logo
HARUN YAHYA

Tiparet Interesante Të Kuajve Të Detit

denizatı, hamile

Kuajt e detit dhe pasardhësit e tyre.

Ju mund të keni parë kuaj deti në televizion ose në libra. Pamja e tyre jo e zakonshme dhe forma valëvitese e notimit mund të ketë tërhequr vëmendjen tuaj. A e dini që, ndryshe nga sa mund të supozohet, këto kafshë janë shumë të vogla? Kuajt e detit, që janë të madhësisë 4 deri 30 cm, zakonisht jetojnë nëpër leshterikë dhe bimë të tjera afër bregdetit. Mburoja kockore e kalit të detit e mbron atë nga rreziqet. Kjo mburojë është aq e fortë, saqë është e pamundur ta thyeni me duart tuaja.

Koka e kalit të detit është në të djathtë të trupit të tij. Kjo nuk vihet re në asnjë peshk tjetër. Si rrjedhim, kuajt e detit notojnë me trupin e tyre vertikalisht dhe lëvizin kokën e tyre lart dhe poshtë. Megjithatë, ata nuk mund t'i kthejnë kokat e tyre anash. Mund të merret lehtë me mend sa probleme do të kishin krijesat e tjera nëse nuk do të kishin mundësi të kthenin kokat në të djathë ose të majtë. Megjithatë, në saje të ndërtimit të veçantë të trupit të tyre, kuajve të detit nuk u ndodhin probleme të tilla. Secili sy i kuajve të detit mund të lëvizë individualisht dhe lirshëm në të gjitha drejtimet. Kështu, kuajt e detit shikojnë rreth tyre lehtësisht, edhe pse nuk mund të kthejnë kokat anash.

Do të ishte mjaft interesante të studionim nga afër mënyrën e lëvizjes së kuajve të detit në ujë, pasi ata notojnë në saje të një sistemi plotësisht të veçantë. Kali i detit ka një numër fshikëzash notimi. Me sasinë e nevojshme të gazit që mbush këto fshikëza, një kalë deti mund të notojë lart dhe poshtë. Nëse këto fshikëza do të dëmtoheshin apo sikur një sasi e vogël e gazit të mungonte, kuajt e detit do të fundoseshin, pra do të ngordhin. Duhet të vërejmë se sasia e gazit që mbush fshikëzat e notimit është e ndarë në mënyrë të përsosur. Si pasojë, një ndryshim sado i vogël mund të çojë në ngordhjen e gjallesës.

akrep balığı, kamuflaj

On land, albatrosses walk with a waddle and appear to be very clumsy, but in the air, they are among the most graceful of sea birds.

Ky organizim i përsosur ka rëndësi të madhe. Nëse kuajt e detit mund të mbijetojnë vetëm në saje të një sasie të caktuar gazi në fshikëza, atëherë ata duhet t'i kenë pasur tiparet që i kanë sot që në çastin kur janë shfaqur. Me fjalë të tjera, kuajt e detit nuk i kanë fituar këto tipare me kalimin e kohës, siç pohojnë evolucionistët. Ata janë krijuar së bashku me të gjitha tiparet dhe karakteristikat. Si gjithë krijesat e tjera në gjithësi, Allahu i ka krijuar kuajt e detit në mënyrë të përsosur.

Krijimi i këtyre peshqve, të cilët janë vetëm një nga llojet e shumta të krijesave detare, është një shembull i fuqisë dhe dijes së pafundme të Allahut.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Termitet E Verbra Që Ndërtojnë Ndërtesa Të Larta
  • Vetëmbrojtja te Kafshët
  • Busulla në sytë e milingonave
  • Bashkëpunimi I Mrekullueshëm Ndërmjet Milingonës Dhe Zogut
  • Zogjtë e Vegjël Inxhinierë
  • Sistemi Ngrohës I Fluturës Dimërore
  • Si E Gjejnë Salmonët Rrugën E Tyre?
  • Si Jetojnë Peshqit Në Ujë?
  • A Kanë Papagajtë Njohuri Mbi Kiminë?
  • Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës
  • Një Krijesë Interesante: Nautilus
  • Fluturat Që Kanë Njohuri Rreth Fizikës
  • Peshku Mace Në Detyrë
  • Çfarë Dini Për Krijesat Luminishente (Dritë-Prodhuese) ?
  • Krijesat Luminishente Nënujore
  • Çanta E Fjetjes Së Peshkut Papagall
  • Aftësia Maskuese E Peshkut Akrep
  • Tiparet Interesante Të Kuajve Të Detit
  • Pilivesat: Makinat Fluturuese
  • Shtretërit E Fshehtë Në Dete: Koralet
  • Jeta në Shkretëtirë
  • Sistemi I Veçantë Ftohës I Gazelës
  • Fuqia e Qukapikëve
  • Ketrat Me Faqe Të Mëdha
  • Zogu Me Krahët Më Të Gjatë Në Botë: Albatrosi
  • Artistët E Zbukurimeve: Zogu Tendë
  • Zogjtë Që Ndërtojnë Fole Për Pasardhësit E Tyre
  • Kujtesa E Fuqishme E Grifshës
  • Tanket E Blinduara Të Mbretërisë Së Kafshëve
  • Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën
  • Pastruesit e Detit
  • Gjinkalla e Zhurmshme
  • Zogjtë Pastrues
  • Patinatorët E Pellgut Që Ecin Mbi Ujë
  • Këmbëngulja e Peshkut Thithës
  • Peshku Me Buzë Të Kuqe
  • Çafkat Shumëngjyrëshe
  • Paraketi, Papagalli Që Jeton Një Muaj Pa Ujë
  • Ndërtimi I Pendëve Të Zogjve
  • Teknikat E Fluturimit Të Zogjv
  • Zogu I Ujit Që Çan Nëpër Ujë Si Një Gërsherë
  • Sepjet E Ngjashme Me Motorët
  • Patat e Egra
  • Sistemi I Pakrahasueshëm I Sigurisë
  • Përfundim