni lajmetarë në gjithë qytetet të sjellin magjistarët më të ditur." (Kur'an, 7:111-112)

Faraoni pohonte se mrekullitë e Musait ishin iluzione magjistari dhe besonte se mund të çbëheshin nga magjistarët e tij. Prandaj, planifikoi të mposhtte Musain për të rifituar epërsine e tij. Ai mund të kishte vrarë Musain dhe Harunin. Megjithatë, duke shpresuar për një fitore më madhështore dhe më jetëgjatë, ai pranoi këshillën e atyre rreth tij. Kjo i dukej e logjikshme atij. Në të vërtetë, ata megjithatë ishin të dënuar që të përjetonin një disfatë të plotë nga Zoti. Për më tepër, disfata e tyre pasoi ashtu sikur askush nuk e priste.

Të sigurt në fitoren e tyre përfundimtare, ata lejuan Musain të përcaktonte kohën dhe vendin për ballafaqim:

Ai (Faraoni) tha: "A ke ardhur t'na largosh ne nga toka jonë me magjinë tënde, o Musa? Atëherë sigurisht që ne mund të sjellim të njëjtën magji si e jotja. Na cakto një takim mes nesh dhe teje që as ne as ti t'mos dështojmë t'i përmbahemi në një vend të hapur ku të dy palët do të kenë mundësi e rast të barabartë (dhe ku shikuesit do të dëshmojnë garën)."

Ai (Musai) tha: "Takimi juaj është dita e festës. Dhe njerëzit do të duhej të mblidhen paradite." (Kur'an, 20:57-59)

Musai zgjodhi “ditën e festës” në mënyrë që të gjithë njerëzit të mund t’ishin dëshmitarë të ballafaqimit. Kjo ishte me të vërtetë një zgjidhje e mençur; në këtë mënyrë, të gjithë njerëzit do të dëgjonin porosinë e Musait dhe do të ishin dëshmitarë të disfatës së Faraonit dhe të magjistarëve të tij. Faraoni pranoj kohën e caktuar:

Kështu Faraoni u tërhoq, thurri grackën e tij dhe pastaj u kthye prap.

Musai u tha atyre: "Të mjeret ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Zotit, që Ai t'mos ju shkatërrojë plotësisht me ndëshkimin e Tij. Dhe vërtetë që trilluesit e gënjeshtrave do të dështojnë sa s'ka më keq."

Pastaj ata e rrahën mirë çështjen mes tyre për atë që duhej të bënin, por e mbajtën të fshehtë fjalën e tyre.

Ata thanë: "Vërtetë që këta të dy janë magjistarë dhe dëshirojnë që t'ju dëbojnë nga toka juaj me magji dhe të zhvlerësojnë mënyrën tuaj të shkëlqyer të jetesës, kështuqë bashkërendoni përbetimin tuaj dhe pastaj vihuni në rradhë dhe do të jetë vërtetë triumfues ai që fiton epërsi këtë ditë." (Kur'an, 20:60- 64)

Call to the way of your Lord with wisdom and fair admonition, and argue with them in the kindest way. Your Lord knows best who is misguided from His way. And He knows best who are guided. (Surat an-Nahl: 125)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Sovraniteti i Faraonit në Egjipt dhe gjendja e bijve të izraelit
  • Lindja e Musait (as)
  • Musai (as) ikë nga Egjipti
  • İkja për në medjen dhe vendosja e tij atje
  • Arritja e tij në luginën tuva dhe frymëzimi i parë
  • Bbiseda e zotit me Musain (as)
  • Musai (as) kërkon Harunin (as) si shoqërues të tij
  • Hhistoria e Musait (as) dhe fshehtësia e fatit
  • Përcjellja e porosisë Faraonit dhe mënyra e duhur në të cilën kjo duhet të bëhej
  • Gjykimi i shtrembëruar i Faraonit
  • Titujt e sunduesve egjiptianë në Kur'an
  • Lufta e Musait (as) kundër magjistarëve
  • Magjistarët përqafojnë besimin
  • Një njeri besimtar dhe pallati
  • Mosmirënjohja e të bijëve të izraelit
  • Periudha e katastrofave dhe marrëzia e Faraonit
  • Eksodi nga Egjipti dhe fundosja e Faraonit në det
  • Arroganca e Karunit dhe ndëshkimi i tij
  • Fisi i Musait (as) devijon dhe adhuron viçin e artë
  • Sjellja e çoroditur e fisit hebreit
  • Musai (as) dhe një njeri i ditur
  • Përfundim