logo
HARUN YAHYA

Zogu Me Krahët Më Të Gjatë Në Botë: Albatrosi

Albatrosët janë zogj oqeanikë me krahë shumë të gjatë, rreth 3.5 metra. Ata kalojnë 92% të jetës së tyre në det dhe vijnë në tokë vetëm për t'u shumuar. Karakteristika më e rëndësishme e këtyre zogjve është që ata mund të fluturojnë për një kohë shumë të gjatë pa u ndalur. Ata e kryejnë këtë detyrë të vështirë duke u mbështetur në stilin e fluturimit të tyre.

Me qëllim që të fluturojë, është e mjaftueshme për një albatros të hapë krahët e tij të gjera. Në këtë mënyrë, ai mund të fluturojë për orë të tëra pa i përplasur fare krahët. Zogu e bën këtë duke i shtrirë krahët e tij sa më shumë që të jetë e mundur. Largësia e krahëve të tij arrin deri në 3.5 metra. Kjo është gjatësia më e madhe e krahëve ndër të gjithë llojet e zogjve.

albatros, evrim

Duke përdorur rrymat e ajrit dhe erën, albatrosët lëvizin në drejtimin e tyre. Kështu, albatrosët fluturojnë mbi det për orë të tëra pa i rrahur krahët. Po si është e mundur që ta kryejnë një detyrë kaq të vështirë? Çfarë i bën këta zogj kaq të fortë?

Së pari, një energji shumë e madhe është e nevojshme për të mbajtur hapur ato krahë gjigandë të hapur në mënyrë konstante. Për ta kuptuar më mirë këtë detyrë të vështirë që albatrosët kryejnë, le të krahasojmë albatrosët me njerëzit. Është e vështirë për një njeri të mbajë krahët e tij të hapur për një kohë të shkurtër. Shpejt krahët fillojnë t'i dhembin dhe ai detyrohet t'i ulë. Megjithatë, albatrosët mund të qëndrojnë në ajër për disa orë me krahët e tyre të hapur.

albatros, kumsal

Në kockat e krahëve të albatrosit gjendet një sistem mbyllës që u mundëson atyre t'i mbajnë krahët të hapur. Me anë të këtij sistemi mbyllës, ata nuk përdorin ndonjë fuqi muskulare. Kjo e bën më të lehtë fluturimin e këtij zogu. Në saje të këtij sistemi të veçantë, albatrosët mund të fluturojnë pa u ndalur për ditë, javë, madje edhe muaj, duke harxhuar vetëm një sasi të vogël energjie.

Mjafton vetëm një çast për të kuptuar që këto tipare nuk mund të kenë ardhur në ekzistencë rastësisht. Ne shohim mëshirën dhe mirësinë e Allahut për këta zogj që fluturojnë për një periudhë të gjatë mbi dete. Është Allahu Ai që u ka dhuruar albatrosëve të gjitha këto tipare që u nevojiten për të mbijetuar. Allahu, i Cili ka fuqi mbi gjithçka, i mbron dhe u jep albatrosëve gjithçka që u nevojitet, siç bën edhe me çdo krijesë tjetër. Allahu bën fjalë për zogjtë në një ajet kuranor ku thotë:

A nuk i shohin zogjtë si janë të përshtatur për fluturim në qiell? Asgjë nuk i mban ata përveç Allahut. Në këtë fakt ka argumente për njerëzit që besojnë.
(En-Nahl: 79)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Termitet E Verbra Që Ndërtojnë Ndërtesa Të Larta
  • Vetëmbrojtja te Kafshët
  • Busulla në sytë e milingonave
  • Bashkëpunimi I Mrekullueshëm Ndërmjet Milingonës Dhe Zogut
  • Zogjtë e Vegjël Inxhinierë
  • Sistemi Ngrohës I Fluturës Dimërore
  • Si E Gjejnë Salmonët Rrugën E Tyre?
  • Si Jetojnë Peshqit Në Ujë?
  • A Kanë Papagajtë Njohuri Mbi Kiminë?
  • Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës
  • Një Krijesë Interesante: Nautilus
  • Fluturat Që Kanë Njohuri Rreth Fizikës
  • Peshku Mace Në Detyrë
  • Çfarë Dini Për Krijesat Luminishente (Dritë-Prodhuese) ?
  • Krijesat Luminishente Nënujore
  • Çanta E Fjetjes Së Peshkut Papagall
  • Aftësia Maskuese E Peshkut Akrep
  • Tiparet Interesante Të Kuajve Të Detit
  • Pilivesat: Makinat Fluturuese
  • Shtretërit E Fshehtë Në Dete: Koralet
  • Jeta në Shkretëtirë
  • Sistemi I Veçantë Ftohës I Gazelës
  • Fuqia e Qukapikëve
  • Ketrat Me Faqe Të Mëdha
  • Zogu Me Krahët Më Të Gjatë Në Botë: Albatrosi
  • Artistët E Zbukurimeve: Zogu Tendë
  • Zogjtë Që Ndërtojnë Fole Për Pasardhësit E Tyre
  • Kujtesa E Fuqishme E Grifshës
  • Tanket E Blinduara Të Mbretërisë Së Kafshëve
  • Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën
  • Pastruesit e Detit
  • Gjinkalla e Zhurmshme
  • Zogjtë Pastrues
  • Patinatorët E Pellgut Që Ecin Mbi Ujë
  • Këmbëngulja e Peshkut Thithës
  • Peshku Me Buzë Të Kuqe
  • Çafkat Shumëngjyrëshe
  • Paraketi, Papagalli Që Jeton Një Muaj Pa Ujë
  • Ndërtimi I Pendëve Të Zogjve
  • Teknikat E Fluturimit Të Zogjv
  • Zogu I Ujit Që Çan Nëpër Ujë Si Një Gërsherë
  • Sepjet E Ngjashme Me Motorët
  • Patat e Egra
  • Sistemi I Pakrahasueshëm I Sigurisë
  • Përfundim